Rikthehet “telenovela”, Barça me një tjetër tentativë për Neymar

02/01/2020 19:15

Neymar Jr duket se do të jetë protagonist i merkatos së transferimeve edhe për vitin 2020. Barcelona do të bëjë një tjetër tentativë për të rikthyer në Camp Nou sulmuesin e Paris Saint Germain, gjë që theksohet te e përditshmja ‘El Mundo Deportivo’, që është shumë pranë klubit katalanas.

Sipas kësaj të përditshmeje, Neymar konsiderohet si një ikonë e futbollit botëror dhe të klubi kampion i Spanjës është në gjendje që t’ia rrëmbejë konkurrencës duke parë se edhe  futbollistë të tillë si Mbappe dhe Kane janë të paprekshëm pasi klubet e tyre respektive nuk kanë ndërmend që t’i nxjerrin në merkato.

Ndërsa Neymar, pas 3 sezonesh në Paris, me shumë gjasa nuk do të rinovojë kontratën me klubin transalpin dhe këtë vit mund të lërë Paris Saint Germainin me një çmim të pranueshëm për Barcelonën, kjo falë edhe një neni të rregullores së FIFA-s. Sipas kësaj norme, një lojtar pas 3 sezonesh te e njëjta skuadër mund të largohet për një shifër që do të përcaktohet nga FIFA dhe në këtë rast Barcelona dhe Neymar mendojnë se shifra e duhur që i duhet paguar Paris Saint Germain për kartonin e sulmuesit është 180 milionë euro.

Top Channel