Zbardhet dinamika e atentatit në Sarandë, 66-vjeçari u vra brenda lokalit të karburantit të tij, konflikt disa ditë më parë me autorin
Shërbimi Metorologjik Ushtarak na ka vënë në dijeni në lidhje me erën që ka pushtuar vendin ditës e sotme dhe gjithashtu parashikohet që nesër në mëngjes të jetë dita më e ftohtë.
Temperatura pritet të shkojë deri në -10 gradë në zonat malore -6 në ato te ulëta dhe -1 gradë në ato bregdetare.
Njoftimi:
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga oret e mesditës se dites se sotme era ka qene intensive ne vendin tone me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe drejtim nga kuadrati i veriut.
Shpejtësia me e larte e regjistruar ne qytetin e Tiranes me 18m/s (68km/h). Era intensive do te vazhdoj deri ne oret e para te mengjesit te dt. 06.01.2020 me shpejtesi mesatare 5-10m/s dhe hera heres era fiton itensitet deri ne 15-20m/s.
Përgjatë vijes bregdetare dhe zonat luginore stuhi ere e cila arrine shpejtësinë deri ne 25-30m/s. Duke nisur nga oret e mesditës se dt.
06.01.2020 pritet pakësimi gradual i intensitetit te eres me shpejtesi mesatare 5-10m/s ndersa pergjate vijës bregdetare zonat luginore te verilindjes dhe juglindjes si dhe zonen e alpeve era do te mbetet intensive deri ne 20-30m/s (80-108 km/h) perseri me drejtim nga kuadrati i veriut.
Nga dt. 07.01.2020 era humbet akoma me shume intensitet dhe behet mesatare me shpejtësi 3-8m/s me përjashtim vijen bregdetare e cila do te arrij shpejtësi deri ne 15m/s.
Dita me e ftohte parashikohet te jete mengjesi i dt. 07.01.2020 me temperaturat qe pritet te arrijne deri ne -10 grad ne zonat malore, -6 në ato te ulëta dhe -1 grade ne ato bregdetare.
Top Channel