E shtunë, 31 Gusht 2019
16:16
Shoqëria civile: Numri i madh i partive, ul mundësinë e krijimit të menjëhershëm të Qeverisë

Në zgjedhjet e 6 tetorit, qytetarët e Kosovës do të kenë para vetes një listë të gjatë të subjekteve politike për votim.

16:05
Durrës, 61-vjeçarja tenton të vetëvritet

Një 61-vjeçare ka tentuar të vetëvritet në lagjen numër 14 të Durrësit.

15:40
Nëna ricikluese/ 83 vjeçarja që krijon kukulla me materiale të përdorura

83 vjeçarja nga Tirana, Emine Jasini bën një jetë shumë ndryshe nga moshatarët e saj. Që në vogëli e deri më tani që është stërgjyshe jetën e kaluar duke bërë kukulla me materiale të ndryshme, për këtë arsye ajo e ka pagëzuar veten me emrin Nëna Ricikluese.

15:19
Ishemitë edhe te 40-vjeçarët/ Shtohen rastet, 2500 çdo vit

Ishemitë cerebrale apo hemorragjitë janë shtuar shumë vitet e fundit. 2500 raste preken çdo vit në vendin tonë. Por ajo që e bën më shqetësuese situatën është se kjo sëmundje ndonëse më parë prekte moshat e mëdha, tanimë ajo prek moshën aktive për punë, kryesisht 40-vjeçarët.

15:14
Tekste falas për 155 mijë nxënës, këtë vit do përfitojnë edhe klasat e pesta

Me nisjen e regjistrimeve në shkolla, fillon edhe shpërndarja e teksteve falas. Teksa vitin e kaluar shkollor rreth 125 mijë nxënës nga klasat e para deri në klasat e 4 nuk blenë librat, për vitin 2019-2020 numri i nxënësve përfitues është rritur në 155 mijë; kjo pasi kësaj skeme i shtohen edhe nxënësit e klasave të pesta.

15:13
Raporti i KLSH: Ish-ministri Niko Peleshi shkeli ligjin. Lejoi shitjen e pesticideve të rrezikshme

Një vit parë Top Channel tregoi mashtrimin që bëhej në fushën e imputeve bujqësore. Insekticidi Silikon Mix, importohej në vendin tonë si pleh, por që nga fermerët përdorej kundra insekteve të qershive.

15:09
Hetimi për Metën rinis më 2 shtator/ Hartohet lista e personave që do thirren të dëshmojnë

Megjithëse parlamenti vijon të jetë me pushimet e verës, Komisioni Parlamentar që po heton shkeljet e pretenduara të kushtetutës nga presidenti Ilir Meta, ka mbledhur një mori me informacione për këtë hetim i cili rinis pas datës 2 Shtator.

15:07
Ekskluzive/ Regjimi 41 Bis. Bëhen gati 20 qelitë e izolimit në burgun 313, hapen në shtator

Prokuroria e posaçme SPAK do edhe pak muaj që të nisë, por jo regjimi i ashpër 41 Bis, që do të vendosë në vështirësi burgosjen e eksponentëve të krimit të organizuar. Autoritetet parashikojnë që brenda muajit shtator regjimi i ashpër 41 Bis do të aplikohet në paraburgimin 313, në të cilin gjatë këtyre ditëve ka përfunduar instalimi i aparaturave që do të regjistrojë bisedat telefonike të këtyre personazheve, si dhe janë bërë gati 20 qeli.

15:02
Ekskluzive- Pezullohet gjoba 110 mln euro ndaj Shqipërisë. Arbitrazhi rihap gjyqin me Becchettin

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit në Uashington pezulloi ekzekutimin e gjobës 110 milionë euro kundër Shqipërisë për konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Bechetti, pasi çështja mund të rishqyrtohet. Pezullimin provizor i gjobës ka ardhur pas ankesës së Qeverisë shqiptare ndaj vendimit, që ndëshkoi Shqipërinë me gjobën më të madhe në historinë e shtetit shqiptar.

14:42
Riparohen konviktet, Rama dhe Veliaj inspektojnë punën te “Qytet Studenti”

Konviktet te” Qytet Studenti” po bëhen gati për të pritur banorët e tyre, në fillimin e vitit të ri shkollor. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj kanë inspektuar punimet në godinën e vajzave, numër 24 dhe 25.

14:25
22 vite pa princeshën Diana/ Mesazhe në nder të princeshës më të dashur britanike

22 vjet nga vdekja e parakohshme e saj, bota nuk e ka harruar princeshën Diana. Homazhet vërshuan në rrjetet sociale për atë që konsiderohet si figura ndoshta më e dashur e familjes mbretërore britanike.

14:02
Sot ndeshjet e forta në Supersport/Digitalb

Fundjava e futbollit evropian ka rezervuar një sërë ndeshjesh interesante të cilat të gjithë admiruesit e këtij sporti do të kenë mundësi t’i ndjekin nëpërmjet paketës Supersport të Digitalb.

13:58
Lirohen biznesmenët e urbanëve, Braçe: Të paligjshëm, kot i digjni letrat, jemi një hap para jush

Zv/kryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas vendimit të Gjykatës për të liruar nga qelia administratorët e kompanive të urbanëve të Tiranës, të cilët akuzohen për falsifikimin e biletave, me një dëm të konsiderueshëm ekonomik për shtetin.

13:40
Rikthehet derbi i Shqipërisë, pas dramës së 2017-ës Vllaznia-Tirana premton shkëndija

Pas 2 sezonesh dhe pas asaj ndeshjeje dramatike të javës së fundit të edicionit 2016-2017 që vulosi rënien e Tiranës nga elita e futbollit shqiptar për herë të parë në histori, rikthehet klasikja e futbollit shqiptar.

13:30
Juve-Napoli premton spektakël, Serie A ndizet që në javën e 2-të

Juventusi kërkon t’i tregojë të gjithëve se edhe këtë sezon nuk ka rivalë në kampionat, ndërsa Napoli dëshiron të tregojë se këtë vit do të jenë ata kundërshtari kryesor i bardhezinjve në luftën për titull.

13:25
Efekti “Conte”, rritet popullariteti i lëvizjes “5 yjet” në Itali

Efekti “Conte” i ka shtuar popullaritetin lëvizjes 5 yjet në Itali, që deri vonë çalonte fort në sondazhe.

13:06
U përfol se u arrestua, Vin Veli reagon për herë të parë

Ka reaguar për herë të parë DJ i njohur Vin Veli në lidhje me lajmet për arrestimin e tij në një lokal në ish-Bllok.

12:43
Video/ Kalimtarët ngrejnë makinën për të nxjerrë të aksidentuarin, izraelitja ndërron jetë

Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ku mjeti tip “Toyota” është përplasur me motoçikletën tip “Honda”. Në këtë përplasje u përfshi edhe një mjet tjetër tip “Audi”.

12:37
Video/ 70 notarë nga Ksamli në Korfuz me not

Rreth 70 notarë nga disa vende te botës, si Britania e Madhe, Irlanda, Franca, Australia, Zelanda e Re dhe Greqia morën pjesë në maratonën dy milje detare të gjatë nga Ksamili drejt Korfuzit.

12:31
U promovua nga Ministria e Majkos, reagon mjekja: Dyfytyrësi, ika nga Shqipëria nga pasiguria

Jana Nano është një mjekje shqiptare e cila është pjesë e grupit kërkues “Epidemiologjia e Diabetit” pranë Institutit të Epidemiologjisë në Helmholtz Zentrum München në Gjermani. Për shkak të karrierës së suksesshme, Nano u promovua edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Diasporës, e drejtuar nga Pandeli Majko.

12:29
PD: Përfituesi i tenderave nga bashkia “Fusha shpk”, paguan hotelet e zyrtarëve të qeverisë

Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë publike ku ka sulmuar kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Sipas PD, Veliaj në bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama janë vendosur në shërbim të oligarkëve dhe pastrimit të parave të pista.

12:21
Hëna e Zezë/ Ogur i keq apo jo?

Përshkrimi popullor është ai i “binjakes së keqe të hënës blu“, hëna e zezë është një prej shumë emërtimeve të vendosura satelitit të vetëm natyror të Tokës dhe duket më i zymti prej tyre.

12:13
S’flet mjaftueshëm frëngjisht, gjobitet kompania e fluturimeve “Air Canada”

Air Canada është gjendur përballë një situate të pazakontë, kompania ajrore është urdhëruar t`i paguajë një çifti frëngjishtfolës 21,000 dollarë kanadezë apo 15,700 dollarë amerikanë, dhe t`iu shkruajë një letër ku t`i kërkojë ndjesë për shkeljen e të drejtave të tyre gjuhësore.

12:04
Rrjeti telefonike 5G, pritet marrëveshja mes Uashingtonit e Varshavës

Marrëdhëniet SHBA-Poloni mund të marrin një tjetër shtysë pozitive kur të dy vendet të nënshkruajnë, siç përflitet, një marrëveshje mbi rrjetet 5G. Kjo sipas një zyrtari të lartë të shtëpisë së bardhë, ka gjasa të ndodhë gjatë vizitës së zëvendës-Presidentit amerikan, Mike Pence të vizitojë Varshavën ditët e ardhshme.

11:58
Arrestohen dy “konsujt”. 15 mijë paund britanikë për një emigrant në Britani

Operacioni “LUTTON” çoi në arrestimin e dy personave dhe shpalljen në kërkim të një të treti si pjesë e një grupi që bënin kalimin e emigranteve klandestinë drejt Britanisë së Madhe.

11:55
“Nuk jeni engjëll”, zbardhet përplasja Pacolli-Daçiç në sytë e kolegëve të BE-së

Samiti i Gymnich në Helsinki nuk ka kaluar pa përplasje midis ministrave të Jashtëm të Kosovës dhe Serbisë. Gjatë diskutimeve ku merrnin pjesë ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe 28 ministrat e BE-së, Behgjet Pacolli ka denoncuar sjelljen me “dy fytyra” të Serbisë.

11:39
Kritikat për koncesionet me PPP, Rama tregon si funksionon me Rrugën e Arbërit

Ekspertë vendas dhe të huaj kanë kërkuar disa herë nga Qeveria që të tregohet e kujdesshme me koncesionet Partneritet Publik Privat, ndërkohë që opozita e konsideron skemë për vjedhjen e parave publike. Por kryeministri Edi Rama ka zgjedhur projektin e Rrugës së Arbërit për të treguar si funksionon PPP-ja, dhe që, sipas tij, rrëzon kritikat.

11:34
FOTOT/Përfundon ndërhyrja në shkollën e Kasharit

Krahas ndërtimit të shkollave të reja, siç është ajo “Servete Maçi”, bashkia Tiranë ka punuar edhe për rikonstruksionin dhe meremetimin e shkollave të tjera.

11:27
Cakaj në Helsinki: Shqipëria ka përmbushur kushtet teknike për çeljen e negociatave

Gjatë qëndrimit në Helsinki, për takimin joformal të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, formati Gymnich, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi takime me homologët e tij, Ministrat e Jashtëm të Danimarkës, Rumanisë, Kroacisë, Çekisë, Sllovenisë dhe me Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane të Portugalisë.

11:26
Basketboll/ Miranoviç bëhet pjesë e Goga Basket

Marko Marianoviç është rikther në Superligën shqiptare të basketbolli. Goga Basket ka njoftuar se ka firmosur me lojtarin e parë të huaj për sezonin 2019-2020.

11:17
Maqedonia superfuqia e re e kanabisit në Europë? Sipërmarrësi amerikan i marihuanës takon Zaev ‘fshehtas’

Sipërmarrësi miliarder i marihuanës amerikane, Mike Straumietis, i cili njihet edhe me pseudonimin Big Mike, ka zgjuar kureshtjen midis maqedonasve duke postuar foto nga vizita e tij e fundit dhe takimet me politikanë të lartë aty.

11:10
Përballja me Francën, publikohet lista me lojtarët e grumbulluar nga Reja

Është publikuar lista me lojtarët e Kombëtares Shqiptare të grumbulluar për ndeshjet kualifikuese të ‘Euro 2020’. Trajneri Edi Reja do të ketë në dispozicion 32 lojtarë për ndeshjet kundër Francës dhe Islandës.

11:04
Dështimi i koalicioni parazgjedhor, Isa Mustafa tregon synimet që ka me ‘Vetëvendosjen’ pas 6 tetorit

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është i kënaqur që partitë kryesore do të hyjnë të vetme në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Sipas Mustafës, zgjedhjet e vërteta janë ato të cilat vendosen nga qytetarët dhe jo nga koalicionet.

10:45
Video/ Vullkani shpërthen në shtetin fqinj, turistët largohen të tmerruar

Shpërthimi i vullkanit në ishullin e vogël të Strombolit, në Itali, ka rrezikuar edhe turistët. Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momente kur turistët largohen me varkë të tmerruar, ndërkohë që shtëllunga e tymit të vullkanit përhapej me shpejtësi.

10:43
AKU spastrim në Korçë, Fier e Durrës/ Bllokohen mbi 27 ton salçiçe dhe mish pule të pasigurt

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar disa kontrolle sa i përket sigurisë ushqimore, ku rasti më i rëndë ishte ai i bllokimit të 27 tonë produkte ushqimore të pasigurta, kryesisht mish pule dhe salçiçe.

10:27
Shaqiri i pakënaqur te Liverpool, e konfirmon Jurgen Klopp

Xherdan Shaqiri është pakënaqur me situatën te Liverpool. Është trajneri Jurgen Klopp që konfirmon se lojtari me origjinë shqiptare kërkon më shumë minuta në dispozicion.

10:25
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, kapet shkodrani

Një 37-vjeçari i dënuar nga drejtësia italiane me 6 vite burg për “Shfrytëzim prostitucioni” është kapur nga policia.

10:15
Oficerët e FRONTEX në kufirin shqiptar, Lleshaj inspektim: Po përfitojmë shumë prej tyre

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, takuan në pikën kufitare të Kapshticës, oficerët e FRONTEX që operojnë në bashkëpunim me Policinë Kufitare për sigurinë dhe menaxhimin e kufirit.

10:09
Kapen tre hajdutët. Si grabitën telefonin e një gruaje te “Myslim Shyri” (video)

Tre persona janë vënë në pranga të cilët akuzohen për vjedhje.

09:44
Defekti në motor lë dy holandezët në det të hapur, shpëtohen nga Roja Bregdetare shqiptare

Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës ka bërë të ditur se në një operacion të përbashkët të Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare në Vlorë dhe Kapitenerisë së Portit në Vlorë, rreth orës 01:30 të ditës së sotme u bë i mundur shpëtimi i jetës së dy turistëve holandezë me velierën AIOLOS.

09:37
I dënuar në Itali për përdhunim, arrestohet në Tiranë

Një shtetas është arrestuar në Tiranë për shkak se rezulton i dënuar në Itali për përdhunim.

09:25
Pezullimi i Parlamentit, 30 protesta do organizohen në Britani

Janë të paktën 30 protesta të parashikuara për t’u organizuar gjatë fundjavës në të gjithë Britaninë, për të kundërshtuar kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për pezullimin e Parlamentit dhe largimin e nga BE pa marrëveshje.

08:25
Negociatat, ministrat e BE-së më të gatshëm për të filluar procesin

Në takimin jo formal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së ka patur një gatishmëri më të mëdhe për filluar procesin e bisedmeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas takimit të zhvilluar në Helsinki, ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto deklaroi se kolegët e tij shpresojnë se përfundimisht do të ecet drejt negociatave.

08:06
Dëmtohet rëndë Chiellini, do qëndrojë gjatë jashtë fushës

Sot në mbrëmje vëmendja e gjithë futbolldashësve do të jetë në Torino ku do të përballen dy nga skuadrat që kanë rivalizuar më së shumti vitet e fundit, Juventusi e Napoli, por bardhezinjtë janë goditur nga një lajm i keq këtë pasdite.

07:29
Gjermania vetëm një debutues për eleminatoret “Euro 2020”.

Përfaqësuesja gjermane e futbollit do të ketë vetëm një debutues për impenjimet e muajit Shtator për eliminatoret Euro 2020.

07:24
Oliver Kahn zgjidhet president i Bayern, legjenda e bavarezëve merr drejtimin në 2022

Këshilli mbikëqyrës i Bajernit të Mynihut aprovoi kandidaturën e Oliver Kahn si presidentin e ri të kampionëve të futbollit gjerman.

07:18
River Plate- Boca Juniors/ Klasikja argjentinase duel në ‘Libertadores’

River Plejt u kualifikua në gjymëfinalet e kupës Libertadores duke formalizuar një betejë që tifozët e prisnin me kërshëri, derbin argjentinas ndaj rivalëve të përjetshëm të Boka Zhuniors.

07:02
Ushtria e Hapësirës/ Trump: Do të krijohet shumë shpejt

Ishte një hap i vogël për njeriun, por një hap gjigand për trampistët. Donald Trump, nga kopështi i trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, premtoi se do të krijojë një ushtri me luftëtarë hapsinorë.

06:41
Në Florida jepet alarmi, po vjen uragani “Dorian”

Uragani “Dorian” e ka rritur forc­ën e tij duke shkuar n­ë shkall­ën 4 t­ë forc­ësis­ë me er­ëra maksimale q­ë arrijn­ë shpejt­ësin­ë 178 km/or­ë.

05:37
Ekspertët japin alarmin/ Mesdheu po ngrohet me shpejtësi, ka pasoja të rënda

Mesdheu po bëhet gjithmonë e më i ngrohtë dhe pasojat mbi ekosistemin janë të mëdha. Valët e të nxehtit po prekin dhe thellësinë, paralajmerojnë ekspertët, që i shohin me shqetësim pasojat e këtij fenomeni sidomos mbi koralet.

04:33
Humbi luftën me kancerin, ndërron jetë aktorja amerikane

Aktorja e njohur amerikane Valerie Harper ka nd­ërruar jet­ë sot, pas nj­ë beteje t­ë gjat­ë me kancerin.

03:29
Gjermani: Pse populistët e djathtë janë kaq të fuqishëm në Lindje?

Në tre lande gjermane votohet në vjeshtë. Populistët e djathtë kanë shanse madje të bëhen madje partia më e fuqishme. Pse ndodh kjo?

02:20
Sistemi politik britanik në prag të një beteje vendimtare për të ardhmen e institucioneve

Politikanët e Britanisë janë përgatitur për atë që po quhet beteja më e ashpër në parlament – një përplasje që mund t’i ndryshojë formën demokracisë së Britanisë për dekada me radhe, në procesin e përcaktimit nëse Dhoma e Komuneve apo qeveria ka epërsi në sistemin politik.

01:40
Mbyllet afati/ Ja kush janë 4 koalicionet parazgjedhore për zgjedhjet në Kosovë

­Ësht­ë mbyllur afati p­ër koalicionet parazgjedhore p­ër zgjedhjet e parakohshme n­ë Kosov­ë.

00:53
Greqia në alarm për refugjatët/ Mbërrijnë nga brigjet turke, Athina, notë proteste Ankarasë

Pamje t­ë ngjashme me ato t­ë kriz­ës migratore t­ë vitit 2015 kan­ë regjistruar kamerat n­ë ishullin Lesvos t­ë Greqis­ë 24 or­ët e fundit. T­ë pakt­ën 13 barka me mbi 550 refugjat­ë prej t­ë cil­ëve thuajse gjysma jan­ë f­ëmij­ë,kan­ë mb­ërritur n­ë ishull prej brigjeve turke.

00:00
Kosovë/ Dy partitë serbe futen së bashku në zgjedhje, ja kush është kandidati

Sot ­ësht­ë afati i fundit p­ër kualicionet parazgjedhore p­ër zgjedhjet e parakohshme n­ë Kosov­ë.

E premte, 30 Gusht 2019
23:30
Foto/ Bebe Rexha provokon duke festuar 30 vjetorin

K­ëngëtarja shqiptare me fam­ë bot­ërore, Bebe Rexha ka festuar 30 vjetorin e lindjes.

22:46
Zyrtare/ Matthew Palmer, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor

Sekretari i Shtetit ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer si Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

22:27
Zyrtare/ S’ka koalicion mes LDK dhe VV

Burime për Top Channel tek Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se çështja e koalicionit me LDK-në është e mbyllur, në veçanti pas refuzimit të ofertës së fundit për postin e kryeministrit nga kandidati Kurti.

22:12
Korçë/ Sulmohet me armë një banesë, shpëton “objektivi” (video)

Në Korçë disa të shtëna me armë kanë krijuar panik. Raportohet se të shtënat kanë ndodhur në lagjen 3 të qytetit në vendin e quajtur ish depoja e ujit.

22:09
Çifti “ngel peng” në SHBA, u lind fëmija 3 muaj para kohe

Dy turistë britanikë duhet të paguajnë së paku 332 mijë euro për shkak se fëmija u lindi tre muaj para kohe, gjatë pushimeve të tyre në Shtetet e Bashkuara.

22:05
Lë punën në media, paguhet tri herë më shumë në Instagram

Një 23-vjeçare nga Majemi i SHBA-ve ka punuar si gazetare, pasi ishte diplomuar në atë fushë, por vendosi ta lërë atë punë dhe nuk është penduar, pasi vetëm duke postuar foto në Instagram ajo i ka të ardhurat tri herë më të larta.

21:42
Funerali i krishterë mbahet brenda në xhami

Pavarësisht lajmeve të shumta për mungesën e barazisë fetare, nga Indonezia vijnë edhe lajme të bukura e me harmoni.

21:33
Fotot/ Tatuazhe apo…

Duken si reale, por në fakt janë thjesht tatuazhe.

21:12
Atentati në Vlorë/ I plagosuri, ish-mësuesi i denoncuar më parë nga “Fiks Fare”

Mbrëmjen e sotme, një 36-vjeçar u qëllua me armë zjarri teksa gjendej në ballkonin e banesës së tij.

20:52
Zgjimi me Orin dhe Islin. Nga e hëna në Top Channel rikthehet “Wake Up”

Sezoni i ri në ekranin e Top Channel hap siparin me emisionin më të pëlqyer të mëngjesit, Wake up. Nga 2 shtatori, Ori dhe Isli do t’iu zgjojnë në orën 7 për t’iu shoqëruar 3 orë teksa ju bëheni gati për në punë, apo në shkollë dhe pa u shkëputur prej tyre rrugës për të shkuar aty ku doni, pasi mund të vazhdoni ta dëgjoni emisionin në Top Albania Radio.

20:29
Vlorë, qëllohet me armë në ballkonin e shtëpisë 36-vjeçari

Një orë më parë, një 36-vjeçar është dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

20:01
Procedohet 50-vjeçarja; po digjte mbeturinat, i vuri zjarrin 5 dynymëve tokë

Policia e Pogradecit filloi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj një shtetase 50-vjeçare, banore në fshatin Grabovicë.

19:57
“Open door” mes më të mirëve, filmi shqiptar në festivalin e Sarajevës

Filmi “Open Door” apo “Dera e Hapur” e mbylli rrugëtimin e tij në Festivalin e Filmit të 25-të në Sarajevë, kryesisht me kritika pozitive.

19:51
Udhëheqësit botërorë që parapëlqejnë limuzinat

Udhëheqësit botërorë, siç u takon, udhëtojnë me makina luksi. Ndërkohë që disa përdorin makina të blinduara SUV, ose vetura (sedan), të tjerë parapëlqejnë limuzinat me trup të gjatë, shëmbëlltyra të luksit.

19:47
Apeli administrativ: KED shkeli ligjin për Zhaklina Peto

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka lejuar shkelje të rënda të procedurës në nxjerrjen e akteve dhe dy vendimeve në mbledhjen e datës 2 korrik, të tilla që duhet të shfuqizohen, pasi kanë dalë në kundërshtim të hapur dhe flagrant me legjislacionin në fuqi.

19:41
Vrasja me makinë të vjedhur/ Autorët që vranë Santjago Malkon vodhën dhe targat

Me makinë të vjedhur dhe targa të vjedhura. Formula e ekzekutimit të Santjago Malko përforcon dyshimet se grupet kriminale kur kryejnë krime për larje hesapesh dhe për hakmarrje përdorin mënyra nga më të sofistikuarat për të humbur gjurmët.

19:39
Alarm në Greqi për refugjatët, 13 barka me 550 vetë zbarkojnë në ishull

Pamje të ngjashme me ato të krizës migratore të vitit 2015 kanë regjistruar kamerat në ishullin Lesvos të Greqisë, 24 orët e fundit.

19:37
Brenda autobusëve të Tiranës, qytetarët ankohen për shërbimin

Pak ditë më parë, krimi ekonomik goditi falsifikimin e biletave të disa linjave urbane në kryeqytetet. 8 persona janë arrestuar, ndërsa dëmi qe i është shkaktuar shtetit, llogaritet në miliona lekë.

19:32
Kosovë/ Tre koalicione të deklaruara për zgjedhjet e 6 tetorit

Tri koalicionet parazgjedhore janë deklaruar deri tani në Komisionin Qendror Zgjedhor.

19:17
Shaqiri ‘braktis’ Zvicrën për Liverpoolin, tifozët e ironizojnë

Xherdan Shaqiri vendosi të refuzojë ftesën e Përfaqësueses së Zvicrës për ndeshjet eliminatore të Euro 2020-ës përballë Gjibraltarit dhe Irlandës, duke bërë që në vendin helvet të shpërthejnë polemikat në lidhje me këtë rast.

18:58
Sonte sytë nga qielli, shfaqet Hëna e Zezë

Një shfaqje e rrallë astronomike do të shfaqet sonte në qiell, një hëne e re e zezë.

18:58
Kosova publikon listën për eliminatoret, mungesa me peshë dhe rikthime

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka shpallur listën me emrat e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e radhës kualifikuese të Euro 2020, ndaj Republikës Çeke ndeshje që do të zhvillohet na datën 7 shtator në orën 15:00 në Prishtinë dhe sfidën e vështirë ndaj Anglisë në 10 shtator në stadiumin St Mary të Southamptonit.

18:30
LDK refuzon Albin Kurtin/ “Koalicion vetëm me Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre”

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë vazhduar diskutimet në distancë edhe në orët e fundit para afatit të regjistrimeve të koalicioneve, por pa arritur asnjë marrëveshje.

18:21
Aksident në aksin Ersekë-Korçë, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Ersekë-Korçë, ku janë përplasur mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin H.M., me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G.M.

18:16
Cili ishte roli i Mbretëreshës në pezullimin e parlamentit!

Se çfarë ka menduar Mbretëresha Elisabetë për kërkesën e kryeministrit që të pezullojë parlamentin, me gjasa nuk do të mësohet asnjëherë, por, disa gjëra, mund të thuhen me siguri.

18:00
Korçë/ Po kalonin rrugën, furgoni përplas 2 këmbësore

Dy vajza janë përplasur nga një automjet në Korçë, teksa po kalonin nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

17:56
E vërteta mbi cigaret elektronike dhe pajisjet e tjera alternative

Ndërsa ngjarja që një sëmundje misterioze e mushkërive që ka prekur disa persona në SHBA dhe që i ka marrë jetën njërit prej tyre, ende po hetohet nga autoritetet, çfarë dihet deri tani është se ndër të tjera, të prekurit janë përdorues të ‘cigareve elektrike’ apo ‘elektronike’.

17:51
Zgjidhen velinat e “Fiks Fare”, kush janë 2 vajzat e reja të emisionit investigativ?

Pas çeljes së audicioneve dhe marrjes pjesë të disa konkurrenteve është bërë e mundur përzgjedhja e dy velinave të emisionit investigative, “Fiks Fare”.

17:45
“E frikshme”, njihuni me sozinë e Selena Gomez (FOTO – VIDEO)

Ngjashmëria e saj e “frikshme” me këngëtaren e njohur Selena Gomez, i ka dhuruar Lynda Merdji më shumë se 61 mijë ndjekës në Instagram.

17:41
Slloveni/ Një statujë 8 metra e lartë dedikuar Trump

Një statujë tetë metra e lartë e Donald Trump, me modelin e pangatërrueshëm të flokëve, me kostum blu, këmishë të bardhë dhe kravatë të kuqe, është ngritur në një fshat idilik në një qoshe të përgjumur të Sllovenisë Veriore.

17:39
Polonia me sytë nga Perëndimi, shpreson në forcimin e krahut lindor të NATO-s

Polonia po shpreson në forcimin e krahut lindor të NATO-s. Pavarësisht zhgënjimit që në në ceremoninë e përkujtimit të 80-vjetorit të Luftës së Dytë Botërore, në vend të Donald Trumpit do të marrë pjesë Mike Pence, Varshava vazhdon ta tregojë se mbetet me sytë nga perëndimi.

17:25
Ndërtesat- pasqyrë, disa nga çmenduritë më të famshme të arkitekturës botërore

A është e mundur të integrohet arkitektura me ambientin në mënyrë të tillë që të krijohet një territor sa më harmonik duke pasur në të njëjtën kohë edhe banesa të rehatshme?

17:14
Shorti i Europa League/ Çelja më 19 shtator, finalja në maj

Kompeticioni më i vogël kontinental për klube mori jetë me shortin e kësaj të premteje në Monte Carlo, në të njëjtin vend ku një ditë më parë Champions kishte formatuar grupet.

17:12
Rama inspektim në Floq: Objektiv që dimri të mos gjejë asnjë familje në tenda!

Kryeministri Edi Rama ishte në Floq të Korçës për një inspektim, aty ku një numër i madh banesash u shkatërruan dhe disa të tjera u dëmtuan nga tërmeti i 1 qershorit.

17:06
Uragani “Dorian”, Trump anulon vizitën në Poloni

Uragani Dorian pritet të forcohet në shkallën e stuhive “jashtëzakonisht të rrezikshme” ndërsa i afrohet tokës amerikane paralajmëron Qendra Kombëtare për Stuhitë.

16:55
Piu dhe nxori sekrete shtetërore, jep dorëheqjen asistentja spiune e Trump-it

Madeleine Westerhout, asistentja personale e presidentit amerikan, Donald Trump është detyruar të japë dorëheqjen e menjëhershme nga pozicioni i saj në Shtëpinë e Bardhë, pas nxjerjes së disa informacioneve të ndjeshme për familjen e tij.

16:48
Johnson: Bisedimet për Brexit-in do të intensifikohen

Kryeministri britanik Boris Johnson tha se dëshiron të “shpejtojë” bisedimet me Bashkimin Evropian, për të arritur një marrëveshje të re të Brexit-it, para afatit të daljes së vendit nga BE-ja, më 31 tetor.

16:33
Elbasan/ Përplasen dy makina, plagosen dy izraelitë

Një aksident rrugor ka ndodhur në Elbasan ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, por është përfshirë edhe një motoçikletë.

16:30
Deklarata e 5 ambasadorëve: Zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, mundësi vendimtare për qytetarët

Përmes një deklarate, ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara tërhoqën vëmendjen përsa i përket çështjes së zgjedheve të ardhshme në Kosovë.

16:24
Kujdesi për lëkurën para dhe pas pushimeve

Temperaturat e larta gjatë sezonit të verës riskojnë shëndetin e lëkurës. Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm ndaj rrezeve të forta të diellit, fytyra juaj nuk do të jetë më e butë dhe do i afroheni më shpejt plakjes.

16:21
Vjedhja me biletat, jepen masat e sigurisë për 8 të arrestuarit

Gjyqtari i kryeqytetit Altin Abdiu liroi gjashtë nga tetë të arrestuarit mbi hetimin e biletave false në Tiranë që dyshohet se nga shmangia e detyrimeve tatimore i kanë shkaktuar shtetit një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

16:05
Hahn: Kosova të heqë taksën. Prioritet i jepet dialogut me Serbinë

Në Helsinki zhvillohet sot takimi i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

15:49
“Lufta” për kryeministrin, Kurti i propozon marrëveshje Mustafës: Të zgjidhet kush fiton më shumë vota

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë shprehur publikisht synimin për të bërë koalicion së bashku për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, por ajo që i ndan është posti i kryeministrit. As LDK dhe as VV nuk pranojnë të tërhiqen nga marrja e kreut të ekzekutivit në rast se fitojnë zgjedhjet, por Albin Kurti i ka propozuar së fundmi një marrëveshje Isa Mustafës për të kaluar ngërçin.

15:45
Trajneri i U21 tregon objektivat për ekipin: Na duhet Austria, jo Franca

Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshje në shator, nga këto njëra është miqësore me Francën një më 5 shtator dhe tjetra me Austrinë, si ndeshje zyrtare më 9 shtator, në stadiumin “Niko Dovana”, të qytetit të Durrësit.