Qeveria, Kurti shpall emrat e VV/ Takon Thacin, i kërkon publikisht Mustafës emrat e 5 ministrave të LDK

06/01/2020 19:35

Pa propozimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë, ka përfunduar takimi mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Pas përfundimit të takimit, i cili zgjati jo më tepër se 15 minuta e pa shtrëngime duarsh, Kurti tregoj se takimi ishte vetëm konsultativ dhe se propozimin do ta bëjë përmes një shkrese zyrtare.

Por, përmes një postimi në “facebook”, Presidenti Thaçi njoftoj se Kurtit i ka dhënë afat 48 orë për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm.

Nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Z. Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Si president i vendit do ta ushtroj autoritetin tim kushtetues dhe ligjor të ruajtjes dhe kultivimit të unitetit politik e qytetar dhe orientimit euroatlantik të shtetit të Kosovës.

Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore.

Meqenëse Vetëvendosje nuk arriti ta bëjë ende marrëveshjen ne LDK-në, Kurti përmes një video mesazhi propozojë zëvendës kryeministrin e dytë dhe pesë emra për ministra të ardhshëm nga radhët e tyre.

Të njëjtën kërkojë ta bëjë edhe LDK-ja, por e cila pas mbledhjes së kryesisë refuzoj.

LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lëvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit. LDK-ja vlerёson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve. LDK-ja fton Lёvizjen Vetёvendosje qё tё reflektojё mbi bazёn e kёtij parimi, nё bazё tё tё cilit edhe ёshtё ndёrtuar qёndrimi i LDK-sё lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndёrmjet tyre.

Në rast të dështimit të marrëveshjes me LDK-në, kryetari i VV-së nuk ka treguar nëse do ta krijoj i vetëm Qeverinë.

/Alberta Hashani/

Top Channel