Për javë të tëra e “veshën” me fanellën zikaltër të Interit, por për befasinë e të gjithëve përfundoi tek Juventusi. Dejan Kolusevski, një nga zbulimet e sezonit në Serinë A, do të jetë lojtar bardhezi.

Mbetet për t’u mësuar nëse do të vihet menjëherë nën urdhrat e Maurizio Sarrit, apo do të qëndrojë në Parma (është huazuar nga Atalanta) në formë huazimi deri në përfundim të sezonit.

Atalanta do të përfitojë plot 44 milionë euro (35 milionë plus 9 bonuese) për kartonin e mesfushorit, që do të firmosë për 5 vitet e ardhshme me bardhezinjtë për një pagë 2.5 milionë euro në sezon.

Kulusevski, i datëlindjes 2000, ndodhet në Torino, ku gjatë kësaj të enjteje do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore.

Top Channel