Festimet e Vitit të Ri 2020/ Darka me familjen dhe në shesh me muzikë dhe fishekzjarre
01/01/2020 13:20
Viti 2020 pa dyshim i ka gjetur shqiptarët më të bashkuar se kurrë, e në fakt atmosfera në sheshin Skënderbej pas mesnatës ka qenë e zjarrtë të gjithë shqiptarët por edhe të huaj kanë uruar për mbarësi, shëndet, para e mbi të gjitha lumturi.
Na kishte munguar kohët e fundit të shihnim qytetarë të lumtur, qytetarë të gëzuar, ata që festojnë e duket që viti i ri solli shkëlqimin në sytë e tyre e dukej qartë në fjalë prej zemre për një vit sa më të mbarë.
E në fakt Top Channel uron të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për një vit sa më të gëzuar.
Top Channel