Shqipëria gjatë 2019 u karakterizua nga turbulenca të forta politike po ashtu u përball edhe me një tërmet me pasoja shkatërrimtare. Astrologia Meri Shehu e intervistuar nga gazetari  Top Channel Muhamed Veliu, bën këtë parashikim.

Ky vit që po lëmë pas shënoi konflikte të forta politike. Për herë të parë opozita doli nga parlamenti dhe nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale.  Si do të jetë 2020 për  Lulzim Bashën? Astrologia Meri Shehi i jep këtë përgjigje për Top Channel.

MERI SHEHU-Binjakët kanë patur një 2019 të vështirë. Ka kohë që e them se 2019 ishte e vështirë për Binjakët por ky është një vit që do të mbledhin para, energji ose bazë ekonomike për të arritur një kulm në 2021. Mendoj që 2021 ti nxjerrë përpara. 2020 është akoma krijimi një baze.

Top Channel