Tifozët mund të buzëqeshin, portieri i talentuar është shumë pranë rikthimit tek Interi

06/01/2020 18:24

Mattia Perin është rikthyer përsëri në Genoa pas një eksperience aspak të mirë në radhët e Juventus. Por rikthimi i tij i ka mohuar të drejtën për një fanellë titullari portierit rumun Ionut Radu.

Trajneri i sapo ardhur Nicola i ka besuar çelësat e portës ish-kapitenit të ekipit Perin dhe rumuni shikohet si alternativa e tij. Radu ndodhet në Genoa në formën e huazimit pasi është në pronësinë e Interit. Zikaltërit shikojnë tek 22 vjeçari njeriun e duhur për të zëvendësuar gardianin e portës zikaltër Samir Hnadanoviç, tashmë 35 vjeç.

Radu nuk ndihet i lumtur me situatën e krijuar në skuadrën që po luan aktualisht dhe po mendon rikthimin tek Interi përpara afatit të parashikuar. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe menaxheri i lojtarit Oscar Darmiani, në një intervistë të dhënë për mediat italiane. Menaxheri u shpreh se shumë shpejt do të ketë një takim tre palësh mes Interit, menaxherit dhe Genoa-s  për të vendosur të ardhmen e portierit.

“Inout luan prej kohësh titullar dhe ka qenë një nga më të mirët në fushë, por tani është hequr nga e drejta edhe për të garuar për një vend titullari, pasi vendimi i Nicolas ishte i qartë. Ai është në pronësi të Interit, por në huazim terk Genoa deri në fund të këtij sezoni, por këto ditë do të kemi një takim tre palësh për të vendosur më të mirën për klientin tim. Nuk përjashtohet as një rikthim i menjëhershëm të Radu tek Interi”, u shpreh Darmiani.

Top Channel