Mourinho ‘lodhet’ me ekipin e ligës së dytë, ankohet për topin

06/01/2020 14:04

Tottenham luajti vetëm 1:1 si mysafir me Nottingham Forest dje në raundin e tretë të FA Cup dhe duhet të luajë edhe një lojë në shtëpi më 14 janar.

Ekipi vendas kaloi në epërsi në minutën 50 me golin e Fletcher dhe Spurs shpëtuan përmes Lucas Moura 11 minuta më vonë.

Trajneri Jose Mourinho krijoi grupin më të fortë të mundshëm të lojtarëve, por skuadra e tij luajti dobët. Portugezi u ankua për topin pas ndeshjes, transmeton KosovaPress.

“Ky është një top plazhi, jo për futboll. Është shumë i lehtë dhe nuk mendoj se i ndihmon lojtarët. Por kjo nuk është arsyeja për lojën tonë të dobët. Në momentin që humbëm 1-0 dhe kundërshtarët tanë luftuan me zemër dhe dëshirë, pashë që por atëherë ne të gjithë reaguam; si unë, ashtu edhe lojtarët. Zëvendësimet na dhanë një gol dhe unë mendoj se merituam të fitonim pasi kishim shumë shanse”, tha trajneri i Tottenham.

Top Channel