Njohësi i zhvillimeve në Lindjen e Mesme, Kreshnik Osmani tha se vrasja e Solemanit ishte e paralajmëruar dhe e pritshme. Kjo sepse edhe më herët ishte Izraeli ai që ka kërkuar në një farë mënyre vrasjen e Soleimanit.

Vrasja e Kasem Solemanit ishte e pritshme, por veprimin e bëri administrata e Trump.

Pse pikërisht Trump, dhe jo presidentët e tjerë?- e pyeti Eni Vasili, Osmanin.

Kasem Soleimani ka qenë edhe në listat e personave që duhet asgjesuar. Nuk u mor nga presidenti Obama sepse ai gjykonte se vrasja e Soleimanit do të prishte marrëveshjen bërthamore të arritur mes SHBA-së dhe Iranit.

Edhe Trump është president i linjës së ashpër. Kjo u bë edhe për benefite elektorale të vetë presidentit Trump- tha Osmani.

Top Channel