Eni Imami nuk është më një lojtar i Tiranës. Pas 1 viti e gjysmë ka ardhur edhe zyrtarisht lamtumira e mbrojtësit 27-vjeçar nga bardheblutë. Imami ka falenderuar klubin për mundësinë që i dha dhe tifozët të cilët e kanë mbështetur në çdo moment. Aktivizimi i pakët gjatë muajve të fundit solli edhe largimin e tij të parakohshëm nga Tirana pasi kishte kontratë deri në fund të kampionatit. Ka qenë vetë Imami me një postim në rrjetet sociale ai që ka zyrtarizuar largimin nga Tirana që vjen pas atij të Dorian Kërçikut.

“Nga sot zyrtarisht nuk jam më pjesë e klubit futbollit Tiranës! Një marrëveshje që është ndërprerë me mirëkuptim nga të dy palët, me këtë rast gjej dhe mundësinë të falënderoj presidentin, trajnerët Ze Maria dhe Ardi Memën që patën besim te unë, më dhanë mundësinë të luaj për ekipin e qytetit tim! Në fund një faleminderit për tifozët e Tironës që pavarësisht se s’kemi dhënë pritshmëritë që ata duan, kurrë s’na kanë lënë vetëm! Uroj që detyrat e mia në fushë për 1 vit e gjysmë t’i kem zbatuar më së miri, nëse diçka e kam bërë gabim kërkoj falje por asnjëherë s’e kam bërë me dashje! Ju faleminderit dhe mirupafshim, ishte bukur për aq sa zgjati”, shkruan Imami.

Top Channel