Në Kurbnesh të Mirditës, në vendin që do të ndërtohen HEC-et, banorët janë të irrituar dhe kanë protestuar disa herë kundër ndërtimit të tyre.

Persona të paidentifikuar i kanë vendosur zjarrin godinës ku qëndronin rojet që ruanin makineritë e firmës.

Burime bëjnë me dije se zjarri është vendos qëllimisht për të kundërshtuar firmën që të mos bëjë punime në zonë. Sipas burimeve, ngjarja është shënuar tre ditë më parë në zonën e Kurbneshit.

Top Channel