Fëmija i parë është vajzë/ Lindi në minutën e parë të vitit të ri në maternitetin Mbretëresha Geraldinë
01/01/2020 13:14
Fëmija i parë i ardhur në jetë në vitin është vajzë. Në spitalin nënë Mbretëresha Geraldinë jeta ka trokitur në minutën e parë të 2020-ës, kur doktor Fatmir Kopani brenda 20 minutave ndihmoji dy nëna të sillnin në jetë fëmijët e tyre.
Nëna që solli në jetë bebin e parë të vitit u shpreh e lumtur teksa foli për shëndetin e foshnjës dhe për emrin e vendosur.
Nëna: Jam shumë e lumtur, është fëmija i dytë.
Ndërsa sa i përket emrit ajo u shpreh se e ka Emel.
Top Channel