Një manjat japonez i sushit, ka shpenzuar plot 1.8 milionë dollarë për një peshk ton gjigant, në ankandin e vitit të ri në tregun e peshkut në Tokio, Toyosu.

Kiyoshi Kimura, që e quan veten “mbretin e Tonit”, dhe që menaxhon një zinxhir restorantesh në Tokio, pagoi 193 milionë jen, ose rreth 1.8 milionë dollarësh, për një ton pendëblu me peshë 276 kilogramësh.

Blerja e kryer nga Kimura, pavarësisht se e kushtueshme, sidoqoftë, nuk ka qenë shuma më e lartë e paguar ndonjëherë për një peshk ton. Në ankandin e vitit të kaluar, një biznesmen pagoi një shifër rekord prej 3.1 milionë dollarësh për një peshk ton 277 kilogramësh. Peshku i fundit ton, u kap në prefekturën veriore të Japonisë, Aomori.

Toni pendëblu, është më i madhi i llojit dhe mund të jetojë, sipas fondit botëror të jetës së egër deri në 40 vite. Është një specie në rrezik që migron përmes oqeaneve. Ai mund të peshojë deri në 680 kilogramë dhe të arrijë një gjatësi prej më shumë se tre metrash.

Top Channel