Aksidenti/ 6-të persona të vdekur dhe 4-tër të tjerë të plagosur në veri të Italisë

06/01/2020 17:06

Një aksident masiv ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së dielës në provincën Bolzano, e cila ndodhet në pjesën veriore të Italisë. Në aksident u përfshinë 17-të persona ku 6-të prej tyre mbetën të vdekur dhe 4 ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Togeri i zonës Alessandro Coassin shprehet se aksidenti ka ndodhur në orën  1:20 të mëngjesit të së dielës. Më tej togeri u shpreh se të 6-të personat e vdekur ishin turistë gjermanë midis moshës 19-të dhe 22 vjeç.

Coassin tha se 4 persona u transferuan ë gjendje të rëndë në Austri, një prej tyre është shtruar në një spital në Bolzano dhe një tjetër në Burinco. CNN shkruan se menjëherë sapo u njoh me ngjarjen policia lokale shkoi menjëherë në vendngjarje duke arrestuar duke arrestuar shoferin i cili shkaktoi aksidentin.

Shoferi ishte një burrë i moshës 27 vjeç, i cili në momentin e arrestimit pas testeve të kryera rezultoi se ai kishte pirë një sasi të lartë alkoli katër herë më të lartë se kufiri ligjor. Zyrtarët shtuan se viktimat dhe të plagosurit ishin turistë gjermanë të cilët po ktheheshin në hotelin e tyre me anë të një autobusi, i cili ishte vendosur në shërbim të tyre përgjatë gjithë turit turistik që ata do të zhvillonin.

Top Channel