A është shkodran i vërtetë Bujar Qamili? E tregon vetë ai në “Shiko Kush LUAN”

01/01/2020 23:01

Bujar Qamili ka qenë një ndër personazhet e ftuar në pjesën e parë të mbrëmjes së 1 janarit në”Shiko Kush LUAN”. Njohur si një nga këngëtarët më të mirë shkodranë, sfida e Bujarit lidhej pikërisht me vendin e tij të origjinës.

Nëpërmjet lojërave, këngëtari ka dëshmuar se është një shkodran i vërtetë, falë përgjigjeve të tij për secilën prej pyetjeve. Duke bërë xhiro me bicikletë në studio, Bujarit i janë drejtuar pyetje të tipit: a ke ngacmuar vajza me biçikletë, a i ke bërë xhiro bashkëshortes me biçikletë, ashtu sikurse është ngacmuar më tej me humor, ku është dashur të përgjigjet se ku bëhet tava e krrapit apo i është dashur të tregojë nëse e pi kafen pa lekë tek ‘Kafja e Madhe’ në Shkodër, falë emrit të tij.

Nuk ka mjaftuar kaq, pasi sëbashku me Luanën, të dy kanë kënduar bashkëpunimin e tyre “Mi dhe flakë mallit tim”. Një atmosferë, që ia ka shtuar argëtimin spektaklit.

Top Channel