Shqipëria gjatë 2019 u karakterizua nga turbulenca të forta politike po ashtu u përball edhe me një tërmet me pasoja shkatërrimtare. Astrologia Meri Shehu e intervistuar nga gazetari  Top Channel Muhamed Veliu, bën këtë parashikim.

MERI SHEHU-Viti 2020 është viti i Bricjapit dhe Shqipëria astrologjikisht është në vendin e Bricjapit. Kjo do të thotë është vend Bricjap sepse ka male të forta, ka klimë të ashpër ka njerëz që duan të ecin e të përparojnë dhe është si puna e atij malit që duhet ti ngjitesh. Por ngjitja në mal është shumë e vështirë kështu do të hasim pengesa rrugës. Ky është viti që mund ti ngjitemi malit.

Por do ti ngjitemi bashkë si popull dhe bashkë me politikën apo jo kjo është një çështje krejt tjetër. Por politikën do ta kemi gjithmonë me vete sido që të jetë puna.

Shikoj një vit më të mbarë për Shqipërinë pavarësisht se ky vit do të ketë një verë të nxehtë të vështirë dhe nëse ne e kalojmë këtë verë të nxehtë dhe të vështirë që mbyllet një cikël do të arrimë rimëkëmbjen. Mendoj që në periudhën e verës do të kemi një vendimmarrje të rëndësishme. Do të vazhdojë me këtë qeverisje që kemi apo do të futemi në qeverisje të re. Mund të kemi një tendencë për ndryshim ose për zgjedhje të reja pas periudhës së verës.

Top Channel