Reshjet e borës të rëna gjatë natës, kanë bërë që Muri i Madh i Kinës të mbulohet me një petk të bardhë.

Kjo i ka dhënë monumentit të famshëm në të gjithë botën një pamje të veçantë, por në të njëjtën kohë, ka vështirësuar pakëz itinerarin për vizitorët.

“Kjo është hera ime e parë në Murin e Madh dhe e para herë që unë e shoh atë pas reshjeve të borës. Panorama është reale vetëm nëse e sheh me sytë e tu. Kur e shikon në fotot e të tjerëve, është shumë sipërfaqësore. Duhet ta përjetosh vetë për të ndjerë madhështinë”, shprehet një qytetare.

“Rruga ishte shumë e rrëshqitshme ndaj të gjithë ecnin në njërën anë, çka e bëri pak të vështirë ecjen për shkak të turmës, sepse është pastruar vetëm njëra anë e shkallëve”, thotë më tej një qytetar.

Në fakt e gjithë Kina po përjeton një dimër të ftohtë dhe meteorologët kanë paralajmëruar që në fundjavë për reshje të dendura bore në rajonet veriore dhe perëndimore të vendit. Dhe që mëngjesin e të hënës, bora mbuloi rajone të gjera të vendit, deri në Mongoli e Tibet.

Top Channel