Një vajzë është raportuar e zhdukur në Prishtinë.

Rastin e ka raportuar në Polici, nëna e vajzës, të cilat jetojnë në lagjen ‘Emshirit’, në Prishtinë.

Sipas nënës, vajza e saj ishte larguar në drejtim të panjohur dhe nuk ka dijeni për vendndodhjen e saj.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Top Channel