Nëse ka një vajzë që i ka rrëmbyer zemrën, Landi e zbulon në “Shiko Kush LUAN”

01/01/2020 23:00

West Side Family dhe Produkt 28 iu bashkuan studios së “Shiko Kush LUAN” në pjesën e dytë të programit. Djemtë kanë dhuruar humor e argëtim, ashtu sikurse një prej tyre ka zbuluar një detaj interesant.

Disi i rezervuar mbi jetën private, Landi ka vendosur ta nisë me këmbë të mbarë 2020-tën. A ka një vajzë që ia ka rrëmbyer zemrën këngëtarit? Në puntatën e 1 janarit, Landi ka pranuar se e ka gjetur dashurinë, ndonëse kaq i ka mjaftuar për ta dhënë si informacion për fansat e tij.

Nëse do të hedhë ose jo hapa të tjerë në lidhje, pjesëtari i West Side Family ka vendosur të mos tregojë detaje të mëtejshme. Duket se 2020 do të jetë viti i Landit në fushën e romancës.

Top Channel