E hënë, 02 Shtator 2019
09:15
Partizani merr fitoren e dytë, Bylis “shkërmoq” Skënderbeun

Partizani merr fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe lë në kuotën 0 Flamurtarin e problemeve të shumta, ndërkohë Skënderbeu bëri harakiri duke pësuar disfatën e parë dhe duke humbur mundësinë për të kryesuar Kategorinë Superiore pas javës së 3-të.

09:14
Brexit pa marrëveshje – tani edhe BE i humb shpresat

I ngarkuari i BE për marrëveshjen e Brexit, Michel Barnier është i shqetësuar. Shanset e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian me marrëveshje nuk duken aspak të mira.

08:58
Aksident me makinë, plagoset rëndë komediani i famshëm amerikan

Kevin Hart, komediani i famshëm amerikan ka pësuar dëmtime të shumta pas një aksidenti të frikshëm me makinë ditën e sotme.

08:52
Lukaku siguron fitoren e Interit

Me shumë vështirësi Interi fiton 1-2 në Sardenjë ndaj Cagliarit dhe ngjitet në krye të Serie A me pikë të plota 6 sëbashku me Juventusin dhe Torinon. Edhe pse nuk bindi me lojë skuadra e Antonio Contes u tregua pragmatiste dhe shfrytëzoi rastet që ju krijuan. Një fitore e arritur edhe për meritë të Stefano Sensit që ishte i vetmi lojtar që bindi në radhët e zikaltërve.

08:47
Kryeministri japonez: Këtë javë do takohem me Putin

Kryeministri japonez Shinzo Abe tha të hënën se ka planifikuar të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin këtë javë.

08:35
Tragjedi në plazhin e Shëngjinit, mbytet një person (emri)

Një person është mbytur në plazhin e Shëngjinit.

08:28
Rrëzohet në rrethana të paqarta një helikopter në Norvegji, 6 të vdekur

Një helikopter me 6 persona në bord, u rrëzua në veri të Norvegjisë pasditen e së shtunës.

08:18
Uragani “Dorian” shkakton viktimën e parë, lë pas shkatërrim e përmbytje (foto)

Stuhia më e fuqishme ka goditur ishujt Karaibe të Bahamas dhe ka shkatërruar ndërtesat e ka shkaktuar përmbytje të mëdha, por fatkeqësisht i ka marrë jetën edhe një fëmijë vetëm 7 vjeç.

08:13
Reali ngec sërish,-4 pikë nga Atletico e Madridit

Vetëm 1 pikë për Realin e Madridit në transfertën valenciane ndaj Villareal. Los Blancos u gjendën dy herë në disavantazh dhe nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 duke humbur terren ndaj Atleticos kryesuese që ka aktualisht 4 pikë më shumë se skuadra e Zidane.

08:08
Zbulimi për kancerin/Mungesa e gravitetit shëron sëmundjen?

Studiuesit australianë kanë bërë një zbulim befasues: sipas tyre, mjaftojnë 24 orë pas vendosjes në gjendjen e mungesës së gravitetit, që më shume se  80% e qelizave kanceroze të vdesin.

E diel, 01 Shtator 2019
23:11
Ursula von der Leyen dhe Juncker në 80 vjetorin e Luftës së Dytë Botërore: Detyra jonë të punojmë për paqen

Sot është 80 vjetori i Luftës së Dytë Botërore. Me datë 1 shtator të vitit 1939 Gjermania filloi bombardimin e Polonisë.

22:51
Një mjet lundrues përplaset brenda shpellës në Karaburun, shpëtohen në kohë 4 personat në bord

Autoritetet detare në Durrës njoftuan se sonte në orën 21:05 u njoftua salla e QNOD-së se nje mjet me flamur shqiptar me 4 persona ne bord ishte përplasur dhe ishte çarë brenda shpellës se Haxhi Alisë ne Karaburun.

22:46
Dëmtohet Laporte, për ndeshjen ndaj Shqipërisë zëvendësohet nga Umtiti

Përfaqësuesja franceze humbet shërbimin e një tjetër futbollisti në prag të ndeshjeve kualifikuese të Euro 2020 me Kombëtaren shqiptare dhe Andorrën që do t’i luajë në 7 dhe 10 shtator.

22:32
Kosova përballë Çekisë për Euro 2020/ Trajneri Challandes ‘qan’ mungesat

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë ndaj Çekisë dhe Anglisë në ndeshjet e radhës kualifikuese të Euro 2020. Trajneri Bernard Challandes përballet me mungesat e 5 lojtarëve, por gjithsesi ai pret që skuadra e tij të luajë e bashkuar në këto dy ndeshje dhe të japë maksimumin e saj.

22:14
Vendi i 3 në Berlin/ Luiza Gega, tjetër shkëlqim në pistë

Sporti shqiptar shkëlqeu sërish në një event ndërkombëtar falë paraqitjes impresionuese të Luiza Gegës. Atletja kuqezi ishte protagoniste e një gare pozitive në Olimpiashtadion në Berlin, ku mori vendin e tretë në një përballje të fortë ku nuk kishte provuar më parë, në atë të 2 mijë metrave.

21:49
Ferrari zgjohet/ Lëklerk fiton Çmimin e Madh të Belgjikës

Sharl Lëklerk arriti të fitojë Çmimin e Madh të Belgjikës duke marrë në pistën e Spa Frankorshomp edhe suksesin e tij të parë në karrierën e Formula 1.

21:44
Në taksinë e Elvis Presley/ Por s’mund të jesh pasagjer po nuk ke dëgjuar një këngë të artistit

Kjo është padyshim taksia më e veçantë që mund të keni udhëtuar ndonjëherë në kryeqytet. Me Arjanin që është i apasionuar pas këngëve të Elvis Presley.

21:23
Portreti i Ataturkut me 250 mijë vida/ Artisti shqiptar Saimir Strati vendos një tjetër rekord Guinness

Artisiti i mozaikëve, Saimir Strati ka shënuar rekordin e 11 në Librin e Rekorderve Guinnes. 15 metra katrorë, të mbuluar me 250 mijë vida të ngjyrave dhe dimensioneve të ndryshme, Strati arriti të realizonte portretin e Ataturkut për 37 ditë. Portreti i krijuesit të shtetit turk, Mustafa Kemal Ataturku, qëndron në ekspozitën e hapur të kishës historike greke të qytezës Bor.

21:11
Superliga/ Bylis shokon Skënderbeun, Partizani vuan për një fitore minimale

Humbja e Skënderbeut me shifrat 0-3 në shtëpi, mund të quhet surpriza më e madhe e fundjavës në futbollin shqiptar.

21:04
Arsenal-Tottenham ndajnë nga një pikë mes spektaklit

Plot emocione ishte derbi i Londrës i cili u mbyll në barazim 2-2. Arsenal dhe Totteham dhuruan një 90 minutësh spektakolar i cili u transmetua live në SuperSport në DigitAlb.

20:45
Njihuni me shqiptarin nga Kosova që angazhohet në kampin e Kakumas në Kenia

Qëndrimi dhe përjetimet në kampet e refugjatëve gjatë luftës në Kosovë, është shndërruar në angazhim ndaj refugjatëve të tjerë sot për Dastid Feratin.

20:28
Foto/ Ndërhyrje horror, Solomon dëmton rëndë lojtarin e Flamurtarit

Partizani po fiton kundër Flamurtarit me rezultatin 1-0. Golin për ‘Demat e Kuq’ e ka shënuar Solomon në minutën e 23.

20:26
Ekselentët drejt Moskës/ Gjimnazistët e Tiranës në olimpiadën e Metropoleve

Një ekip nxënësish të ekselencës nga 4 gjimnaze publike të Tiranës do të përfaqësojnë flamurin shqiptar në Olimpiadën e IV të Metropoleve, që mbahet javën tjetër në Moskë.

19:52
“Helmi’ që e pushoi nga puna/ Eksperti që zbuloi SilikoninMix, por ish-ministri Peleshi e rrëzoi

Siguria ushqimorë është pjesë e sigurisë kombëtare. Me këtë fjali ish-Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi prezantohej në media sa herë i jepej mundësia.

19:40
Probleme në kontrollin ajror të Francës dhe Spanjës, anullon qindra fluturime

Një problem në kontrollin ajror të Francës ka krijuar një kaos tek udhëtarët në shumë aeroporte të Europës, kryesisht tek ato britanike. Data 1 shtator është një ditë fluksi udhëtimesh pasi pushuesit përfundojnë pushimet dhe kthehen në vendet e tyre të punës.

19:24
Meta nga Varshava: Përulje përpara viktimave që humbën jetën gjatë tragjedisë më të madhe të njerëzimit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Varshavë për 80 vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

19:07
Foto/ Nesër feston 53 vjetorin, njihuni me aktoren që nuk njeh moshë

Aktorja e njohur meksikane Salma Hayek Pinault feston nesër 53 vjetorin e lindjes. Por ndryshe nga të moshataret e saj ajo ka një trup me forma bombastike.

18:48
Xhiro e Spanjës, Etapa 8/ Arndt e fiton mes reshjeve të shiut

Etapa e tetë e Xhiros së Spanjës u kushtëzua jo pak nga kushtet e motit ku reshjet e shiut u bënë protagonistë, megjithatë ajo u zhvillua pavërisht këtyre kushteve dhe ai që e fitoi atë ishte Nikias Arndt i Team Sunweb.

18:29
Kukësi ‘vuan’ në Shkodër/ Barazim në minutat e fundit ndaj Laçit

Kukësi është ndalur nga Laçi në barazim 1-1. Veriorët nuk ishin në ditën e tyre më të mirë ku edhe këtë pikë arritën ta merrnin në mitunët e 87, në ndeshjen e luajtur në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

18:10
Rikonstruktohet rruga Maliq-Libonik/ Kryeministri Rama inspekton punimet

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet për rikonstruksionin e rrugës Maliq-Libonik, një rrugë ku me gropat e shumta ishte kthyer në tmerr për drejtuesit e mjeteve.

17:48
Zgjedhjet në Kosovë/ Ja si mund të votojnë qytetarët shqiptar

Me datë 6 tetor janë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Të gjithë shtetasit shqiptar të cilët janë me prejardhje nga Kosova mund të bëhen pjesë e këtyre zgjedhjeve.

17:32
Lindje/Perëndim: Përse e kërkon Donald Trump Groenlandën?

Groenlanda e largët nuk i kishte pushtuar prej shumë kohësh titujt e parë të gazetave botërore.

17:20
Arrestimi i ish-drejtorit të Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social në Gjirokastër, ja reagimi i LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar për arrestimin e ish-drejtorit të Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social në Gjirokastër, Armand Mamani.

17:00
Arsenal-Tottenham/ Njihuni formacionet zyrtare

Sot në orën 17:30 luhet derbi i Londrës mes Arsenal dhe Tottenham, ndeshje që do të transmetohen nga paketa Supersport në Digitalb.

16:39
Dhuna e tifozëve shkodran, reagon ekipin i Vllaznisë

Klasikja e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës e zhvilluar në Loro Boriçi të Shkodrës dhe e fituar 2-0 nga bardheblutë, pati momente të një acarimit të madh të tifozëve shkodranë të cilët gjatë ndeshjes hodhën shishe në fushën e lojës, ndërkohë që njëri prej tyre pushtoi edhe fushën e lojës, ndërkohë që pas sfidës sulmuan me sende të forta autobusin e kryeqytetasve.

16:22
Festivali i Komedisë/ “Kopshti i Qershive” në teatrin “Andon Zako Cajupi”

Kopshti i Qershive, një nga veprat më të njohura të Çehov-it është ngjitur në skenën e teatrit të Korcës. Një kastë e zgjedhur aktorësh dhe regjia nga Dino Mustafiç kanë sjellë një mbrëmje emocionuese në premierën e shfaqjes për të gjithë artdashësit.

16:04
80 vjetori i nisjes së Luftës së Dytë Botërore, Gjermania i kërkon falje Polonisë

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier i ka kërkuar falje Polonisë, për konfliktin më të përgjakshëm të historisë, gjatë një ceremonie në qytetin, ku bombat e para ishin hedhur gjatë Luftës së Dytë Botërore, 80 vjet më parë.

15:57
Panik në Vatikan, Papa Françesku bllokohet në ashensor për 25 minuta

Janë të shuma rastet kur njerëzit janë bllokuar në ashensor. E kësaj nuk i ka shpëtuar as Papa Frençesku.

15:30
Shet libra në plazh, njihuni me 18 vjeçarin që është në kërkim të pushuesve që lexojnë

Kush thotë se shqiptarët nuk lexojnë e ka gabim. Të paktën, kjo është bindja e Armandos, i cili zgjohet çdo ditë herët në mëngjes dhe me libra në krahë udhëton drejt plazheve në kërkim të pushuesve që e duan librin dhe leximin.

15:07
Ja si nisi konflikti mes 2 familjeve që filloi në Levan dhe vijoi në spitalin e Fierit

Në Levan , të qytetit të Fierit mbrëmjen e djeshme ndodhi një konflikt që çoi në përdorimin e armëve dhe u plagosën 5 persona. Në këtë zonë, ditën e sot nuk ka pasur efektivë apo forca policie që të kenë marrë në ruajtje zonën.

14:46
Sherr mes dy taksistëve, plagoset me kaçavidë 44-vjeçari

Rreth orës 14:00, të kësaj të diele, në lagjen “24 Maji” pranë stacionit të trenit, dyshohet se janë përfshirë në konflikt dy shtetas , të cilët punojnë me taksi.

14:42
Mbushi tregun me ‘lëngun e përdhunimeve’, arrestohet shqiptari i rrezikshëm në ishullin e famshëm grek

Një 26-vjeçar me orgjinë nga Shqipëria është arrestuar prej Departamentit të antidrogës në ishullin e Mykonos, nën akuzën e shpërndarjes se substancave tepër të rrezikshme për përdoruesit.

14:29
Publikohet fotoja e njërit prej të plagosurve të Fierit

Publikohet fotoja e një prej personave të plagosur në Levan të Fierit. Ai është Aleksandër Zhapa dhe siç shihet, ka marrë plagë në krahun e majtë. Mjekët ia kanë fashuar dorën dhe i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri shoqërohet nga efektivët e policisë.

14:22
Po kalonin rroba kontrabandë, në pranga 2 persona. Në kërkim një i tretë

Po fusnin mallra kontrabandë nëpërmjet kufirit, arrestohen dy persona dhe shpallet në kërkim një i tretë nga Policia e Korçës. Burime nga policia raportojnë se bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E.B, 25 vjeç dhe V.B, 44 vjeç, si edhe po punohet për kapjen e shtetasit D.B.,30 vjeç, të tre banues në fshatin Menkulas, Devoll.

14:15
Pamje me dron të notarëve që morën pjesë në maratonën nga Ksamili drejt Korfuzit

Rreth 70 notarë nga disa vende te botës, si Britania e Madhe, Irlanda, Franca, Australia, Zelanda e Re dhe Greqia morën pjesë në maratonën dy milje detare të gjatë nga Ksamili drejt Korfuzit, një ditë më parë.

14:04
Pranga ish-drejtorit të Kujdesit Social në Gjirokastër. Favorizoi të afërmit për të vjedhur

Ndalohet ish-drejtori i Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social për veprën penale “Shpërdorim detyre”.Policia e  Gjirokastrës raportoi se ka ndaluar  shtetasin A.M., 49 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

13:30
Ekselentët shqiptarë, për herë të parë në Olimpiadën e Metropoleve. Bëjnë edhe një premtim

Një ekip nxënësish të ekselencës nga 4 gjimnaze publike të Tiranës do të përfaqësojnë flamurin shqiptar në Olimpiadën e IV të Metropoleve, që mbahet javën tjetër në Moskë. Ata do të garojnë me bashkëmoshatarët e tyre nga kryeqytetet e një sërë vendesh europiane dhe jo vetëm, në fusha të shkencave ekzakte si: informatika, matematika, fizika dhe kimia. Para nisjes për në Moskë ata u pritën nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili iu uroi suksese dhe tha se ata janë krenaria e Tiranës.

13:13
Turneu i US Open, Nadal nuk ndalet. Mundi me lehtësi tenistin koreano-jugor Hyeon Chung

Rafael Nadal nuk ndalet në turneun e US Open. Tenisti  spanjoll u kualifikua për në raundin e katërt të evenimentit pasi mundi me lehtësi tenistin koreano-jugor Hyeon Chung me rezultatin 3-0.

12:49
Zgjedhjet në Kosovë/Analistët: Një parti e vetme nuk mund të formojë dot qeverinë

Në zgjedhjet e 6 tetorit, qytetarët e Kosovës do ta kenë para vetes një listë të gjatë të subjekteve politike për votim. Tri partitë më të mëdha, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës janë të vetme në garë.

12:39
Belshi “pushtohet” nga turistët. Banorët, në hall:  S’kemi me shtretër për t’i akomoduar

36 mijë turistë e vizituan Belshin këtë sezon turistik ndërsa potenciali i zonës duket se po rritet vit pas viti. Qendra e qytetit dhe fshati turistik Seferan tashmë po vizitohen jo vetëm nga vendasit por edhe të huajt.

12:27
Doni të provoni makaronat e mesjetës? Recetën ua sjellin amvisat e Gjirokastrës

Amvisa gjirokastrite Marjeta Karagjozi ka risjellë në përdorim disa prej recetave më të hershme të zahireve të dimrit . Osat, një recetë gati e harruar mesjetare makaronash tradicionale, falë Marjetës po rikthehet jo vetëm si ushqim i traditës por edhe si një prej produkteve më të pëlqyera nga vizitorët.

12:13
Mjeti i shkrumbuar në Vlorë, pronari e dogji vetë. Zbulohet motivi

Policia ka mundur që të zbulojë shkaqet e automjetit të djegur në Novoselë të Vlorës. Mësohet se ka qenë vetë pronari i automjetit, ai që ka shkaktuar zjarrin.

12:07
Po iu çonte kokainë klientëve me motor, arrestohet 45-vjeçari

Shpërndante kokainë me motor, arrestohet nga policia 45-vjeçari. Burimet zyrtare raportojnë se në pranga ka rënë shtetasi A.H., 45 vjeç, banues në Tiranë.

12:01
“Pjesa më e madhe e Tiranës pa ujë”- Vokshi: Fitimet e Ujësjellësit shkojnë për tenderë

Partia Demokratike ka akuzuar sot kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se po mashtron qytetarët e Tiranës në lidhje me furnizimin me ujë. Ish-deputetja Albana Vokshim në një deklarate për mediet tha se 80 % e kryeqytetit është pa ujë të pijshëm dhe se fitimet nga rritja e çmimit të ujit nuk shkojnë në investime për ujësjellësin, por në tenderë për oligarkët e Ramës dhe Veliajt.

11:51
Mediet britanike: Vrasja e avokatit Ravik Gurra u bë nga rivalët e Çapajve apo…?

DailyMail ka bërë sot një artikull për avokatin Ravik Gurra, 50 vjeç, që u ekzekutua me armë zjarri në një lokal në Elbasan në mars të këtij viti. Në artikull thuhet se avokati shqiptar është ekzekutuar  pasi ai ka humbur disa çështje penale të personave shumë të rrezikshëm në Shqipëri. Lexoni artikulli e plotë Një […]

11:21
Konvikti në Korçë, me pamje të re. Rama inspekton punimet

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në qytetin e Korçës për të vizituar kantierin e ndërtimit të godinës së studentëve. Godina  në fjalë prej 4 vitesh ishte braktisur dhe sot kanë nisur punimet për rikonstruksionin e saj.

11:01
Përleshja në Fier, policia: Konflikti nisi në një lokal. Janë arrestuar 5 persona

Disa orë pas ngjarjes, Policia e Fierit ka dhënë detaje në lidhje me përleshjen në Levan të Fierit, konflikt që s’postua më pas edhe në spital mes dy familjeve kundërshtare.

10:49
Përleshja me armë në spitalin e Fierit, ja kush u përfshi në ngjarje. Daniel Braçe u plagos me armë gjahu

Të tjera detaje dalin nga përleshja me armë e sende të forta në Levant të Fierit, ku mbetët të plagosur 5 persona. Kanë qenë banorët e zonës ata që njoftuan në numrin 127 për ngjarjen e rëndë.

10:30
Dyndje refugjatësh në Greqi/ Qeveria e Mitsotakis vendos t’iu  heqë të drejtën e apelimit për azilkërkuesit.

Greqia do të zhvendosë emigrantët nga kampet që gjenden në ishujt grekë, në përpjekje  për t’u përballur me valën e re të emigrantëve. Një ditë më parë është marrë vendimi që të shtohen masat e sigurisë në kufijtë e saj.

10:14
Halili: Babai president më shton presionin, ja kush është menaxheri im

Sulmuesi i Tiranës, Grent Halili është një nga emrat surprizë në këtë fillim sezoni të bardhebluve, pasi përveçse ka marrë një fanellë titullari, por e nderon atë me paraqitje mjaft të mira dhe me dy gola të shënuar në tre javët e para.

10:11
Tirana në festivalin e Mantovas/Letërsia, kultura dhe arti në një stendë të veçantë

Një qytet i pezulluar midis Perëndimit dhe Lindjes dhe rruga kryesore për nisje dhe mbërritje në zemër të Mesdheut, pas hijet e shekullit XX dhe diasporës së gjatë, Tirana është sot në qendër të një gjallërimi dhe rilindje kulturore.

10:05
Barcelona “ngec” edhe ndaj Osasunës, por fiton një sulmues premtues

Barcelona e këtij sezoni duket se vuan në transfertë, teksa pas humbjes 1-0 në javën e parë përballë Athletic Bilbaos, pasditen e sotme nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 përballë Osasunës.

10:03
Spektakël dhe festë bardhezi në Torino, Koulibaly “i vjedh skenën” De Ligt-it

Spektakël pa fund, plot 7 gola, shtylla, traversa dhe raste të shumta shënimi. Ishin këto episodet që prodhoi ndeshja mes Juventusit dhe Napolit në javën e dytë të Serisë A, dy skuadra që i kanë dhënë tonin rivalitetit në Itali vitet e fundit dhe që sonte nuk u ndalën për asnjë moment, deri në vërshëllimën finale të arbitrit Daniele Orsato.

10:01
Lokali në ish-Bllok shërbente si “bazë droge”, në pranga 4 persona. Pronari përdoret stafin për shpërndarje

Një lokal në ish-zonën e Bllokut shërbente si bazë e shitjes së drogave të forta, policia vë në pranga  pronarin dhe 4 te tjerë. Arrestimet janë bërë në kuadër të operacionit të koduar “Blloku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e drogave të forta.

09:52
Ligat në Europë/Fitojnë Bayern, Liverpool dhe Juve

Bajerni shënon një fitore me goleadë në Bundesligën. Skuadra kampione në fuqi shkatërroi në Allianz Arena, Manzin me rezultatin e thellë 6-1.

09:46
Vazhdon fluksi në Merdare, deri në dy orë pritje për të dalë nga Kosova

Kufiri i Merdares vazhdon të përballet me fluksin e udhëtarëve që duan të dalin nga Kosova. Raportohet se qytetarët detyrohet të presin në doganë deri në dy orë.

09:12
Masakër në SHBA/ 5 të vdekur nga të shtënat me armë e dhjetëra të plagosur

“Të paktën pesë persona kanë mbetur të vdekur pasi një person i armatosur, që rrëmbeu një automjet të Shërbimi Postar në West Texas, qëlloi mbi  20 persona”, thanë autoritetet policore.

08:49
Gjendet një automjet i shkrumbuar në Vlorë/ Policia, në kërkim të pronarit

Një automjet tip Reno është gjetur i djegur në Novoselë të Vlorës. Gazetari i Top Channel në Vlorë, Mikel Marsi raporton se automjeti është shkrumbuar i tëri.

08:42
Përleshja me armë në spitalin e Fierit/ Zbulohen emrat e 5 të plagosurve. Tre, në gjendje të rëndë

Top Channel ka zbardhur emrat e personave të plagosur mbrëmjen e djeshme në Levan të Fierit dhe në ambientet e spitalit. Gazetari i Top Channel në Fier, Shpëtim Cane, raporton se të plagosur janë Aleksandër Zhapaj dhe dy djemtë e tij, Aldi dhe Gentjan Zhapaj.

08:29
I rrëmben armën policit dhe qëllon në spital. Dy të arrestuar

Një  sulm me armë zjarri ndodhi brenda Urgjencës së Spitalit të Fierit mbrëmjen e së shtunës.  Pjesëtare te dy familjeve u përleshen me njëri-tjetrin në fshatin Levan me mjete të forta. Me pas ata kanë kërkuar ndihmë ne spital nën shoqërimin policisë.

08:16
Partizani përforcon mbrojtjen, një tjetër emër i njohur i shtohet skuadrës

Vetëm pak orë para sfidës së javës së tretë përballë Flamurtarit në “Selman Stërmasi”, kampioni në fuqi i Shqipërisë, Partizani ka prezantuar një tjetër futbollist i afruar rishtazi në merkato.

E shtunë, 31 Gusht 2019
23:09
Ngjarja e Fierit/ Si ndodhi sherri i përgjakshëm

Detaje të reja janë mësuar rreth ngjarjes së rëndë mbrëmjen e sotme ,në Fier, ku sipas versionit të policisë, gjatë një sherri mes dy familjeve mbetën të plagosur 4 persona.

22:55
Valle e muzikë popullore, Bebe Rexha feston alla shqiptarçe

Në 30-vjetorin e saj, Bebe Rexha mendoi ta surprizonte të ëmën, e cila feston sot ditën e saj të lindjes me muzikë popullor shqiptare, valle dhe të tjera zakone shqiptare.

22:43
Me mijëra protestojnë në Moskë për zgjedhje të lira

Me mijëra rusë dolën sot në qendër të Moskës për të kërkuar zgjedhje të lira për bashkinë e kryeqytetit, duke sfiduar kështu urdhrin e policisë, e cila jo vetëm i ka ndaluar manifestimet, por protestat e mëparshme i ka shtypur me forcë dhe me dhjetëra arrestime.

22:27
Incident pas ndeshjes, sulmohet autobusi i Tiranës

Acarimi i tifozëve të Vllaznisë nuk u limitua vetëm me hedhjen e shisheve të ujit në fushën e lojës apo të pushtimit të saj nga ana e tyre gjatë sfidës me Tiranën në ndeshjen e javës së tretë të Kategorisë Superiore.

22:18
Ngjarja e rëndë në Fier, FNSH dhe Policia rrethojnë spitalin

Ngjarja e rëndë mbrëmjen e sotme ,në Fier, ku gjatë një sherri mes dy grupeve të rinjsh mbetën të plagosur 4 persona, ka sjellë forca të shumta policore në vend.

22:03
Sherr mes dy grupeve në Fier, arrestohen dy persona

Mbrëmjen e sotme, një sherr mes dy grupeve në Fier degjeneroi në dhunë fizike dhe të shtëna me armë zjarri.

21:55
Francë, sulmohen kalimtarët në rrugë, një i vdekur 8 të plagosur

Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur në Lion të Francës, pasi dy persona të armatosur me mjete të ftohta kanë sulmuar kalimtarë të rastit.

21:31
Fier/ Të shtëna në repartin e Kirurgjisë, plagosen 4 persona

Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Fierit ka ndodhur një shkëmbim zjarri mes dy grupe të rinjsh.

21:16
Tirana mposht Vllazninë, fitore në ndeshjen e tensionuar

Ka përfunduar me rezultatin 0-2, ndeshja Vllaznia-Tirana, ku kjo e fundit triumfoi falë golave të Grent Halilit dhe Majkëll Ngo.

21:15
Varret misterioze 1600-vjeçare në formë vrime çelësi

Legjenda thotë se për të krijuar varret “kofun”, ditën punonin njerëzit dhe natën perënditë.

20:51
Shishe në fushë/ Pas 6 minutash ndërprerje, rifillon ndeshja Vllaznia-Tirana

Hedhja e shisheve në fushën ku aktualisht kanë rinisur të luajnë lojtarët e Vllaznisë dhe Tiranës, u bë shkak i një ndërprerjeje 6-minutëshe.

20:38
Në 60 sekonda, Tirana shënon dy herë ndaj Vllaznisë

Tirana ka zhbllokuar në minutën e 58-të takimin në klasiken e futbollit shqiptar, duke iu falur golit të Grent Halilit.

20:33
Qafë Botë/ U fshehën 32 kg kanabis në makinë, policia arreston drejtuesin e mjetit

Policia kufitare në Qafë Botë, Sarandë ka parandaluar një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.

20:16
(Video) Unaza e Re e bllokuar, çfarë ndodh kur protestojnë banorët e Astirit

Radhë të gjata makinash dhe trafik i rënduar; kjo është situata aktuale në zonën e Unazës së Re.

20:00
Agim Nesho: Diaspora është një urë lidhëse për fuqizimin dhe rritjen e autoritetit të Shqipërisë

Në episodin e radhës të “Diaspora”, sonte në orën 20:00, në kanalin e YouTube, i ftuar është diplomati Agim Nesho, ambasador i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York, i cili ka dhënë një kontribut të veçantë për diasporën shqiptare në Amerikë.

19:36
Tragjedi në Formula 2/ Vdes në një aksident të frikshëm piloti Hubert, 22 vjeç

Një aksident i frikshëm është regjistruar në kampionatin Botëror të Formula 2. Viktimë e kësaj ngjarjeje të rëndë ka mbetur piloti 22-vjeçar Anthoine Hubert.

19:26
DigitAlb, oferta më e mirë/ Deri në mesnatë vijuan blerjet e abonimeve me çmimet e ulëta

DigitAlb-i ka qenë gjithmonë surprizues me ofertat më të leverdisshme për familjet shqiptare në tregun mediatik vendas dhe pikërisht për këtë arsye ka qenë dhe interes shumë i lartë i njerëzve pranë pikave të shitjes të DigitAlb.

19:15
Sa kushtojnë pushimet që zgjasin 245 ditë, në 51 vende, 111 destinacione

Disa udhëtarë me fat do të futen në bordin e këtij kryqëzori pushimesh, për një udhëtim që do të zgjasë 245 ditë, në 51 shtete dhe 111 destinacione të ndryshme.

18:47
Foshnja gjendet duke qarë pranë trupave të 5 familjarëve të vdekur

Një foshnje 1-vjeçare u gjet duke qarë e duke ecur këmbadorazi pranë trupave të 5 familjarëve të vrarë, në rrëzë të një shkëmbi në ishujt Fixhi.

18:44
Brenda dasmës VIP/ Këngëtarja e famshme kurorëzon dashurinë

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Ellie Goulding dhe partner i saj, Caspar Jopling kurorëzuan këtë të shtunë dashurinë e tyre, në Katedralen York Minster, Angli.

18:31
Flamurtari me probleme në Tiranë, Bylisi drejt Korçës, Kukësi pret Laçin

Superliga i drejtohet ndeshjeve të fundit të javës së tretë të saj, ditën e diel, ku do të zhvillohen 3 përballje.

18:11
Hong Kong, demonstruesit sfidojnë urdhrin, vazhdojnë protestat

Autoritetet kineze e kishin ndaluar pjesëmarrjen e demonstruesve pro-demokracisë në një miting të njoftuar këtë të shtunë, në pesë-vjetorin e ditës kur Kina përjashtoi mbajtjen e zgjedhjeve demokratike.

17:42
Bombarduesit B-2 mahnitin në stërvitjen e parë të përbashkët me F-35-at britanikë

Avionët bombardues amerikanë B-2 Spirit, të padiktueshëm nga radarët, ishin pjesë e një stërvitjeje të përbashkët me F-35B anglezë, për të parën herë në histori.

17:29
Berat/ Digjet sipërfaqja me shkurre, rrezikohen banesat përreth

Djegia e një hapësirë toke me shkurre, në zonën e njohur si “Rezervat e shtetit”, Berat, për pak sa nuk ka sjellë përfshirjen nga flakët edhe të disa banesave aty pranë.

17:21
“Arratisje supermodelesh”, Kendall Jenner dhe Hailey Baldwin me bikini në Xhamajka

Përgjatë gjithë kësaj jave, dyshja Kendall Jenner dhe Hailey Baldwin është fotografuar duke pushuar brigjeve të Xhamajkës.

16:57
Pushimet u bëjnë mirë, pilotët e Ferrarit “skuqin” startin në Belgjikë

Pas një gjysmë sezoni tërësisht zhgënjyes, pushimet verore duket se u kanë bërë mirë dy pilotëve të Ferrarit, që janë rikthyer bindshëm dhe kanë arritur të “skuqin” startin në Çmimin e madh të Belgjikës.

16:54
Dëmshpërblimi i luftës, Polonia “i pret faturën” Gjermanisë

Polonia po përpiqet të farkëtojë marrëdhënie sa më të ngushta me Amerikën, por nuk tregon të njëjtin përkushtim edhe me aleatë në Evropë.

16:33
Southampton ndal Man.United, tjetër hap fals

Mançester United bën një tjetër hap fals në Premier Leaguen angleze.

16:32
Rikthehet KokoFest, maratona artistike e komedisë në Korçë

KokoFest, maratona artistike në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” rikthehet për të disatin vit radhazi.