Reali i Madridit e nisi në mënyrë më të mirë të mundshme vitin e ri teksa fitoi derbin e vogël të qytetit ndaj Getafes 3-0 në fushën e kësaj të fundit për t’u ngjitur në kuotën e 40 pikëve

Pjesa e parë e sfidës përfundoi me avantazhin e Realit të Madridit 1-0 me autogolin e portierit të Getafes, Soria që gaboi rëndë dhe  devijoi topin e gjuajtur nga Raphael Varane. Dhe e gjithë kjo ndodhi pas një momenti shumë të mirë të Getafes që kërcënoi rrezikshëm portën e Realit të Madridit që shpëtoi nga ndërhyrja fantastike e Thibaut Courtois.

Me fillimin e pjesë së dytë, Reali i Madridit gjeti edhe golin e dytë. Edhe në këtë rast protagonist u bë Varane, që këtë radhë mori edhe autorësinë, pasi goli u konfirmua edhe nga sistemi VAR. Në minutat e fundit të sfidës, Reali i Madridit shënoi sërish në portën e Sorias, këtë radhë me Luka Modric duke marrë në këtë mënyrë edhe 3 pikët e para për vitin 2020.

Ndërkaq më herët në Mestalla u zhvillua edhe ndeshja mes Valencias dhe eibarit e fituar nga skuadra valenciane 1-0 me gol të Maxi Gomez.

Top Channel