E premte, 03 Maj 2019
15:30
TOB vë në skenë operën “Il Trovatore”

“Il Trovatore”, opera që bën pjesë në triologjinë popullore verdiane, do të vijë premierë në skenën e Pallatit të Kongreseve prej datës 8 deri në 11 maj, si produksioni më i madh i TKOB. Një produksion që bën bashkë artistë të huaj dhe shqiptar.

15:20
Vlora, me “port” të ri

Porti i Vlorës së shpejti do të ketë një terminal të ri për përpunimin e pasagjerëve.

15:12
Pogradeci largon turistët/ Qyteti me liqen, por i papastruar

Pogradeci synon turizmin në 4 stinë, por në prag të sezonit turistik veror bregu i liqenit ende nuk është gati. Në verë janë të shumtë vizitorët që zgjedhin të pushojnë nga Pogradeci deri në Tushemisht, por ndërkohë bregu i liqenit lë shumë për të dëshiruar.

15:06
Të punësuar, 1.2 mln shqiptarë. Më pak se gjysma me pagë

Instituti i Statistikave thotë se në Shqipëri janë të punësuar 1 milion e 230 mijë persona, ndërkohë që të punësuar me pagë janë 44.5% e tyre. Pjesa tjetër, 34% është e vetëpunësuar dhe 21.6% janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes.

15:04
Turizmi, 17 % më shumë: Në prill hynë 410 mijë persona në Shqipëri

Në pritje të hapjes së sezonit të plazhit numri i shtetasve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë gjatë prillit u rrit me 17% krahasuar me një vit me parë.

14:43
India, nën “darën” e ciklonit “Fani”. Dy viktima, një milion të evakuuar

Cikloni “Fani” u përplas mbi brigjet lindore të Indisë, me shira të rrëmbyer dhe erëra që mbërrinin shpejtësinë 200 km/h, duke mbjellë frikën në zonat e gjendura në rrugën e tij.

14:36
Ndotja e ajrit, Amsterdami ndalon makinat emetuese nga viti 2030

Makinat me benzinë e naftë, si dhe motoçikletat, do të ndalohen në Amsterdam nga viti 2030, në një përpjekje për të pastruar ajrin e qytetit.

14:36
“Dekreti i rritjes” kthen fokusin nga trajnerët për në Serie A

Antonio Conte, Pep Guardiola, Mauricio Pochettino janë vetëm 3 nga trajnerët më të kërkuar në futbollin europian, por për një motiv apo një tjetër janë përfolur me transferimin në skuadrat italiane.

14:22
HIV-AIDS, përhapjes së virusit mund t’i ketë ardhur fundi

“Fundi i epidemisë së Sidës mund të jetë i afërt”, thonë hartuesit e një studimi që ka marrë mjaft vlerësime e që tregon se meshkujt, te të cilët infeksioni ishte vënë nën frè plotësisht përmes mjekimeve antiretrovirale, nuk kishin më gjasa t’i infektonin partneret e tyre.

13:59
Nju Jork, shfaqet premierë “Pokémon: Detective Pikachu”

Ai është frymëzuar nga një film për fëmijë, por ka magjepsur tani edhe të rriturit. Në premierën e “Pokémon: Detective Pikachu” në Nju Jork, kasti i aktorëve ishte veshur me kostumet e kësaj figure kaq të dashur për vogëlushët.

13:57
Scholes e Neville, Mourinho nuk i kursen legjendat e Man. United

Ata ishin të parët që kritikuan pa frerë punën e bërë nga Jose Mourinho në stolin e Manchester United, të parët që kërkuan “gijotinën” publike për trajnerin e “Djajve të kuq” që në vështirësitë e fillimit.

13:50
“Këpuca e Artë”, ndëshkimi i Mbappe ia “dorëzon” Messit

Sulmuesi francez Kylian Mbappe përfaqësonte kërcënimin e vetëm real të Lionel Messit për trofeun e “Këpucës së Artë”, por zhvillimet e fundit e kanë caktuar “de facto” edhe çmimin prestigjioz ndividual.

13:46
Philip Morris International njofton Autorizimin nga Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Barnat për shitjen e IQOS në Shtetet e Bashkuara

Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Barnat [US Food and Drug Administration (FDA)] konfirmoi në 2 Maj 2019, se IQOS, sistemi elektrik i ngrohjes së duhanit nga Philip Morris International, është i përshtatshëm për mbrojtjen e shëndetit publik dhe e ka autorizuar për shitje në Shtetet e Bashkuara.

13:45
Frikë nga aleancat dhe rënia, Superiorja luhet e gjitha në një ditë

Kategoria Superiore do të zhvillojë këtë të shtunë ndeshjet e programuara të javës së 32-të, në të njëjtën orë, me frikën se aleancat e zakonshme të fundsezonit dhe ekipet e përfshira në objektiva të drejtpërdrejta mund të ndikojnë garën.

13:38
Veseli takon ekipin e dialogut me Serbinë: Kurrë s’do t’i nënshtrohemi Vuçiçit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në një takim përfaqësuesit e shtetit, që do të jenë pjesë e dialogut me Serbinë. Ai ka thënë se takimi ka dhënë rezultate pozitive, pasi kanë qëndrim unifikues për takimin e Parisit.

13:22
Gara për Shtëpinë e Bardhë, kandidati i parë homoseksual vjen nga demokratët

Fushata presidenciale e kryebashkiakut Pete Buttigieg në SHBA ka pushtuar kopertinën e revistës “Time”. Arsyet shpjegohen që në titull, sepse është e pagjasë, e patestuar më parë dhe e paprecedentë.

13:20
Kartat ID, zv.ministrja: Aplikoni më herët e shmangni fluksin

Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile Bledar Doracaj inspektuan zyrat e aplikimit për kartat e identitetit në Njësinë Administrative Nr. 8 e 9 në kryeqytet.

13:19
Zgjedhjet lokale, Veliaj: Do të luftojmë për 61 mandate

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaroi se në zgjedhjet e 30 qershorit do të synohet fitimi i 61 mandate në Këshillin bashkiak. Veliaj nënvizoi se pavarësisht nëse opozita do të hyjë ose jo në zgjedhje, kjo mazhorancë garën e ka me veten për të arritur një rezultat më të mirën dhe për të vijuar projektet transformuese për Tiranën që kanë nisur.

13:17
Dita e Lirisë së Shtypit, del raporti për problemet e medies në Shqipëri

Sot është “Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit”. Shqipëria ka një histori të shkurtër të medies së lirë. Pas rrëzimit të komunizmit, mediet shqiptare dhe liria e saj kanë kaluar në shuam sfida, ndërsa është përmirësuar ndjeshëm edhe në përparimin teknologjik.

13:00
Wake Up/ Bruno i “Revolt Klan” tregon arsyen pse po investon në karrierë solo

Përveç se këndon ai shkruan dhe krijon muzikë. E kemi fjalën për Bruno Pollogatin që të gjithë e njohin si Brunon e ” Revolt Klan” që prej 10 vitesh.

12:58
Wake Up/ Facundo Agudin, dirigjenti që sjell publikun në skenë

Facundo Agudin është një dirigjent argjentino-zvicerian, që jeton në Zvicër dhe vjen për të disatën herë në Shqipëri pasi e pëlqen shumë kulturën dhe njerëzit këtu.

12:56
Wake Up/ Mark Marku: Gazetaria është vrarë nga dhuna që del nga goja e Kryeministrit

Sot është Dita e Lirisë së Medias. Në indeksin e vitit 2019 të “Reporterëve Pa Kufij”, Shqipëria renditet në vendin e 82 nga 180 vende të vëzhguara.

12:54
Wake Up/ Anketimi: Shqiptarët shohin filma dhe lajme, dhe më pak telenovela dhe spektakël

Departmenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit i UT me mbështetjen e AMA sapo ka përfunduar një Pyetësor të Sjelljes së Audiencave në Lidhje me Tregun e Medias.

12:49
Një tjetër aksident me pasojë, drejtuesi i motorit përfundon në spital

Një tjetër aksident me pasojë plagosje ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje.

12:41
Imazhe nga fundi i Luftës II Botërore që tregojnë rënien e Hitlerit

Këto fotografi të rralla ofrojnë një paraqitje të shkurtër në jetën e ushtarëve gjermanë, ndërsa përballen me humbjen gjatë fundit të Luftës së Dytë Botërore.

12:30
Kundër HEC-eve në Fushë Bulqizë, banorët akuzojnë administratorin e njësisë

Banorët e 3 fshatrave në Fushë Bulqizë kanë zhvilluar një protestë në lidhje me ndërtimin e 3 HEC-eve që do të ndërtohen në këtë zonë.

12:29
Samsung kryeson shitjet. Ndiqet nga Huawei, Apple në vend të tretë

“Apple” nuk është më prodhuesi numër dy i “smartphone”-ve në botë. Renditja e 5 të mëdhenjve të globit sa i takon telefonëve “të zgjuar” ka ndryshuar dhe vendin e gjigantit amerikan të teknologjisë e ka zënë tani “Huawei” kinez.

12:25
Lumturia e leopardit kur sheh dëborën

Ky leopard i bukur shfaqet shumë i lumtur kur ‘takohet’ me borën në shtetin amerikan të Montanës.

12:21
Hetimet për “Rinasin”, Prokuroria bashkon dosjet dhe paditë

Hetimet për grabitjen në Aeroportin e Rinasit janë ende në vijim, ndërsa në një lidhje të drejtpërdrejtë për edicionin informativ të mesditës në Top Channel, gazetarja Anila Hoxha solli të rejat më të fundit.

12:18
Gjirokastër, hapet qendra për të miturit e drejtësisë

Qendra Kulturore e Fëmijëve në Gjirokastër do të marrë një rol të ri përmes një programi dyvjeçar të mbështetur nga UNICEF.

12:17
Gënjeshtra që 29-vjeçarja i bëri të fejuarit: Vrit ish-burrin tim se më përdhunoi

Një grua i tha të fejuarit të saj se është rrëmbyer dhe përdhunuar nga ish burri i saj dhe për pasojë duhet ta vrasë. Një Gjykatë në Melburn e ka dënuar gruan me 29 vjet heqje lirie se nxiti të fejuarin e saj të kryejë vrasje.

12:16
Fruthi në Shqipëri, më pak të prekur sesa vjet. Apel për vaksina

Vetëm në 4 muajt e parë të vitit janë konfirmuar 257 raste të prekurish nga fruthi, nga 527 raste që janë dyshuar.

12:16
Rreziku gjenetik nga “Dimetridazoli”. Konsumi i mishit mund të çojë në deformim të kodit

Medikamenti për shpendët “dimetridazol” futet në vendin tonë në rrugë të paligjshme. Burime për Top Channel thonë se një kilogram “dimetridazol” kushton 70 euro në treg. Kështu, farmacisti mendon për tregtinë e tij, ndërsa fermeri për shëndetin e pulave.

12:15
Manuali i zbritjes në Hënë del në ankand për 9 mln USD

Manuali i parë i zbritjes në Hënë mund të kapë në ankand shumën e 9 milionë dollarëve. Bëhet fjalë për manualin e detajuar të përdorur nga astronautët amerikanë Neil Armstrong dhe Edwin E. ‘Buzz’ Aldrin.

12:00
Mjeku infektoi 90 pacientë me HIV, përdori një shiringë të kontaminuar

“Të paktën 90 persona, përfshi 65 fëmijë, besohet se janë infektuar me virusin HIV në Pakistan nga një mjek që përdorte një shiringë të kontaminuar”, thanë të premten zyrtarët.

11:52
Michelle Obama vjen në shqip me “Të bëhesh”

Libri i shumëpritur i Michelle Obamës tashmë është shqipëruar. “Becoming”, apo “Të bëhesh” është një libër me shifra rekord shitjesh. Vetëm në Amerikë i ka kaluar të 10 milionët. Ajo është mbase gruaja e vetme afro-amerikane që ka hyrë në të gjitha mjediset.

11:28
Toka shpëton nga asteroidi përbindësh për një “fije floku”

Një asteroid përbindësh po i afrohet aq shumë Tokës, sa që miliarda njerëz do të mund ta shohin me sy të lirë, pa pasur nevojë për teleskop.

11:27
7 Mrekullitë e botës antike: Si ishin, e si janë – FOTO

Shtatë mrekullitë e botës antike janë “ringjallur” në rikonstruksione dixhitale, të cilat zbulojnë se si do të ishin ato nëse do të kishin akoma shkëlqimin e tyre.

11:26
Më 3 maj Thatcher bëhet kryeministrja e parë femër në Britaninë e Madhe

Në 3 maj 1979, Margaret Thatcher bëhet kryeministrja e parë femër në Britaninë e Madhe.

11:14
Ja pse duhet ta vendosni rripin e sigurisë në makinë (Video)

Gjithmonë na është thënë se vendosja e rripit kur udhëtojmë me makinë është kufiri që na ndan mes jetës dhe vdekjes.

11:00
Aksident në Peqin, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Një aksident me 1 të vdekur dhe 2 të plagosur ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në aksin nacional Elbasan-Peqin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur  “Kryqëzimi i Gjocajt” Peqin,  ku dy mjet janë përplasur me njëra-tjetrën.

10:58
Top Talent 2 Show – Gjithçka gati/ Sonte ora 21:00

“Top Talent 2” nis transmetimin premierë sonte në orën 21:00 në Top Channel. Show vjen në prezantimin e Eneda Tarifës.

10:56
Nëna zbulon 25 shenja kafshimi mbi shpinën e foshnjës së saj

Një nënë u tmerrua kur pa se fëmija i saj kishte 25 kafshime në trup pas një dite në çerdhe. Alice Bryant ka akuzuar çerdhen për neglizhencë pas publikimit të fotografive tronditëse të shpinës së vajzës së saj Rosalynn.

10:41
Haradinaj për “Die Welt”: Nuk vijnë kriminelë nga Kosova

Pas samitit për Ballkanin në Berlin vazhdon jehona në mediat gjermane, jo vetëm për heqjen nga axhenda të një teme – ndryshimin e kufijve në Ballkan, që konsiderohet mjaft i rrezikshëm, por edhe për zhvillimet në Kosovë.

10:28
Tirana nuk i harron heronjtë e saj! Bashkia rehabiliton Varrezat e Dëshmorëve

Në prag të 5 majit, Ditës së Dëshmorëve, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka ndërhyrë në pllakat te sipërfaqet e ndryshme në Varrezat e Dëshmorëve, për pastrimin e mbetjeve, për ndriçimin e pllakave, për shtimin e hapësirave të gjelbra, vendosjen e luleve dhe rregullimin e ndriçimit.

10:17
“Gulagu” mistrec që shënjestronte Kremlinin zbulon identitetin në një histori rrëqethëse

Autori anonim i një kanali tejet popullor social rus, që satirizonte Kremlinin dhe zyrtarët e tij ka zbuluar më në fund identitetin e tij pas vitesh të tëra spekulimesh.

09:56
Nisi të pikturojë kur ishte 2 vjeç dhe tani i shet veprat në të gjithë botën

Dušan Krtolica është një artist mjaft i talentuar dhe jeton në Serbi.

09:48
Kërkohej nga Gjykata për plagosje të rëndë, arrestohet 33-vjeçari

Arrestohet në Elbasan një 33-vjeçar, i shpall në kërkim kombëtar.

09:42
Make-up artisti nga Kosova që sjell ‘metamorfozën’ tek nuset  (Foto)

Një nga temat më të diskutuara në çdo dasmë është pamja e nuses. Flokët, fustani, dhe make-upi i saj gjykohet dhe flitet më shumë se ushqimi apo vendndodhja. Shumica e nuseve kujdesen shumë për paraqitjen e tyre në atë që ndoshta është dita e më e rëndësishme dhe shpesh i nënshtrohen punës së madhe për t’u bërë edhe më e bukur dhe interesante.

09:39
Presionet serbe, ministri i Mbrojtjes: Nëse nuk na do BE-ja, ka aleanca të tjera

Me një deklaratë që tingëllon si presion për Europën, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin tha se vendi i tij në aspektin strategjik është i orientuar drejt saj, por nëse Europa nuk e dëshiron, atëherë ekzistojnë aleatë të tjerë për Serbinë.

09:27
Dita Botërore e Shtypit, Meta: Gazetarë, denonconi! Larg autocensurës

“Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit e gjen sot Shqipërinë të renditur ndër vendet me liri të pjesshme të medias”. Me këtë frazë dhe një mesazh drejtuar gazetarëve shqiptarë e ka nisur Presidenti i Republikës këtë të premte, që shënon gjithashtu edhe Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.

09:25
Vrasësi serial në Qipro i ka rrëfyer krimet në letër

Një oficer ushtrie, i dyshuar për vrasjen e së paku shtatë personave në Qipro njoftohet se i ka rrëfyer vrasjet seriale me shkrim, duke thënë se ai donte “të shkonte në burg”. Ndërsa detektivi i  Scotland Yard u bashkuan me policinë në hetimin e krimeve të përshkruara si të papara, media vendase tha se i dyshuari grek qipriot vendosi të rrëfejë për vdekjen e pesë grave të huaja dhe dy fëmijëve, kur kuptoi se provat kundër tij ishin të pakundërshtueshme.

09:22
Liria e shtypit në botë, Mogherini: Media, nën presion

Shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini vëren me shqetësim një rritje të presionit ndaj gazetarisë së lirë dhe të pavarur. E pikërisht në këtë situatë, Bashkimi Europian – sipas saj, – e ripohon vendosmërinë për të mbrojtur lirinë e medies brenda kufijve të bllokut dhe në mbarë botën.

09:06
Liria e shtypit, Shqipëria mes vendeve me liri të pjesshme (Foto)

Shqipëria ka zbritur me 7 vende, duke u renditur e 82-ta nga 180 shtete të marra në konsideratë, në raportin e fundit të përvitshëm të organizatës “Reporterët pa kufij” sa i përket lirisë së shtypit.

08:44
Gjysmëfinalja e Europa League, tifozët e Eintrachtit heqin ulëset (Foto)

Mbrëmjen e së enjtes u luajtën ndeshjet e para të turit të gjysmëfinaleve të Europa League, Arsenal-Valencia 3-1 dhe Eintracht Frankfurt-Chelsea 1-1. Por, më shumë sesa rezultatet, në mediet botërore sportive flitet për një ngjarje të pazakontë.

08:34
Tentoi t’i ikte policisë, 34-vjeçarit i gjenden drogë, parà dhe celularë

Një shtetas 34-vjeçar nga Korça ka përfunduar në pranga, pas një ndjekjeje policore që konkludoi me sekuestrimin e 46 kg kanabis, një sasie prej 20 mijë eurosh “cash”, si dhe 10 aparate celularësh.

08:23
Xavi “var këpucët në gozhdë”, por nuk largohet nga futbolli (Foto)

Ai ka qenë një ndër mesfushorët më të mirë të historisë së futbollit modern, por pak kohë distancë nga lamtumira ndaj Barcelonës, tashmë ka vendosur të “varë këpucët në gozhdë”.

06:02
Prokurorët turq hapin hetimet për procesin zgjedhor në Stamboll

Prokurorët turq nisën 32 hetime me akuzat për parregullsi në zgjedhjet lokale të Stambollit dhe thirrën më shumë se 100 zyrtarë të qendrave të votimit, për t’i marrë në pyetje si të dyshuar, tha të enjten agjencia shtetërore Anadolu.

05:26
Publikohen detaje nga dita e fundit e jetës së John Belushit

Mesa duket kanë dalë në dritë disa detaje të reja rreth vdekjes së John Belushi dhe orëve të tij të fundit, falë një libri që zbuloi detaje që deri më tani ishin mbajtur të fshehura për publikun. Në “In The Castle on Sunset”, nga Shawn Levy, janë rindërtuar ditët e fundit të aktorit të famshëm.

04:47
Irani: Reagojmë ashpër, nëse anëtarët e OPEC-ut kërcënojnë interesat tona

Irani do të përgjigjet nëse anëtarët e tjerë të OPEC kërcënojnë interesat e saj, tha ministri i naftës Bijan Zanganeh të enjten në lidhje me presionet në rritje nga Uashingtoni për të zeruar shitjet e naftës së papërpunuar iraniane, me ndihmën e rivalëve rajonalë të Teheranit.

04:01
Pepsi tërheq padinë ndaj fermerëve indianë të patates

“PepsiCo Inc” ka rënë dakord të tërheqë padinë kundër fermerëve indianë të patates, që pretendonte se kanë shkelur një patentë, duke kultivuar një varietet të rritur ekskluzivisht për patate Lay’s.

03:22
Gattuso në telashe, Caldara dëmtohet sërish dhe largohet me paterica

Nuk ka paqe për mbrojtësin Mattia Caldara, i cili po kalon nga një dëmtim në tjetrin dhe ende nuk ka arritur të debutojë në kampionat me skuadrën kuqezi, të cilës iu bashkua verën e kaluar.

02:40
Gjykata e Lartë e Turqisë konfirmon dhunimin e të drejtave ndaj dy gazetarëve

Gjykata Kushtetuese e Turqisë vendosi të enjten se autoritetet kishin shkelur lirinë e shprehjes dhe sigurinë personale të dy gazetarëve të ndaluar nën akuzat për terrorizëm, pas goditjes së përpjekjeve për grusht shteti të vitit 2016, tha transmetuesi NTV.

01:55
Orban paralajmëron largimin nga PPE-të dhe bashkëpunimin me Salvinin

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha të enjten se do të kërkonte mënyra për të bashkëpunuar me udhëheqësin ekstrem të djathtë të Italisë, duke u distancuar më tej nga grupi konservator evropian, i cili pezulloi partinë e tij në mars.

01:19
Sylvester Stallone publikoi një video me prapaskenat e xhirimeve të Rambo 5

Sylvester Stallone publikoi një video të prapaskenave gjate xhirimeve të filmit “Rambo: Last Blood”. John Rambo është tërhequr dhe jeton në një ferme në Bowie, Arizona dhe vuan nga Çrregullimi i Stresit Post Traumatik.

00:43
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA, mbështet Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi të enjten ligjin e parë për ndryshimin e klimës në një dekadë, duke votuar 231-190, për të kërkuar që administrata Trump të mbajë Shtetet e Bashkuara si pjesë e Marrëveshjes së Klimës, të Parisit.

00:27
Grupet kundër abuzimit të klerit, ftojnë Papën të vizitojë atdheun e tij

Papa Françesku duhet të vizitojë Argjentinën për t’u takuar me viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike dhe për të ndërhyrë në emër të tyre, thanë të enjten grupet ndërkombëtare kundër abuzimit të klerit.

00:11
Publikohen fitimet stratosferike të aktorëve të “Avengers: Endgame”

Përvoja në MCU u ka mundësuar paga stratosferike për yjet e “Avengers: Endgame”. Pas 22 filmave për 10 vjet, “Avengers: Endgame” i ka dhënë fund sagës së Infinity.

00:03
Tregu i Futbollit

Më të fundit nga bota e madhe e tregut të futbollit, ku ofertat apo zërat për transferime lojtarësh nuk mungojnë asnjëherë.

E enjte, 02 Maj 2019
23:37
Maduro shfaqet mes drejtuesve ushtarakë për të konfirmuar mbështetjen e tyre

Presidenti venezuelian Nikolas Maduro dhe figurat kryesore ushtarake bënë një shfaqje të unitetit në një transmetim televiziv të enjten, duke kërkuar të rrëzojnë pretendimet e Shteteve të Bashkuara dhe të opozitës, se komanda e lartë e forcave të armatosura ishte e përgatitur për ta braktisur atë.

23:29
Foto që më mirë të mos ishin publikuar

Koha e teknologjisë na ka bërë pjesë të pandashme tonën shkrepjen e fotove. Të ndodhur në pjesë të ndryshme të botës, tani ndajmë me persona të njohur ose të panjohur, çaste përditshmërie.

23:16
Icardi dhe Wanda befasojnë me fotot e reja në rrjetet sociale

Pasi kanë sistemuar marrëdhëniet e tyre me Interin, Mauro Icardi dhe Wanda Nara kanë gjetur kohë që të realizojnë edhe një set fotografik të jashtëzakonshëm.

23:03
Europa League, drejt finales angleze. Fiton Arsenali, barazon Chelsea

Arsenal dhe Chelsea kanë shansin të vendosin një dominim totalisht anglez në Europa League, pasi janë kthyer në favorite për të shkuar në sfidën e fundit të turneut më të vogël kontinental për klube.

22:58
Open/ Cakaj paralajmëron: Do të ketë shkarkime të tjera në Ministrinë e Jashtme!

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj paralajmëroi se në ministrinë që ai drejton do të ketë shkarkime të tjera.

22:39
Open/ Adri Nurellari: Sulmet ndaj Cakajt, të ulëta. Familja e tij, e djegur nga serbët

Politologu Adri Nurellari, në një lidhje direkte nga Prishtina për emisionin Open, tha sulmet ndaj ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj kanë qenë të uleta dhe të panevojshme.

22:15
Rakipllari ia kthen Cakajt në Open: Ti vjen nga asgjëja!

Gazetari Robert Rakipllari ka diskutuar me ministrin e Jashtëm në detyrë Genc Cakaj, në lidhje me çështjen e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

21:53
Polemikat Rama-Haradinaj, Cakaj jep versionin e tij në Open

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, tregoi në Open se çfarë është diskutuar në Samitin e Berlinit në lidhje me taksën e Kosovës ndaj Serbisë dhe sqaroi debatin e ditëve të fundit mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij kosovar, Ramush Haradinaj.

21:40
Open/ Cakaj sfidon Rakipllarin: Jap dorëheqjen nëse…

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, në emisionin Open të Eni Vasilit ka vijuar debatin e ashpër me gazetarin Robert Rakipllari.

21:19
Open/ Ministri Cakaj përplaset me Rakipllarin për takimin me Merkelin

Shefi i diplomacisë shqiptare në detyrë, Gent Cakaj, i ftuar në emisionin Open të Eni Vasilit, tha se Samiti i Berlinit është politikisht i dobishëm pasi kthen vëmendjen ndaj Ballkanit.

20:38
Fiks Fare/ Patentat e reja nuk njihen në disa vende të BE-së. Marrëveshjet kanë qenë për modelin e vjetër

Mbrëmjen e së enjtes në “Fiks Fare” u trajtua mosnjohja e modelit të ri të lejeve të drejtimit, që janë hedhur nga 24 janari i vitit 2017. Patentat e reja nuk njihen nga shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshje, pasi këto marrëveshje janë nënshkruar për modelin e vjetër të patentave.

20:34
Fotot nga protesta e opozitës. Bllokim rrugësh, djegie gomash…

Pas dy orësh, opozita mbylli protestën e saj. Akset kryesore në 12 qarqet e vendit u bllokuan, duke shkaktuar vështirësi qarkullimi.

20:16
Mbyllet protesta te “Shqiponja”, protestuesit marshojnë drejt Zogut të Zi

Ndërsa në qarqe të tjera të vendit protesta e opozitës është mbyllur, në Tiranë protestuesit marshuan në këmbë drejt Zogut të Zi.

20:05
Ish-ambasadore në OKB, Nikki Haley bëhet pjesë e “Boeing”

Ish-ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley i është bashkuar zyrtarisht bordit të drejtorëve të “Boeing”. Haley është votuar gjatë një takimi të aksionerëve gjatë së hënës, ndërsa është bërë i ditur nga zëdhënësi Chaz Bickers për “The Hill”.

20:03
Mbyllet protesta e opozitës në 12 qarqe. Basha: Zgjedhje pa opozitën s’do të ketë

Është mbyllur protesta e opozitës në 12 qarqe, ku u bllokuan akset kryesore rrugore.

19:53
Opozita proteston, Braçe: As bezdisje minimale nuk ka

Ndërkohë që opozita po zhvillon protesta në të gjithë qarqet e vendit, zv/kryeminsitri Erion Braçe, publikon foto të turistëve në Tiranë.

19:48
Protesta LIVE/ Basha: Po sakrifikojmë duke bllokuar akset rrugore për të zhbllokuar rrugën e…

Kreu i Partisë Demokratike, në fjalimin e tij përmbyllës të protestës së sotme të opozitës, ku u bllokuan akset kryesore rrugore në 12 qarqe për 2 orë, deklaroi se ky bllokim është “sakrificë” që i shërben zhbllokimit të rrugës së “Shqipërisë si gjithë Evropa”.

19:40
Ndryshime në Kodin Penal; Burg për bastet dhe dhunimin e zyrtarëve

Personat që godasin mjekët ose punonjësit në detyrë shtetërore do të dënohen automatikisht me 1 deri në 5 vjet burg.

19:34
Athinë, 3 shqiptarë në pranga, u kapën 155 kg hashash

Tri shtetas shqiptarë, të moshave 24, 25 dhe 30 vjeç, janë arrestuar nga forcat e policisë në lagjen “Eksarqia” të Athinës, në një operacion të Departamentit të Antidrogës së Atikës që solli edhe sekuestrimin e 155 kilogramë lënde narkotike të dyshuar kanabis sativa.

19:32
Protesta LIVE/ Në Durrës protestuesit ndalojnë ambulancën

Kalimi i dy ambulancave njëra pas tjetrës, ka bërë që protestuesit e opozitës në Durrës të ndalojnë një të tretë.

19:18
Historike në SHBA, “drone” shpëton jetën e pacientit që kërkonte një veshkë

Atëherë kur jeta është në fije të perit, e kur çdo sekondë është e vyer për të shpëtuar jetën e një njeriu, në ndihmë ndoshta të vjen edhe një mjet fluturues i telekomanduar “drone”.

19:15
Protesta LIVE/ Rrogozhina, mesazh për Ramën nga ajri (Foto)

Në Rrogozhinë, me anë të një deltaplani, protestuesit e opozitës kanë shpalosur një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

19:04
Protesta LIVE/ Shoferët: Nuk merret pushteti duke bllokuar rrugët!

Opozita ka bllokuar akset kryesore rrugore në 12 qarqe të vendit pasditen e sotme, një bllokim që ka nisur në orën 18:00 dhe do të zgjasë deri në orën 20:00.

18:56
Protesta LIVE/ Salianji: Do të pamundësojmë zgjedhjet në 30 qershor!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi nga Korça se “Edi Rama po i bllokon integrimin Shqipërisë.

18:54
“Jelekverdhët” u përzien me sindikalistët, në Paris u “pushtua” një spital (Video)

Zyrtarë francezë kanë njoftuar këtë të enjte se, vetëm falë ndërhyrjes së stafit mjekësor është bërë e mundur të shmanget një “katastrofë”, pasi disa demonstrues mësynë gjatë protestave të 1 Majit një spital të Parisit, ku tentuan madje edhe të hynin me forcë në repartin e kujdesit intensiv.

18:49
Protesta LIVE/ Bardhi: Ky është vetëm fillimi i përshkallëzimit të protestave

“Ky është vetëm fillimi i përshkallëzimit të protestave”.

18:45
Protesta LIVE/ Tension në Gjirokastër, e moshuara përplaset me protestuesit

Bllokimi i aksit rrugor në Kakavijë ka shkaktuar protesta në radhën e kalimtarëve. Një qytetare e konsideroi turp atë që po ndodhte në mes të rrugës.

18:43
Protesta LIVE/ Fier, ambulanca dhe përplasje me policinë

Protestuesit dhe simpatizantët e opozitës së bashkuar në qytetin e Fierit kanë dalë në rrugë, ndërsa kanë bërë thirrje “Rama ik”.

18:31
Protesta LIVE/ Kryemadhi: Të gatshëm të shkojmë deri në pikën e fundit!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga qyteti i Durrësit, ku bashkë me simpatizantët e opozitës bllokuan aksin rrugor Rrogozhinë-Plepa, ka deklaruar se ky është vetëm fillimi dhe se mosbindja civile nuk ka nisur ende.

18:25
Protesta LIVE/ Në Berat nis djegia e gomave

Protestuesit e opozitës në Berat kanë nisur të djegin goma.

18:19
Protesta LIVE/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Fier dhe Kukës

Ka nisur me përplasje mes policisë dhe protestuesve protesta e opozitës në dy qarqe të vendit.