Protesta më e gjatë, një muaj grevë në Francë

03/01/2020 13:42

Greva e punëtorëve të transportit në Francë kundër reformës për pensione ka hyrë në ditën e 29-të, duke shënuar protestën më të gjatë të zhvilluar ndonjëherë nga maji i vitit 1968.

Plani industrial kundër presidentit francez, Emmanuel Macron për reformën e pensioneve ka goditur më së shumti shërbimet e trenave.Sipas këtyre reformave, ata që dalin në pension para moshës 64-vjeçare do të marrin pension më të ulët.Qeveria ka thënë se ndryshimet janë të nevojshme për ta bërë sistemin më të drejtë, por sindikatat pretendojnë të kundërtën.

Diskutimet mes tyre dhe  qeverisë pritet të zhvillohen në 7 janar.Në fjalimin e tij për festat e fundvitit, Macron është zotuar për të mos hequr dorë nga plani i tij, i cili do t’iu kërkojë banorëve të punojnë më shumë.

“Kjo do të ishte tradhti për fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre, të cilët do të paguanin çmimin e dështimit tonë”, ka thënë ai, i cituar nga REL.

Protestat kanë rezultuar me kaos në gjithë Francën.Shumë francezë që kishin  planifikuar t’i kalonin ditët e festave me familjen dhe miqtë janë bllokuar, për shkak të anulimit të udhëtimit me trena dhe avionë.

Top Channel