E premte, 30 Gusht 2019
15:33
Bolivi/ 1.2 milionë hektarë pyje në flakë, presidenti shuan vetë zjarret

Zjarret kanë shkatërruar 1.2 milionë hektarë pyje dhe tokë në Bolivi, këtë vit dhe zjarrfikësit janë të angazhuar në një luftë të ethshme me flakët.

15:30
Vetting-u me dy standarde, raporti: Për një vendim, 16 deri 20 muaj

Në një kohë kur Reforma në Drejtësi është jetësuar fjala vetting është artikuluar masivisht nga qytetarët, politika dhe ndërkombëtarët. Deri në fundin e muajit gusht 2019 kanë kaluar procesin e rivlerësimit rreth 189 subjekte, nga të cilat 69 janë vendime shkarkimi dhe 38 janë dorëheqje. Statistikisht ky është një rezultat i lartë dhe tregues i thellësisë dhe ashpërsisë së procesit të rivlerësimit. Megjithatë ky proces mbart dritëhije , sidomos në standardet e ndjekura.

15:27
Rindërtohet ‘Servete Maci’, Veliaj: Në 2011 shkolla u vendos të mbyllej

Pas shkollës “Kosova”, e cila u ndërtua e nga e para dhe me standarde të larta. Një tjetër shkollë të cilën kryetari i bashkisë e vlerëson shumë të mirë, i shtohet kryeqytetit. Shkolla “Servete Maci” është rindërtuar nga e para.

15:18
Theu këmbën në alpe, polaku: I jam mirënjohës banorëve, më ndihmuan

Wojtek Markiewivcz është një i ri nga Polonia që mbrëmjen e së enjtes kaloi disa nga momentet më të vështira të jetës së tij. Teksa po eksploronte bukuritë natyrore të Thethit, vendosi të vijonte me tej në majën e Harapit, por aty pësoi një aksident duke u rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme.

15:08
Bumi i ndërtimit/ Kryebashkiakët dyfishuan lejet, në gjashtë muaj 335 mln euro investime

Bumi i ndërtimeve të reja do të vazhdojë me intensitet të lartë edhe gjatë viteve të ardhshme, të paktën referuar lejeve të ndërtimit, që kanë dhënë institucionet përgjegjëse. Instititi i statistikave raportoi se vlera e lejeve të ndërtimit që janë miratuar nga bashkitë në gjysmën e parë të vitit u rrit me dy herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

15:05
Zjarr në ishullin e Sazanit

Këtë të premte është konstatuar një vatër zjarri në ishullin e Sazanit.

14:43
Europa League/ Hidhet shorti, grupe të kalueshme për skuadrat favorite

Në Grimaldi Forum të Montecarlos u hodh mesditën e sotme shorti i fazës së grupeve të edicionit 2019-2020 të Europa League. Grupe deri diku të balancuara për numrin më të madh të skuadrave ndërkohë që nuk pritet të hasin vështirësi për t’u kualifikuar në raundin tjetër klubet favorite për suksesin final si Arsenali, Manchester United, Roma, Lazio e Sevilla.

14:19
Trump anulon vizitën në Poloni, për shkak të stuhisë “Dorian”

Presidenti amerikan, Donald Trump, anuloi udhëtimin e tij në Poloni, pasi siç tha, duhet të qëndronte në vend, për shkak të stuhisë Dorian, që po kërcënon shtetin e Floridas.

14:06
Protestat për HEC-in në Skrapar, pezullohen punimet

Pas ankesës së banorëve të fshatit Backë në Skrapar kundër ndërtimit të HEC-it, pezullohen punimet nga institucionet përgjegjëse. Pas protestës së banorëve të fshatit Backë në Potom të Skraparit, kundër ndërtimit të një HEC-it që sipas tyre rrezikonte të linte pa ujë të gjithë fshatin, kanë reaguar institucionet përgjegjëse shtetërore, të cilët kanë bllokuar edhe vijueshmërinë e punimeve.

13:54
Meta: Të mos lejojmë kurrë asnjë sistem totalitar të instalohet në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë, me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile” vëllezërit Bujar, Ylber, Halit dhe Seit Petrela, si dhe Shqipjon Topullit (pas vdekjes).

13:42
Qipro/ 34-vjeçarja vdes në një ceremoni satanike

Një grua 34-vjeçare letoneze u gjet e vdekur në Larnaka të Qipros, e cila mori pjesë në një ceremoni satanike. Siç tha zëdhënësi i Departamentit të Policisë Larnaca, Charalambos Zachariou,:- “Policia po vazhdon të hetojë rastin dhe po bëhen përpjekje për të identifikuar rreth 20 persona që morën pjesë në një ‘ceremoni të pastrimit të shpirtit’, të zhvilluar në një kompleks apartamentesh”.

13:36
Më 2 shtator Kuvendi nis punimet

Kuvendi pritet që të rinisë punimet më 2 shtator 2019. Urdhri është dhënë nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ka kërkuar që të hënën e parë të shtatorit, më në orën 18.00, të fillojë seanca e parë plenare.

13:26
Lleshaj, deklaratë nga Pusteci: Pika kufitare të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij maqedonas. Në një deklaratë për mediet, Lleshaj tha se palët kanë diskutuar për menaxhimin e kufirit të përbashkët.

13:15
Përfundojnë korsitë e biçikletave në Rrugën e “Kavajës”

Tirana çdo ditë e më shumë po bëhet një qytet ku mund ta gjejë veten gjithkush. Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një rëndësi të veçantë politikave ambientaliste, që nxisin përdorimin e mjeteve që nuk ndotin ajrin, siç është edhe përdorimi i biçikletave. Kësaj here ndërmarrjet bashkiake kanë përfunduar një tjetër korsi të dedikuar vetëm për dy rrotakët.

13:12
Kat shtesë në ‘Sky Tower’, PD: Veliaj të bëjë transparencë për lejen

Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet Orjola Pampurit për disa ndërtime në kryeqytet. Pampuri publikoi fotot e katit shtesë që po ngrihet në kullën ‘Sky Tower’ dhe kërkoi nga kryebashkiaku Erion Veliaj që të bëjë transparencë.

13:02
Luftëtari gjen fajtorët, ekipi gjirokastrit në situatë të vështirë

Luftëtari është një ndër skuadrat që ka bërë jo pak zhurmë në këtë prag sezoni të Superligës dhe kjo më tepër për problemet që ka patur, me organizimin, organikën dhe trajnerët e ndryshuar dy ditë përpara fillimit të kampionatit. Në një intervistë për Top Channel, presidenti i ri i Luftëtarit Bekim Halili, flet për këtë situatë jo normale të fillim sezonit duke akuzuar të parin trajnerin e larguar Klevis Dalipi.

12:50
Champions/ Kupa vlen 100 milionë euro, ndahet më 30 maj në Stamboll

Liga e Kampioneve është turneu që gjeneron më shumë të ardhura për qeverinë e futbollit europian, dhe është edicioni më i shikuar në mbarë globin, pak rëndësi se tifozi i kujt ekipi je. Xhiroja e sponsorëve, të drejtave televizive dhe ‘market pool’ reflektohen ndjeshëm dhe në bonuset që jepen për ekipet pjesëmarrëse, diçka që fuqizon financat edhe për ato emra që janë të shëndetshëm në aspektin ekonomik.

12:39
Vjedhja me biletat, Prokuroria kërkon arrest me burg për 7 nga 8 të arrestuarit

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtatë nga tetë personat e arrestuar për falsifikimin e biletave të urbanëve në Tiranë.

12:37
Koalicionet zgjedhore në Kosovë /Partitë nën ethet e bisedimeve para fushatës

Sot është data e fundit për nënshkrimin e koalicioneve nga partitë politike për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë.

12:29
Polakët “pushtojnë” Durrësin/Fluksi do vijojë edhe gjatë shtatorit  

Me fundin e gushtit nuk po ikën vapa por as turistët. Fluksi  i turistëve pritet të vazhdojë edhe gjatë shtatorit. Gazetarja e Top Channel në Durrës, Vali Qyrfyçi tha se polakët kanë qenë të pranishëm gjatë gjithë sezonit dhe ata vazhdojnë të vijnë në Durrës edhe pse sezoni veror është drejt fundit.

12:28
“Gra drejtuese në Shkodër”, Vokshi: Do jenë fasada e vjedhjeve të Ramës

Demokratja Albana Vokshi e konsideron përdorim të grave vendimin e kryeministrit Edi Rama për të emëruar vetëm gra në postet drejtuese në Shkodër. Pasi liston disa akuza të forta ndaj Ramës, Vokshi sulmon edhe ish-kolegen e saj në Parlament, Elisa Spiropalin.

12:16
Dorëheqjet e drejtorëve të Shkodrës/Ikin burrat, vijnë gratë

Pas udhëzimit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e drejtoreve të Shkodrës dhe zëvendësimin e tyre me drejtuese gra, kane ardhur edhe dorëheqjet e para. Deri mw tani janë disa drejtorë që kanë paraqitur dorëheqjet e tyre, duke i hapur rrugë, kandidaturave të reja.

12:06
Maqedonia “viktimë” e Shqipërisë? Dimitrov: Një më mirë se zero, na vlerësoni veçmas

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov kërkon që vendi i tij të trajtohet dhe të vlerësohet i ndarë nga Shqipëria sa i përket hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

11:57
Iphonet ‘sulmohen’ nga viruset. Google: Pasi hakeroheshin, sekretet e përdoruesve ekspozoheshin

Një operacion i paprecedentë i hakerimit të iPhonëve, që ka patur në shënjestër mijëra përdorues në javë, deri sa u zbulua në janar, është bërë publik nga kërkuesit në ekipin e sigurisë së jashtme të Google.

11:50
Shkencëtaret zbulojnë se si lindin homoseksualët

Homoseksualiteti lind nga një kombinim faktorësh gjenetikë dhe ambientalë. Ky është përfundimi i një studimi të shumëdebatuar, i kryer mbi një milionë e gjysmë persona nga një ekip ndërkombëtar kërkuesish.

11:45
Aksident i rëndë në Maliq-Pogradec, tre persona të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti. Mjetet me të cilat udhëtonin të plagosurit janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin rrugor Maliq-Pogradec, në fshatin Pirg.

11:43
Blerta Hoti, politikania shqiptare që ka në dorë të ardhmen e BE-së

Blerta Hoti, e cila dikur ishte vetëm një emigrante në Suedi, sot është pjesë e kuadrit të këshilltarëve në një nga komunat më të mëdha në Suedi. Mediet suedeze kanë bërë një lajm rreth shqiptares, duke thënë se ardhmja e BE-së, varet nga Blerta Hoti.  Ekspertja e politikës është caktuar nga partia e saj, që të flasë për pesë skenarët e së ardhmes së BE-së pas Brexit të Mbretërisë së Bashkuar.

11:23
Euro 2010/ Maqedonia e Veriut me 5 shqiptarë në dy sfidat e radhës

5 futbollistë me origjinë shqiptare janë në listën e trajnerit të Maqedonisë së Veriut Igor Angelovski. Ata do të luajnë për dy sfidat e radhës kualifikuese për Euro 2020 që do të zhvillohen në muajin shtator ndaj Izraelit dhe Letonisë.

11:18
Superliga e Kosovës/Java e 2-të nis me duelin Dukagjini-Drita

Superliga e Kosovës rikthehet këtë të premte me sfidën hapëse të javës së 3-të. Në Klinë, Dukagjini që në javën e parë mori një barazim me vlera ndërsa në javën e 2-të bëri pushim pasi ndeshja ndaj Prishtinës u shty, pret Dritën e Gjilanit.

11:06
Arrestohet rumuni në Shëngjin, me lugë dhe thika kontrabandë

Një shtetas me banim në Rumani, I.G., 46 vjeç, është arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Fushë Milot-Lezhë. Arrestimi i 46 vjeçarit u bë nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë e Lezhës, në kuadër të planit të posaçëm të masave për luftën kundër informalitetit.

11:03
Nuk mblodhi taksat, Bashkia e Peqinit lë 3 muaj pa rroga punonjësit e saj

Rreth 180 punonjës të Bashkisë së Peqinit prej 3 muajsh nuk kanë marrë pagat e tyre. Mosrealizimi i mbledhjes së detyrimeve e ka çuar Bashkinë e Peqinit në një gjendje të vështirë financiare me të cilën është përballur kryetari i ri, menjëherë pas marrjes së detyrës.

10:59
“Edi Rama është artist i mashtrimit”, Basha video-mesazh kundër kryeministrit

“Shqiptarët janë sot të varfër sepse janë të vjedhur”, kështu e nis reagimin kryeopozitari Lulzim Basha, i cili ka publikuar një video-mesazh kundër kryeministrit Edi Rama.

10:51
Studiuesit e huaj mahniten nga arkeologjia dhe shpellat shqiptare

Mes vizitorëve në qytetin antik të Apolonisë ka edhe turistë që arkeologjinë e kanë profesion. Danilo Blanda është studiues shpellash që vjen prej vitesh në Shqipëri.

10:33
Aktorja e “O sa mirë”, Arta Nitaj do të bëhet deputete: Do zgjidh hallet tuaja

Arta Nitaj, aktore e njohur në Kosovë, ka vendosur që t’i hyjë politikës. Aktorja simpatike i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, e drejtuar nga Kadri Vaseli, dhe synon t’i japë vota të konsiderueshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

10:14
Brad Pitt: “Ad Astra”, filmi më sfidues që kam luajtur deri më sot

Në edicionin e 76 të Festivalit të Filmit në Venecia, ishte dita e yjeve hollivudiane. Protagonistë ishin Brad Pitt dhe Scarlett Johansson, të pritur nga fansa që i prisnin prej orësh, pavarësisht të nxehtit.

10:06
Ambicia e Donald Trump: Do krijojmë ushtri me luftëtarë hapësinorë

Ishte një hap i vogël për njeriun, por një hap gjigant për trampistët. Donald Trump, nga kopshti i trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, premtoi se do të krijojë një ushtri me luftëtarë hapësinorë. Ai organizoi një ceremoni me rastin e krijimit të komandës hapësinore në kuadër të ushtrisë.

10:00
Ilir Meta: Zgjedhjet e rregullta janë zgjidhje për problemet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për “Il Giornale”, ku flet për krizën politike në Shqipëri dhe zgjedhjet e 30 qershorit. Ai ka theksuar se vetëm zgjedhjet e rregullta mund t’i japin zgjidhje situatës në vend.

09:52
Cakaj në Helsinki/ Takime me homologët për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Me ftesë të zëvendëspresidentes së Komisionit Europian, Federica Mogherini dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, ministri në detyrë, Gent Cakaj, mori pjesë në një takim jo formal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së dhe të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, formati Gymnich, i cili po mbahet në Helsinki.

09:43
Fotot/ Thyhet memoriali turk në Tiranë

Është thyer memoriali i vendosur në Tiranë në nder të viktimave që kundërshtuan tentativën e grushtit të shtetit në Turqi. Pllaka është dëmtuar në pjesën anësore të saj, ndërkohë që policia ka rrethuar zonën ku është vendosur memoriali.

09:43
Greqi/Zbardhet dëshmia e vrasësit të shqiptarit: I thashë që s’kishim shkuar për atë

Zbardhet dëshmia e njërit prej të akuzuarve për vrasjen e shqiptarit, që ishte roje sigurie në një kompani në Korydallos të Greqisë. Bëhet fjalë për ngjarjen e 17 qershorit, ky dy persona dhunuan për vdekje 68-vjeçarin shqiptar, që po ruante objektin. Vrasësit kishte shkuar atje për të vjedhë pajisje, pasi nuk ishin paguar për punën e bërë nga pronari i kompanisë.

08:44
Delvinë/ Zjarrfikësit në luftë me flakët deri në mëngjes, situata nën kontroll

Në Kardhikaq zjarri është vënë nën kontroll vetëm gjatë orëve të mëngjesit. Zjarrfikës nga Finiqi, Delvina, Saranda dhe Gjirokastra kanë punuar gjatë gjithë natës për të izoluar flakët.

08:37
“Ejani shpejt! Këtu është një kufomë”, arrestohet 43-vjeçari që gjeti shqiptarin e vdekur në makinë

Një i ri i është nënshtruar hetimit për vdekjen e Serxho Veizit, 27-vjeçarit me origjinë shqiptare, që u gjet i vdekur nga një plumb në kokë në automjetin e tij në rrugën provinciale Casarano-Ugento, Itali disa ditë më parë.

08:12
Kulturën e mirëseardhjes në Gjermani e mban gjallë rinia

Demonstrata të ekstremistëve të djathtë, sulme kundër emigrantëve. Ka marrë fund kultura e mirëseardhjes në Gjermani? Një studim aktual i Fondacionit Bertelsmann tregon se ajo ende është solide.

08:00
Franca pa dy yjet në ndeshjen me Shqipërinë. Mungon Mbappe dhe Kante

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës atë kundër Shqipërisë dhe Andorës.

07:50
Ankand në Los Angeles/ Ikonat dhe legjendat e Hollivudit

Helmeta e Darth Vader, nga “The Empire Strikes Back”, është pjesë e një koleksioni të gjerë thesaresh të Hollivudit që do të dalin në ankand muajin e ardhshëm, me ekspertët që parashikojnë se vetëm kjo helmetë mund të kapë një shifër prej 500 mijë dollarësh. Maska dhe helmeta është një nga të vetmet e mbetura të vendosura nga aktori David Prowse.

07:13
Pasuria e Aretha Frenklin/ Edhe Obama ka pretendime

Aretha Frenklin është ndarë nga jeta në 2018 dhe pasurinë e saj ia ka lënë katër fëmijëve. Ndërkohë që këta të fundit kanë nisur një betejë ligjore për trashëgiminë, tani bën përpara edhe një person i pestë: Barak Obama.

07:06
Pasardhësit e Kajzerit kërkojnë pronat në Gjermani

Një shekull pasi monarkia gjermane u abrogua, disa nga pasardhësit e saj vazhdojnë të mbeten të përfshirë në një betejë për të rimarrë atë që ata e konsiderojnë si pronë të tyre.

06:36
Presidenti merr vendimin, Brazili ndalon ndezjen e zjarreve për pastrimin e tokës

Brazili ndaloi ndezjen e zjarreve për pastrimin e tokës për 60 ditë, për t’iu përgjigjur kështu rritjes masive të numrit të zjarreve në pyjet e Amazonës.

06:26
Peaky Blinders si Game of Thrones, frymëzim për emrat e rinj

Drama televizive Peaky Blinders mund të ketë frymëzuar disa prej emrave më popullorë të fëmijëve në Angli dhe Wales.

04:58
Modelja braziliane ‘thyen’ rrjetin, me të vera nuk mbaron në gusht!

Modelja braziliane Nathalia Baranchelli po çmend web-in dhe sidomos fansat e saj në Instagram.

03:47
Punëtorët sezonal ‘pushtojnë’ fushat e Gjermanisë

Rreth 300.000 punëtorë sezonalë vijnë kryesisht nga Europa Juglindore në Gjermani, për të ndihmuar në bujqësi e gastronomi. Edhe për ta vlen e drejta e pagës minimale, 9.19 Euro për orë pune. Por si është realiteti?

02:38
Departamenti i Drejtësisë: Comey shkeli rregullat e FBI-së

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey shkeli politikat e Byrosë Federale të Hetimeve për mënyrën e përdorimit të memorandumeve që dokumentojnë biseda private me Presidentin Donald Trump në javët para se zoti Comey të shkarkohej, tha të enjten Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë.

02:05
“Mos na rrahni, thjesht na vrisni”, qytetarët e Kashmir akuzojnë ushtrinë për dhunë

Forcat e sigurisë në Kashmir të administruar nga Indianët janë akuzuar për kryerjen e disa rrahjeve dhe torturave në vazhdën e vendimit të qeverisë për të hequr autonominë e rajonit.

01:31
Tërmeti 6.3 ballë ‘shkund’ SHBA-në

Një tërmet me magnitutë 6.3 ballë të shkallës rihter, u rregjistrua mëngjesin e të enjtes në Oqeanin Paqësor shumë afër Oregonit.

00:38
Mitsotakis në Berlin/ “Marrëdhënie të reja me Gjermaninë, nuk do flasim vetëm për borxhet”

Me interes të madh kanë ndjekur grekët,por edhe partnerët e tyre europianë , vizitën e parë të kryeministrit të ri Kyriakos Mitsotakis në Berlin,ku ai është pritur sipas protokollit nga kancelarja Merkel.

E enjte, 29 Gusht 2019
22:58
Italia shpëton nga kriza/ Conte kryeministër, flet për Italinë në Evropë

Giuseppe Conte e pranoi mandatin e krijimit të qeverise së re me zotimin që të drejtojë një Itali për “të bashkuar e gjithëpërfshirëse”.

22:55
Polakun e shpëtojnë banorët e Thethit/ Theu këmbën në alpe

Një turist polak ka rënë sot nga Maja e Harapit në Theth të Shkodrës dhe për pasojë ka dëmtuar të dyja këmbët.

22:45
Gruaja më e shpejtë në timon vdes duke tentuar të thyejë rekordin e vet!

Pilotja e makinave të shpejta, Jessi Combs, mbajtëse e titullit të “gruas më të shpejtë mbi katër rrota” , humbi jetën ndërsa përpiqej të thyente rekordin që kishte vendosur vetë.

22:23
Vetëm 9 vjeç, ndahet nga jeta vajza e ish-menaxherit të Barcelonës

Ish-menaxheri i Barcelonës dhe Spanjës, Luis Enrique ka njoftuar vdekjen e vajzës së tij Xana në moshën nëntë vjeç.

22:11
3 muaj burg derisa u vërtetua që ishte mjaltë shtëpie, jo drogë

Një emigrant po kthehej nga një udhëtim për pushime në vendlindje, por nuk e dinte që kjo do t’i kushtonte lirinë.

21:56
Protesta kundër Johnson/ Opozita britanike: Grusht shteti. Kryeministrin e braktisin të vetët

Boris Johnson mori goditjen e parë të fortë nga vetë radhët e partisë së tij pas vendimit për të pezulluar parlamentin për një muaj, çka do t’ia vështirësonte së tepërmi ligjvënësve mundësinë të miratonin ligje që do të bllokonin daljen nga BE-ja pa marrëveshje.

21:32
“The New Pope”/ Seriali me papën katolik, shumë joshës

Ka dalë traileri i parë i serialit të ri “the New Pope” , me regji e skenar të Paolo Sorrentino dhe protagonist John Malkovich e Jude Law.

21:16
Misteri i “influencueses”, në çdo foto Instagrami retë duken njësoj

Ju ka ndodhur që të shihni “influencues” Instagrami dhe të mendoni se sa me fat janë disa persona, që vetëm udhëtojnë në vende të bukura, ndërkohë që ju e kaloni jetën të mbyllur në punë e shtëpi?

21:09
Mitsotakis në Berlin, takohet me Merkel/ Theksi te bashkëpunimi dypalësh

Me interes të madh kanë ndjekur grekët, por edhe partnerët e tyre europiane , vizitën e parë të kryeministrit të ri Kyriakos Mitsotakis në Berlin, ku ai është pritur sipas protokollit nga kancelarja Merkel.

20:55
Fotot/ 10 gjëra që me siguri po i shihni për herë të parë në jetën tuaj

Bota jonë është plot me gjëra të pazakonta, dhe megjithëse ka shumë burime informacioni, ka ende disa gjëra që mund të na bëjnë përshtypje.

20:36
Vuçiç: Serbët në zgjedhje/ Presidenti ju kërkon të marrin pjesë në votimet në Kosovë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i kërkoi listës serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, në mënyrë që “të fitojë dhe luftojë për interesat e serbëve“.

20:18
BMW X6 vjen me “Vantablack”, materialin më të zi në planet

“Vantablack” është një material i prodhuar nga një kompani në Britani, dhe njihet si lënda më e zezë në planet, që thith rreth 99.6% të dritës që sheh syri i njeriut.

19:57
Të flasim për shëndetin/ Emisioni ‘Hipokrati’ në Top Channel vjen i ndryshuar

Sezoni i ri në Top Channel e sjell Hipokratin tërësisht ndryshe. Emisioni kushtuar shëndetësisë, pas një suksesi sezonin e parë rikthehet në 21 Shtator në Top Channel në drejtimin e gazetares Erjona Rusi.

19:52
Oferta e re e DigitAlb/ Abonime me çmime të ulëta dhe dekodera falas

Pas kërkesave të shumta nga abonentët , DigitAalb ka vendosur të shpërblejë abonentët e tij duke shtyrë ofertën deri ne 30 gusht. DigitAlb vjen me 4 oferta të reja, për paketat familjare dhe ato premium.

19:43
Vjedhje me biletat e autobusit/ Me bileta false për të mos paguar taksat

“Merri dokumentat dhe digji”, kjo kërkesë e Ferdinant Ibrahimit drejtuar në telefon të birit, ka ngecur në rrjetën e hetimeve të Prokurorisë edhe ortakun dhe administratorin e subjektit Ferlut, përsa i takon hetimeve që po zhvillohen mbi falsifikimin e biletave të transportit urban.

19:35
Champions përplas pretendentët, short ‘pikant’/ Zbulohen edhe më të mirët e sezonit

Nga duart e Uesli Shnajder u zbulua edhe shorti i fazës së grupeve në Ligën e kampioneve, turneu elitar që rezervon përballje pikante që në kalendarin e hershëm.

19:13
“Mesfushori i Vitit”, triumfon ish-lojtari i Ajaksit (çmimet)

Ndërkohë që po zhvillohet hedhja e shortit për fazën e grupeve të Champions League për sezonin 2019-2020, u dorëzuan edhe disa çmime për paraqitjet e lojtarëve në edicionin e kaluar.

19:00
Operacioni në Krujë/ Lleshaj: Ka mbaruar historia e kanabisit në Shqipëri!

Ditën e sotme është bërë me dije nga Policia e Shtetit se është finalizuar Operacioni Policor antikanabis i koduar “Malësia e Krujës”.

18:42
Video/ Zjarre pranë Pogradecit, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

Një zjarr masiv ka përfshirë vreshtat e fshatit Grabovicë në bashkinë e Pogradecit.

18:37
Punimet në rrjet/ Për dy ditë ndërpritet energjia elektrike në Tiranë, orari dhe zonat

OSHEE njofton se disa zona nesër dhe pasnesër do të përballen me stakim të energjisë elektrike, për shkak të punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e kabinave elektrike në Tiranë.

18:24
PD: Rama i hapi rrugën Tom Doshit, “spastroi” administratën

Pas shkarkimeve ka reaguar PD dega e Shkodrës sipas të cilës Edi Rama po vendos PS Shkodër, në administrimin e Tom Doshit, personit i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

18:04
Zbulohet bukuroshja që ka “rrëmbyer” zemrën e Lapo Elkann – Foto

E përjavshmja italiane “Chi” ka zbuluar të dashurën e re të biznesmenit të njohur italian Lapo Elkann, ish CEO i kompanisë së prodhimit të automobilëve, FIAT.

18:00
Pas kritikave të Ramës, jep dorëheqjen drejtori i Hetimit Tatimor për veriun

Drejtori i hetimit tatimor për zonën e veriut, Agim Shimaj i emëruar në detyrë më pak se 2 muaj më parë nga ministrja Anila Denaj ka dhënë dorëheqjen.

17:45
Robotët si njerëz/ Dirigjojnë orkestra, qajnë apo nxjerrin gjak

Robotët po bëhen gjithmonë e më të jashtëzakonshëm: kërcejnë, këndojnë, luten, dhe së fundi, ..atyre u del gjak, tamam ashtu si njerëzve!

17:25
PSG bindet nga çeku i milionave, Neymar rikthehet tek Barça

Në ditët e fundit të lejuara nga merkato e futbollit europian, goditja më e madhe dhe e bujshme po kalohet nga të njëjtë protagonistë, por me drejtim të kundërt. Pas muajsh të tërë negociatash dhe polemikash, Barcelona arriti më në fund të bindë Paris San Zhermenin për rikthimin e Neymar në Katalonjë, një lëvizje e guximshme për një lojtar që u largua mes polemikave e madje hapi dhe gjyqe pa fund ndaj formacionit blaugrana.

16:59
Domingo pritet ngrohtë në Salzburg

Kur kanë kaluar disa javë nga akuzat për agresion seksual në adresë të Placido Domingos u bënë publike, një kor bravosh jehoi në Salzburg për këngëtarin e famshëm të operas, që në anën tjetër i shpërndau puthje publikut që e priti me ovacione.

16:41
Etiopi/ Zbulohet kafka 3.8 milionë vjeçare

Një kafkë 3.8 milionë vjeçare e një njeriu të hershëm, është zbuluar në Etiopi dhe për shkencëtarët, zbulimi ka potencialin të ndryshojë në thelb njohuritë tona për evolucionin njerëzor.

16:29
Udhëtim me jaht pro klimës. Adoleshentja suedeze udhëtoi 15 ditë në det, e vetme

Aktivistja adoleshente për klimën Greta Thunberg përfundon udhëtimin e saj 15 ditore në SHBA teksa zbarkoi në New York, një udhëtim të cilin ajo e kreu me jahtin e saj pa karbon dhe nuk e fshehu aspak entuziazmin e saj. ‘Tokë! Shfaqen dritat e Long Island në New York City-shkruante Greta Thunberg në një postim të saj në Twitter.

16:10
Delvinë/ Zjarret djegin 8 shtëpi, pyjet në flakë (video)

Këto javë flakët e zjarreve kanë djegur edhe 8 banesa në zonën mes bashkive Delvinë dhe Finiq.

15:43
Mbërrijnë arkivat osmane. Urdhërat për Ali Pashanë, Bushatllinjtë si dhe u dëbuan shqiptarët e Moresë

Ky është një dokument i printuar në formë më minimale, sepse dokumenti original është në formë të digjitalizuar. Bëhet fjalë për një berat, ose një document që tregon rritjen në detyrë të Ali Pashë Tepelenës, gjatë kohës së sundimit Osman.

15:40
US Open, fitore nën shi. Kalojnë më të mirët: Djokovic, Federer, Williams

Reshjet e shiut u bënë protagonistë në ditën e tretë të turneut të US Open në New York. Po kjo nuk i pengoi pretendentët për fitoren finale që të kualifikohen për në raundin e tretë të evenimentit.

15:20
Arbëreshët në festën e Tiranës/ Realizojnë aktivitete për 100-vjetorin e shpalljes, kryeqytet

Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet do të kenë vendin e tyre në aktivitet që do të zhvillohen dhe arbëreshët.

15:20
UET, 75 programe studimi, oferta e re për vitin e ri akademik

Shumë maturantë të cilët kanë përfunduar vitin e tyre të fundit shkollor, do të ulen për herë të parë në bangat e universiteteve. Zgjedhja e degës së studimit është më e rëndësishmja për ta. Për këtë arsye Universiteti Europian i Tiranës, ka zgjeruar programin e studimit.

15:17
Juridiku, 10 kandidatë për një vend

Edhe pse tregu është i mbingopur me juristë dhe shumë studentë të cilët kanë një diplomë të degëve të drejtësisë dhe të cilët janë ose të papunë ose punojnë në ‘call center’, edhe këtë vit ka një kërkesë të shtuar për të ndjekur Fakultetin e Drejtësisë nga maturantët.

15:14
Kërkesa e Ramës, dorëhiqen 6 drejtues në Shkodër

Pa u mbushur 24 orë nga mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, ku u vendos për largimin e drejtuesve të drejtorive në Shkodër, disa prej tyre kanë dhënë vetë dorëheqjen. Top Channel mëson se janë gjashtë drejtues drejtorie, përfshirë kryetarin e PS në Shkodër, që kanë dhënë sot dorëheqjen.

15:11
Shkodër, vetëm gra drejtuese. Si po pritet vendimi i kryeministrit për shkarkimin e burrave

Udhëzimi i kryeministrit Rama për ristrukturimin e partisë Socialiste në Shkodër dhe shkarkimin e drejtuesve të drejtorive rajonale pritet të prekë shumë institucione.

15:08
Digjital, lider i digjitalizimit. Oferta me dekoder falas, fluks në pikat e shitjes

Të shumtë janë qytetarët që po përfitojnë nga oferta e re e digitalb. Në pikën e autorizuar Digitalb në Elbasan qytetarët po nxitojnë të marrin shërbimin dhe të përfitojnë ofertën.

15:05
Faturat online mund të shtyhen. Biznesi kërkon kohë, qeveria e gatshme për lëshime

Qeveria mund ti lërë më shumë kohë në dispozicion biznesit për tu përgatitur për ligjin e ri të faturës elektronike. Ligji ishte parashikuar të hynte në fuqi në 1 janar të vitit të ardhshëm, por ministrja e financave tha se qeveria do të marrë parasysh sugjerimet e biznesit nëse koha është e pamjaftueshme.

14:43
Kishte mbi 200 kg marijuanë në makinë, arrestohet në Itali shqiptari

Një shqiptar është arrestuar teksa kishte në automjet mbi 200 kg marijuanë. Makina ishte duke ecur pranë një autostrade në Bolonja, kur patrulla e policisë vendosi të ndalonte shoferin për kontroll.

14:33
Frika nga nismat ligjore, Interi përfshin Icardin në stërvitjet taktike

Mauro Icardi vijon të bëjë rezistencë dhe të refuzojë largimin nga Interi, veprim ky që komentohet gjerësisht si një reagim “mur kundër murit” mes sulmuesit argjentinas dhe klubit zikaltër që nxori atë jashtë planeve që në fillim të sezonit.

14:29
Këto zakonet tona i mërzisnin të tjerët

Të gjithë ne kemi zakone të këqija, por për shumë prej nesh nuk janë aq të dukshëm. Praktikisht të gjithë kemi një listë zakonesh shumë të bezdisshme – që janë kaq të rrënjosura sa harrojmë se po i bëjmë .

14:25
Apple kërkon falje! Akuzohej për shkelje të privatësisë

Apple i ka kërkuar ndjesë përdoruesve të Sirit, asistentes së saj vokale, duke pranuar se nuk ka qenë në gjendje të jetë në lartësinë e standardeve të saj për privatësinë.

13:50
Transmetimet analoge, shtyhet edhe për 1 muaj afati

Autoriteti i Medieve Audiovizive ka vendosur të shtyjë afatin e transmetimeve analoge edhe për një muaj.

13:17
Xhiro e Spanjës, Etapa 5/ Fiton Madrazo, Lopez merr kreun

Angel Madrazo Ruiz është fituesi i etapës së pestë të Xhiros së Spanjës e mbyllur në Javalambre dhe që ishte e gjatë 170.7 km.

13:05
Krujë/ Armë dhe kultivim kanabisi, në pranga 19 persona – Video

Ditën e sotme është bërë me dije nga Policia e Shtetit se është finalizuar Operacioni Policor antikanabis i koduar “Malësia e Krujës”.