E premte, 03 Janar 2020
18:21
Maqedoni e Veriut/ Votohet me 101 vota “pro” qeveria teknike

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut votoi me 101 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim” qeverinë e re teknike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Po ashtu u zgjodhën edhe ministrat e rinj, dy nga të cilët vijnë nga radhët e VMRO-DMPNE-së.

18:04
Turqia: Shndërrimi i Irakut në zonë konflikti dëmton paqen dhe stabilitetin në rajon

Ministria e Jashtme e Turqisë tha se vendi ndihet “thellësisht i shqetësuar” nga rritja e tensioneve midis SHBA-së dhe Iranit në rajon pas vrasjes së gjeneralit të Gardës Revolucionare të Iranit, Qasem Soleimani, në një operacion ajror amerikan në Bagdad, transmeton Anadolu Agency (AA).

17:44
Zaha Hadid, qytet “smart” pranë Moskës

Zyrtarët e një prej studiove të arkitekturës më të famshme në botë, “Zaha Hadid”, njoftuan se do të angazhohen me një projekt shumë të madh në kryeqytetin rus.

17:40
Presidenti i Këshillit evropian: Dhuna dhe “provokimet” në Irak duhet të ndalen

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimit të dhunshëm dhe provokues në Irak, duke paralajmëruar në një deklaratë kundër një “flakërimi të dhunës” në rajon.

17:31
Nëna e 21 fëmijëve: Në 2020 mirëpresim beben 22

Nëna e familjes më të madhe në Britani tha se 2019-ta kishte qenë më i vështiri për familjen e tyre, për shkak të humbjes së dy personave të afërm në familje, si babai dhe vjehrra e saj.

17:14
E plotë/ Kush ishte Qasem Soleimani dhe pse SHBA e kishte nën shënjestër

Pas udhëheqësit Suprem të Iranit, Qasem Soleimani ishte pa dyshim figura më e fuqishme në republikën islamike.

17:09
Australi, qyteza të shkrumbuara e gjallesa të djegura pas zjarreve

Fotot e rënda nga Nju Sauth Uellsi i Australisë tregojnë një katastrofë të vërtetë, me qyteza të shkatërruara e gjallesa të ngordhura ose të etura për ujë.

17:07
Gaz Paja hyn në ferr, ku përplasja me djallin Renato, do të shkojë në ekstrem

A keni qeshur pafund me imitimet që Gaz Paja i ka bërë Renato Mekollit, çdo të dielë në “Portokalli”?

17:01
Lamtumira e fundit për Eva Pëllumbin/ Aktorja e “Kapedanit”, “Vajzat me kordele të kuqe” dhe teatrit të kukullave

Eva Pëllumbi u shua në moshën 66 vjeçare në Gjermani. Aktorja e njohur për filmat “ Vajzat me kordele të kuqe”, “Kapedani” apo “Ëndërr për karrige” si dhe për rolet e saj të shumta të Teatrin e Kukullave jetonte në Gjermani që në fillim të viteve ‘90.

16:40
Vrasja e Soleimanit/ PD: Mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes

“Vendimi i presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është nje akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes”, kështu shprehet PD për vrasjen e gjeneralit të Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani.

16:39
Trump Iranit: Gjenerali duhej të ishte vrarë me kohë. Irani s’ka fituar një luftë

Pas lajmit për vrasjen e gjeneralit më të madh në Iran, Kasem Sulejmani, pas një sulmi me dron, reagimi nga Teherani ishte tepër i ashpër. Krerët më të lartë të vendit premtuan se do të ndërmarrin një hakmarrje të detyruar nga SHBA-të.

16:35
Plenkoviç: Duam hapjen e negociatave me Shqipërinë

Në samitin e Zagrebit, kemi ambicien dhe qëllimin e qartë, për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, deklaroi kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç.

16:24
Tashmë edhe zyrtarisht/ Thaçi i tregon Kurtit që e pret më 6 janar, në orën 15:00

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka dërguar letër edhe zyrtarisht liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, ku ka konfirmuar datën e propozuar prej tij, 6 janarit, në orën 15:00, për takim për të diskutuar rreth mandatarit për krijimin e Qeverisë së Kosovës.

16:09
Sulm terrorist në Paris? Vritet me thikë një person dhe plagosen disa të tjerë, policia qëllon për vdekje sulmuesin

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me thikë në një periferi të Parisit.

15:47
E qetë dhe e pastër, Tirana i rikthehet normalitetit pas festave të fundvitit (FOTO)

Pas festave të fundvitit, Tirana i është rikthyer normalitetit, dhe në rrugë kanë filluar lëvizjet e para.

15:38
472 shërbime online, Rama: U japim fund radhëve dhe sorollatjeve të qytetarëve

Kryeministri Edi Rama, ditën e parë të rikthimit në zyrë këtë fillim viti ia kushtoi lehtësimit të marrjes së shërbimeve nga qytetarët, quajtur prej tij si revolucioni digjital përmes platformës e-albania.al.

15:30
Aksidenti në vijat e bardha/ Eksperti: Shkak shpejtësia, të afërmit e dy viktimave: Duam drejtësi!

Në datën 2 janar, Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë.

15:22
Sot, dita e fundit në hotel/ Në Lezhë përfituesit e bonusit të tërmetit do qëndrojnë derisa të gjejnë shtëpi

Banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilët janë të akomoduar në Shëngjin prej më shumë se një muaj nuk dinë se cili do të jetë fati i tyre.

15:14
“Tregoni të korruptuarit”/ SPAK.al fton qytetarët, më 10 janar hapet edhe gara për BKH

Ju ka ardhur në majë të hundës me të korruptuarit? Epo ju vetë mund të bëheni bashkëpunëtorë të prokurorisë së posaçme SPAK, që sapo ka hapur faqen zyrtare të internetit dhe në të parashikon edhe përfshirjen e cdo qytetari që ka informacion apo dokumente mbi zyrtarët e lartë të korruptuar .

14:37
Debitorët e Gjirokastrës/ 4500 automjete nuk kanë shlyer taksat, mes tyre dhe të institucioneve

Në të gjithë qarkun e Gjirokastrës mjetet që nuk kanë shlyer detyrimet për taksa shkojnë në gati 4500 të tilla.

14:35
Zjarret në Australi, Kyrgios tregon solidaritetin e tij

Nick Kyrgios njihet si ‘djali i keq’ i tenisit për shkak të gjesteve të tij që shpesh kalojnë limitet e sjelljes normale. Por këtë radhë tenisti australian ka shfaqur anën solidare të tij për të prekurit nga zjarret që kanë pushtuar australinë teksa vendosi të ofrojë para për bamirësi.

14:17
I dehur në timon si dhe kundërshtoi policët, arrestohet 39-vjeçari në Pogradec

Një 39-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi kundërshtoi për shkak të detyrës punonjësit e policisë si dhe drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

14:15
Rally Dakar 2020, afron kompeticioni epik i garave

Janari është muaji kur zhvillohet kompeticion më i rëndësishëm i garave rally, Rally Dakar. Këtë vit ky kompeticion ka disi risi ku përmendim faktin që për herë të parë do të zhvillohet në Arabinë Saudite, ndërkohë që mes pjesëmarrësve për herë të parë do të jetë një pilot kampion bote i Formula 1, Fernando Alonso. Në këtë eveniment të rëndësishëm që do të ndiqet nga 1900 gazetarë në terren do të garojnë 543 pilotë me 334 mjete të ndarë në 5 kategori.

14:10
“Peaky Blinders”/ Nis në Top Channel seriali më i famshëm për bandat e Birmingham-it

Duke filluar nga 5 janari i vitit 2020, në ekranin e Top Channel starton seriali i famshëm “Peaky Blinders”.

14:05
Nesër Konventa e LSI-së/ Vasili: 2020-a, viti i largimit të qeverisë grabitëse

Gjatë një deklarate për shtyp, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili zbuloi diçka më shumë rreth asaj që pritet të diskutohet nesër në Konventën e partisë në Tiranë.

13:50
Maradona sërish pretendent për një ekip kombëtar

Diego Armando Maradona mund të drejtojë sërish një kombëtare amerikanolatine pas eksperiencës me Argjentinën. Trajneri aktual i Himnasias është një prej kandidatëve për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Venezuelës dhe për të zëvendësuar Rafael Dudamel që ka dhënë dorëheqjen.

13:42
Protesta më e gjatë, një muaj grevë në Francë

Greva e punëtorëve të transportit në Francë kundër reformës për pensione ka hyrë në ditën e 29-të, duke shënuar protestën më të gjatë të zhvilluar ndonjëherë nga maji i vitit 1968.

13:30
Banorët e presin me kritika, kryeministri australian ndërpret vizitën në qytezën e “pushtuar” nga flakët

Kryeministri australian, Scott Morrison është detyruar të ndërpresë një vizitë në qytezën Kobargo, pasi banorët lokalë kanë qenë të zemëruar me qeverisjen e tij në kohën e zjarreve që kanë përfshirë këtë vend.

13:11
“Cunami demokratik”/ Katalonjë, një aplikacion për të koordinuar protestat

Një grup pro pavarësisë në rajonin e Katalonjës në Spanjë ka gjetur një mënyrë të veçantë për të organizuar protestat duke shmangur autoritetet: përdorin një aplikacion për telefonat inteligjentë.

13:05
Ndryshon sistemi VAR, për pozicionin jashtë loje milimetrik

Sistemi VAR do të ndryshojë përsëri dhe këtë radhë bëhet fjalë për pozicionin jashtë loje. Së fundmi është hedhur ideja për t’u dhënë më shumë pushtet arbitrave anësorë në rastet kur hapësira mes sulmuesit dhe mbrojtësit është prej vetëm pak centimetrash, që do të thotë se do të ketë më shumë rëndësi ajo çfarë shihet në fushën e lojës dhe jo në monitor.

13:05
Gazsjellësi i ri/ Greqia, Qipro dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje

Greqia, Qipro dhe Izraeli kanë nënshkruar mbrëmjen e së enjtes një marrëveshje për projektin e madh të gazsjellësit Eastmed që do të sjellë gaz natyror nga Mesdheu Lindor në Evropë.

12:56
Londër/ Kapet pas 23 vitesh në kërkim, kuksiani vrasës!

Ka marrë fund arratia 23-vjeçare e një vrasësi shqiptar që fshihej në Angli.

12:49
Qeveria e re dhe taksa/ Delegacioni i LDK-së takohet në Berlin me të dërguarin e Trump

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, ambasadori Richard Grenell, u takua sot në Berlin me delegacionin e LDK-së në përbërje të Agim Veliut, nënkryetar i LDK-së dhe Avdullah Hotit e Skender Hysenit, anëtarë të Kryesisë së LDK-së.

12:47
E zuri vinçi poshtë, ndërron jetë punëtori në Korçë

Ka ndërruar jetë punëtori Elvis Josifi, të cilin e zuri poshtë vinçi disa minuta më parë.

12:42
Çështja Vidal te Barça, refuzohet denoncimi i kilianit

Barcelona nuk ka detyrim prej 2.4 milionë eurosh ndaj Arturo Vidal për bonuse të pretenduar prej kilianit. Ky është përfundimi i arritur nga Komisioni i formuar nga eksponentë të La Ligës dhe Shoqatës Spanjolle të Futbollistëve të cilët nuk kanë vënë re asnjë gabim nga ana e klubit, por një interpretim të gabuar të kontratës nga ana e futbollistit, i cili nëse do të dojë t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje duhet t’i drejtohet gjykatës civile.

12:35
Korçë/ Vinçi zë poshtë punëtorin, ende nuk dihet gjendja e tij (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ku vinçi ka zënë poshtë punëtorin Elvis Josifi.

12:30
Tirana në ditët e para të vitit, nga tryeza në sheshe e kinema

Në Tiranë atmosfera festive vazhdon. Qytetarët kërkojnë argëtime të ndryshime.

12:29
Largimi pas festave, emigrantët nisen drejt Greqisë

Në Kapshticë dhe në Kakavijë ka nisur largimi i emigrantëve që kaluan festat e fundvitit në vend. Pas ditëve të pushimit, ata po rikthehen drejt shtetit grek.

12:29
Aksidenti në vijat e bardha, përse humbën jetën këmbësorët që respektuan rregullat

Kryeqyteti u trondit dje nga një aksident i rëndë. Dy këmbësorë që po kalonin vijat e bardha u bënë viktima të përplasjes së dy makinave.

12:26
Vera e Leskovikut, tradita vazhdon me varietetet tipike të rrushit

Leskoviku edhe pse një qytet i vogël e me pak banorë, njihet për shumë prej traditave të tij.

12:17
“Të hiqen depozitat dhe në Durrës”/ Bashkia Durrës ndjek shembullin e Tiranës

Pas bashkisë së Tiranës, edhe ajo e Durrësit pritet të marrë një vendim për depozitat e ujit mbi tarracat e pallateve.

12:14
Kryeministri i Irakut: Me vrasjen e Soleimani, u ndez fitili i luftës shkatërruese në rajon

Kryeministri irakian, Adil Abdulmahdi, deklaroi se me vrasjen e komandantit të njësitit elitar iranian “Kuds”, Qassem Soleimani, është shkelur integriteti i vendit të tij dhe se është ndezur fitili i luftës shkatërrimtare në këtë vend dhe tërë rajonin.

12:08
Amazon kërcënon se do pushojë nga puna punëtorët që iu bashkuan thirrjes së aktivistëve

Disa punonjës të “Amazon” kanë deklaruar se janë kërcënuar nga vetë kompania se do t’i pushojnë nga puna pasi kanë folur mbi problematikat e mjedisit.

12:05
Bare i sakrifikuari i Malagas, për të evituar falimentimin

Malaga është në vështirësi serioze ekonomike madje, sipas asaj që raportojnë mediat në Spanjë, skuadra andaluziane rrezikon edhe falimentimin dhe për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë nxjerrë në shitje disa nga lojtarët e tyre më të mirë për të evituar katastrofën.

12:04
Man United nxjerr në shitje Pogba, ja sa e vlerëson

Manchester United ka vendosur të nxjerrë në shitje Paul Pogba.

11:59
Haxhiu për rastin Pronto: Aktgjykimi i sotëm është vula e shtetit të kapur

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se aktgjykimi lirues për të akuzuarit e aferës “Pronto” dëshmon vulën e një shteti të kapur. Për këtë arsye ka bërë thirrje urgjente për krijimin e Qeverisë së re, siç thotë ajo për ç’kapjen e shtetit.

11:56
Gjata: Rama i dhuroi financueses së PS-së, Vilma Nushit, 8.5 milionë euro me koncesionin korruptiv

Përmes një deklarate në seli, sekretari i PD-së për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata u shpreh se Edi Rama dhe qeveria e tij vjedhin shqiptarët për të pasuruar oligarkët, klientët dhe financuesit e tyre.

11:47
Kapet peshkaqeni-dem! I zbulohen plot 9 të vegjël në bark

Një peshkaqen-dem u kap nga një grup peshkatarësh në lumin Hasting, rreth 50 kilometra në perëndim të Port Macquarie, në bregun verior të New South Wales.

11:42
Sulmi në ambasadë/ Podgorica dënon mosveprimin e autoriteteve serbe, ambasadori thërritet për shpjegime

Tensioni midis Malit të Zi dhe Serbisë ka arritur një tjetër nivel pas sulmit të mbrëmshëm ndaj Ambasadës malazeze në Beograd.

11:26
Gashi rikthehet në Zvicër, firmos zyrtarisht me Aarau

Pritja e gjatë mbyllet me një fund të lumtur për Shkëlzen Gashin. Pas plot 9 muajve pa skuadër që pas prishjes së kontratës me Colorado Rapids, ish-lojtari i kombëtares shqiptare është rikthyer në Zvicër për të mbajtur sërish veshur fanellën e Aarau, skuadër që militon në kategorinë e dytë.

11:24
Dita e prezantimit të Ibrahimovic: Kisha shumë oferta; ja pse zgjodha Milanin

Në Milano ishte dita e prezantimit të madh të Milanit. Zlatan Ibrahimovic, i rikthyer te kuqezinjtë, u prezantua për herë të dytë si lojtar i Milanit në moshën 38-vjeçare.

11:22
Zbulohet skema! Arrestohet punonjësi i skanerit në Rinas, 23-vjeçarja do kalonte me dokumente të falsifikuara

Një tentativë e kalimit të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara është parandaluar në Rinas.

11:10
Video e aksidentit fatal në “Porcelan”, policia arreston dy shoferët

Janë publikuar pamjet e aksidentit të ndodhur mesditën e djeshme në zonën e Porcelanit në Tiranë, që shkaktoi vdekjen e dy kalimtarëve.

11:01
Zoran Zaev jep dorëheqjen, sot votohet qeveria teknike

Lideri socialdemokrat Zoran Zaev ka lajmëruar se ka firmosur dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, ndaj sot në kuvend pritet të konstatohet dorëheqja e tij.

11:00
Foto/ Sulmohet Ambasada e Malit të Zi në Beograd, reagon kryeministri Markoviç

Ambasada e Malit të Zi në Beograd ka rënë pre e një sulmi të huliganëve serbë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mjete piroteknike janë hedhur në drejtim të godinës ku ndodhen zyrat e ambasadës.

10:43
Pas festave të fundvitit! Katër çajra që ju ndihmojnë me tretjen dhe dhimbjet e stomakut

Një sistem i shëndetshëm tretës nuk ka nevojë për pije të gazuara apo ushqime të shpejta e të përpunuara.

10:28
(FOTO) Detaje nga vrasja e Soleimanit/ U bë copash nga predha, trupi iu identifikua vetëm nga unaza

Lajmi i vrasjes së gjeneralit të Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit është shoqëruar me detaje të reja, të bëra publike së fundmi.

10:22
Vrasja e Gjeneralit/ SHBA thirrje qytetarëve të saj: Largohuni menjëherë nga Iraku

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë amerikanëve që të largohen menjëherë nga Iraku. Thirrja vjen pas vrasjes së gjeneralit Iranian, Qassem Soleimani, gjatë një sulmi ajror me dron të urdhëruar nga presidenti Donald Trump.

10:10
Sulmi ndaj ambasadës së Malit të Zi në Beograd; reagon ashpër PD: E papranueshme heshtja e Tiranës

Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar ashpër për sulmin ndaj ambasadës së Malit të Zi në Beograd. Duke e konsideruar provokim të hapur ndaj NATO-s dhe BE-së, demokratët shqiptarë thonë se nga disa qarqe në Beograd po kërcënohet seriozisht stabiliteti i Ballkanit.

10:10
HEC-et në Mirditë/ Banorët protestojnë, i vihet zjarri godinës ku qëndronin rojet

Në Kurbnesh të Mirditës, në vendin që do të ndërtohen HEC-et, banorët janë të irrituar dhe kanë protestuar disa herë kundër ndërtimit të tyre.

10:01
Të gjithë të akuzuarit e rastit “Pronto” shpallen të pafajshëm

Të gjithë të akuzuarit në çështjen e quajtur “Pronto” janë liruar nga akuzat. Përveç se është shprehur se nuk është provuar vepra penale, Gjykata në Kosovë njofton se arsyetimin e detajuar do ta japë me shkrim.

09:50
Digjet banesa e Martin Skëndajt, gardiani që kreu vrasje të dyfshitë

Një banesë është djegur rreth mesnatës në fshatin Kuqar të Patosit. Burime të pakonfirmuara thanë se kjo shtëpi është e autorit të vrasjes së dyfishtë në urgjencën e spitalit të Patosit.

09:27
Xhenxhefili dhe lëngjet plot vitamina për organizëm të forte

Nëse dëshironi t’i largoheni përfundimisht kthetrave të gripit dhe të ftohtit për këtë stinë, apo të forconi sistemin imunitar, atëherë duhet t’i jepni patjetër një shans xhenxhefilit dhe lëngjeve që e kanë atë përbërës të nevojshëm.

09:21
Me çantët e mbushur me heroinë, burri do shfrytëzonte fluksin në Kakavijë për ta kaluar në Greqi

Policia Kufitare e Kakavijës ka parandaluar dhe ka goditur një tentativë për trafikim të drogave të forta, duke arrestuar një 59 vjeçar, i cili duke përfituar nga fluksi në kufi i emigrantëve që kthehen në Greqi, tentoi të trafikonte heroinë.

09:11
Përse trupi kërkon më shumë ushqim në dimër?

Trupi i njeriut është në gjendje të flasë e të shprehet qartë për atë që ka nevojë.

09:02
Pas tre muajsh negociatash, formohet Qeveria e re në Austri

Pas tre muajsh negociatash në Austri u arrit koalicioni i parë i konservatorëve dhe i të Gjelbërve: programi qeveritar ndërthur “më të mirën e të dy botëve”, tha ish-kancelari dhe kancelari i ardhshëm, Sebastian Kurz.

08:44
Eastmed/ DW: Projekti i madh me të panjohura

Të enjten Greqia, Qiproja dhe Izraeli nënshkruan marrëveshjen për linjën gazsjellëse “Eastmed” në pjesën veriore të Mesdheut. Financimi ende nuk është siguruar.

08:37
Sot mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së

Për LDK-në sot nuk do të jetë ditë pushimi. Këshilli i Përgjithshëm I kësaj partie pritet që të mblidhet në orën 11:00 për të diskutuar lidhur me situatën politike në vend.

08:29
SHBA vret liderin e ushtrisë iraniane. Ali Khamenei: Prisni hakmarrje të ashpër

Një prej liderve kryesorë të ushtrisë së Iranit, Qassem Soleimani, është vrarë gjatë një sulmi ajror me dron të urdhëruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka konfirmuar të enjten në mbrëmje Pentagoni. Soleimani u godit në aeroportin e Bagdadit në Irak, qytet ku ka patur së fundmi protesta të forta anti-amerikane.

07:32
Diell dhe temperatura të ulëta, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

01:56
Irani thotë se “nuk frikësohet nga lufta” pas kërcënimit të Trumpit

Liderët ushtarakë iranianë kanë paralajmëruar Uashingtonin kundër kërcënimeve për ndonjë veprim ushtarak, pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Teherani do të mbahet përgjegjës për protestat kundër Shteteve të Bashkuara në Irak.

01:35
Partitë e majta evropiane dhe dilemat e tyre

Partitë tradicionale të krahut të majtë në Evropë e mbyllën vitin 2019 me humbje. Përballë mosmiratimit të mbështetësve të tyre, kryesisht nga shtesat punëtore dhe me një bilanc humbjesh zgjedhore në shumicën e vendeve, duke përjashtuar Spanjën, ata duket se janë në vështirësi për të rindërtuar koalicione fituese.

01:31
“Është pak mendjemadhe”, Sot mikesha të ngushta, por Liesa nuk e duronte dot Kiara Titon në fillim

Kiara Tito dhe Liesa Haxhasllani janë njohur në studiot e Top Channel teksa së bashku kanë prezantuar emisionin rinor “Select”. Për po si bashkprezantuese, ato u bënë edhe shumë shoqe me njëra-tjetrën, madje sot moderatoret kalojnë shumë kohë me njëra-tjetrën dhe gati-gati janë bërë të pandashme.

01:00
“Më ka lënduar”, Sot një moderatore e suksesshme, por dikur Kiara Titon nuk e afronte askush

Kiara Titon e pamë fillimisht si moderatore në programin rinor ‘Select’ në ekranin e ‘Top Channel’ dhe më pas si drejtuese e një emisioni të përjavshëm ‘Doktor Plastik’ në ‘Tv Klan’. Ajo ka treguar se e do shumë televizionin dhe ka arritur që të jetë e suksesshme.

00:39
Po bën namin në Francë, Erza Muqolli: Ja cili artist shqiptar më ka kërkuar të bashkëpunonim

Erza Muqolli është vetëm 14 vjeçe,por konsiderohet si një yll francez, e cila bashkë me anëtarët e band-it të saj “Kids United”, që është themeluar në vitin 2015, po bëjnë namin anë e mbanë Francës.

00:23
E pyesin për Butrint Imerin, Kiara Tito: Nuk më pëlqen ta përmend, i ka humbur vlera

Përpos moderimit, Kiara Tito dhe LiesaHaxhiasllani së fundmi kanë hapur edhe një kanal në YouTube ku shpërndajnë video të ndryshme me ndjekësit e tyre.

00:13
Pas festivalit të bujshëm të Vera Grabockës, kantautori i njohur: Vitin tjetër do bëj unë një festival, s’kam frikë nga…

Festivali i 58-të të RTSH-së organizuar nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu ishte një ndër festivalet më të kometuara, e cila pati shumë bujë e diskutime të shumta.

00:05
Prej javësh “ishte” i Interit, por Kulusevski përfundon tek Juvja

Për javë të tëra e “veshën” me fanellën zikaltër të Interit, por për befasinë e të gjithëve përfundoi tek Juventusi. Dejan Kolusevski, një nga zbulimet e sezonit në Serinë A, do të jetë lojtar bardhezi.

00:00
Video/ Puthje pasionante mes gjyqtarit dhe gjyqtares, pamjet

Një video është bërë virale në rrjet ku shikohet gjyqtarja e njohur, Fernanda Colombo e cila nuk është menduar dy herë për t’i dhënë një puthje pasionante burrit të saj në mesin e një fushe futbolli.

E enjte, 02 Janar 2020
23:31
Haradinaj: Avniu ishte shembulli më i mirë se si duhet vendi

Me rastin e një vjetorit të ndarje nga jeta të ish-ushtar të UÇK-së, TMK-së dhe UÇPMB-së, Avni Malë Hyseni, u mbajt akademi përkujtimore, në nderim të jetës dhe veprës së tij.

22:59
Aksidenti me dy të vdekur në Tiranë, policia arreston dy drejtuesit e automjeteve

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë të mundur arrestimin e 2 shtetasve nga Tirana. Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale E.M 36 vjeç dhe E.L 31 vjeç.

22:34
Muhamet Mustafa: Qeveria e ardhshme duhet të rrisë investimet në 700 milionë Euro

Ekonomisti Muhamet Mustafa ka theksuar se rritja e tashme ekonomike rreth 4%, sado që shumë e quajnë solide për Kosovën, nuk është e mjaftueshme.

22:12
2020 fillon me protesta në Hong Kong

Ndryshe nga vendet e tjera nw Hong Kong viti 2020 ka nisur me protesta. Dhjetëra mijëra mbështetës pro-demokracisë në Hong Kong e filluan vitin 2020 me një marshim nëpër rrugët e qytetit të kontrolluar nga Kina, duke vazhduar demonstratat që kanë përfshirë qytetin që nga gjysma e vitit 2019.

21:55
Prizren, vidhen para në një xhami

Imami i një xhamie në Prizren, ka raportuar se persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë e xhamisë dhe nga kasaforta i kanë vjedhur 60 euro para të gatshme.

20:46
Exclusive/ Partizani me trajner të ri, ja kush do të drejtojë ‘Demat e Kuq’

Adolfo Sormani do të jetë trajneri i ri i Partizanit. Burime për Top Channel bëjnë me dije se menaxheri i trajnerit ka pasur një takim ditën e sotme me drejtuesit e klubit të kuq dhe pas disa orësh bisedime kanë arritur akordin.

20:39
ATP Cup/Viti nis me turneun e ri, Nadal e Djokovic protagonistët e mëdhenj

Tenisi nis vitin 2020 nga Australia me një kompeticion të ri, ATP Cup, që i paraprin turneut të parë Grand Slam të vitit, Australian Open. Dy tenistët më të mirë të botës, Rafael Nadal dhe Novak Djokovic, tashmë kanë udhëtuar drejt Brisbane, ku do të zhvillohet ky kompeticion i ri.

19:41
Serbët akuzohen për “kërcënim të paqes” në Malin e Zi dhe në rajon

Dhjetëra zyrtarë dhe ish-zyrtarë të mirënjohur, akademikë dhe figura të kulturës në Ballkan, i janë bashkuar një peticioni online, duke paralajmëruar për “kërcënim të paqes” së rajonit nga ana e Beogradit, pas reagimeve që janë parë pas miratimit të një ligji të ri për liritë fetare në Malin e Zi.

19:32
Policia vë shpërblim, shoferi që sulmoi Fatos Tushen në kërkim, jo vetëm në Berat

Ky që shihni në foto është Gëzim Saraçi, 50, vjeç i cili prej më shumë se 48 orësh është shpallur në kërkim policor, si autori i plagosjes së kryetarit të bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, dhe sekretares së tij, Erisa Qalliu, në ditën e fundit të 2019-ës.

19:21
Merkato e Superiores, Shkurtaj me vlerën më të lartë

Për të mësuar vlerën në merkato të një futbollisti në mbarë botën çdokush i drejtohet portalit të specializuar në këtë aspekt ‘Transfermarkt’. Sa herë është periudha e ndërrimit të viteve ky portal bën një përditësim të vlerave të merkatos së futbollistëve. Kategoria Superiore nuk bën përjashtim në këtë pikë me Transfermarkt që zbuloi të gjitha detajet e vlerës së futbollistëve, por edhe të klubeve.

19:15
Konispol/ Po humbin gjurmët e historisë, monumentet e kulturës në gjysmë rrënoja

Në Konispol gjurmët historike të shekullit të kaluar janë kthyer në gjysmë-rrënoja. 12 banesa dhe të paktën 3 objekte të tjera të njohura me statusin e monumentit të kulturës vuajnë dëmtime dhe transformime rrënjësore.

19:15
Rikthehet “telenovela”, Barça me një tjetër tentativë për Neymar

Neymar Jr duket se do të jetë protagonist i merkatos së transferimeve edhe për vitin 2020. Barcelona do të bëjë një tjetër tentativë për të rikthyer në Camp Nou sulmuesin e Paris Saint Germain, gjë që theksohet te e përditshmja ‘El Mundo Deportivo’, që është shumë pranë klubit katalanas.

19:10
Mitrovica, një qytet i ndarë

Në urën e Ibrit që ka mbi supet e saj mbi një mijë incidente në periudhen që prej luftës së Kosovës, nuk ka më pengesa betoni, megjithatë në anën jugore dhe atë veriore të saj qëndrojnë sërish automjete të KFOR-it dhe policisë, një pasqyrim i hidhur i realitetit të ndarjes etnike.

18:45
Parlamenti ratifikon mocionin për dërgimin e trupave në Libi; Erdogan bisedon me Trump

Parlamenti i Turqisë ratifikoi mocionin me të cilin autorizon Qeverinë për dërgimin e trupave në Libi.

18:37
Lista e 50 Top Artistëve të vitit 2019-të

Një tjetër viti i ka ardhur fundi dhe klasifikimi i “The Top List” shënon plot 4 vite që nga koha kur është krijuar. Interesi i publikut për të votuar artistët e tyre të preferuar vazhdon të jetë i lartë dhe këtë e vërteton më së miri ndryshimet e shumta që në hasim nga java në javë në listë, ku qëllimi është arritja sa më në majë të klasifikimit.

18:31
“Kërkoi azil politik, por iu refuzua”, avokati i shtetasit turk flet pas deportimit

Një avokat i shtetasit turk, Harun Çelik, i cili dje është deportuar drejt Turqisë, i tha Zërit të Amerikës se veprimet ndaj klientit të tij janë në shkelje të ligjit dhe se prokuroria duhet t’i hetojë këto veprime të paligjshme.

18:22
Një grua është aksidentuar për vdekje në Kamëz, policia nuk e identifikon prej gati 24 orësh

Një grua rreth 40 vjeç është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 22:10, në bulevardin “Blu” në Kamëz.

18:03
PD: 4 kërkesa qeverisë dhe bashkisë, shmangin grevën e urisë së familjeve nga Thumana

Pas një takimi me banorët e Thumanës, Partia Demokratike njofton se sekretari i Përgithshëm, Gazment Bardhi është autorizuar që t’u drejtohet autoriteteve shtetërore për plotësimin e disa kërkesave elementare.

17:55
Duhet të operohet, Pogba jashtë fushave për 1 muaj

Paul Pogba nuk ishte në fushën e lojës në sfidën mes Arsenalit dhe Manchester United duke ngritur shumë hije dyshimi rreth së ardhmes së tij. Ai që sqaron mungesën e francezit në këtë sfide është trajneri Ole Gunnar Solskjaer, i cili konfirmoi se mesfushori do të duhet të operohet në kavilje.

17:49
Tiranë/ Identifikohen viktimat dhe shoferët, çfarë thotë policia për aksidentin

Janë identifikuar dy personat që mbetën viktimë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, në rrugën “Xhanfize Keko”. Ata janë: Erion Balla, 36 vjeç nga Rrësheni, dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe, banuese në Tiranë.

17:41
Shifat e “jashtëtokësorit” në një dekadë, 522 gola në 521 ndeshje

Lionel Messi e mbylli dekadën me shifra të jashtëzakonshme. Është portali Transfermarkt që ka zbuluar të dhënat e regjistruara nga ylli argjentinas i Barcelonës për periudhën 2010-2019 ku rezulton se për këtë 10 vjeçar Messi ka 522 gola të shënuar në 521 ndeshje, statistika që shpjegojnë se përse ai ka fituar 6 herë Topin e Artë dhe 6 herë Këpucën e Artë.