Fiks Fare-Skandali/ Punonjësi i fondacionit falsifikon letrat e aplikuesve për kredi, lekët i fut në xhep

06/01/2020 20:37
Bujar Lika

Aplikoi për kredi dhe s’e fitoi, por pas tetë vitesh e sheh veten debitor. Është kjo historia e pazakontë që i ka ndodhur një qytetari i cili jeton në periferi të Tiranës. Në vitin 2011 ai i ishte drejtuar Fondacionit “Unioni Shqiptar të Kursim Kredive” dega Ndroq për të marrë kredi, por meqë nuk i plotësonte kushtet për të qenë përfitues, kredia iu refuzua.

Pas tetë vitesh Bujar Lika përballet me skandalin, se është debitor, pasi kryetari i bordit që miratonte kreditë kishte falsifikuar dokumentat duke arritur që të lëvronte kredinë e refuzuar, në emër të tij.

Fiks Fare denoncoi sot me zë e figurë, këtë skandal, ku ish kryetari i bordit të fondacionit  “Unioni Shqiptar”  dega Ndroq Afrim Azuni, pranon mashtrimin.

Ai i kërkon qytetarit kohë për ta liruar nga barra e kredisë, kredi e cila me kamatvonesat ka shkaur 710 mijë lekë të reja dhe përmbarimi dueht të fillojë sekuestron

Gjatë investigimit Fiks Fare mësoi se për plotësimin e kushteve për marrjen e kredisë ish kryetari i bordit “Unioni Shqiptar të Kursim Kredive” Azuni kishte falsifikuar dokumentat duke vendosur si garanci për shlyerjen e parave 50 koshere bletësh, plug same, 3 lopë e makineri. Ndërkohë që vetë qytetari deklaron se uk ka zotëruar asnjëherë këtë pasuri

Bujar Lika tregon për  Fiks Fare se nuk ishte në dijeni fare të një gjëje të tillë , por e kishte marrë vesh  atë 7 vite më vonë. I vëllai i tij kishte  filluar punë dhe paraqitet në bankë për të marrë rrogën, por duke e ngatërruar me Bujarin i cili është binjaku i tij nuk ia japin, duke i thënë se ai ishte debitor dhe duhet të shlyente kredin. ” Vëllai erdhi në shtëpi e më thotë kur e ke marrë kredinë dhe ku i ke çuar lekët se në bankë figuron që je debitor” tregon Bujari. Ai shpjegon se pasi ka marrë këtë sinjalizim nga i vëllai i është drejtuar Zyrës së Përmbarimit Tiranë, këta të fundit e kanë adresuar tek Banka e Shqipërisë. “Aty më thanë ke marrë kredi 5 milion lekë dhe  bashkë me kamat vonesat  vlera të ka shkuar 8 milion lekë” tha ai.

Në këto kushte qytetar i është drejtuar ish drejteusit të degës së fondacionit për Ndroqin, Afrim Azunit ku ai kishte aplikuar për kredi para 9 vitesh. Afrim Azuni aktualisht punonjës në Njësinë Administrative Ndroq i pohon se janë gabime që kanë ndodhur në sistem , por që gjithçka mund të rregullohet e mbyllet lehtë.

Vetë ish drejtuesi i fondacionit për Ndroqin pranon se shuma prej 500 mijë lekësh që u lëvrua atëherë, nuk janë marrë nga Bujar Lika edhe pse kredia ka dalë në emër të tij, por që qytetarit nuk iu bë asnjherë e ditur.

Në takimet e vazhdueshme me qytetarin, ish drejtuesi i degës së fondacionit për Ndroqin premton se do ta shlyejë kredinë e cila cdo ditë ritet pr shkak të kamatvonesave

Mashtrimi i ish punonjësit të bankës vahdon edh emë tej, për t’ia bërë më të besueshme skemën e mashtrimit që ka përdor për kredinë e tij, i thtoë se paratë janë tërhequr nga një bashkëfshatar i tyre, pronar i një lokali.

Fiks Fare dhe qytetari i mashtruar me kredinë kontaktojnë me pronarin e lokalit ku i adresoi punonjësi i fondacionit. Në bisedë e sipër biznesmeni tregon se nuk ka tërhequr kurrë lekë në emër të dikujt tjetër, por ai pohon se këto janë mashtrimet dhe manovrat e kryetarit të bordit të fondacionit “Unioni Shqiptar të Kursim Kredive” për të përfituar para.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel