Skuadra e “Shiko Kush LUAN” ju fton në në natë speciale me të ftuar specialë. Gjithçka mund të ndodhë sonte

04/01/2020 15:59

Pas zhurmës që bëri puntata e 1 janarit në “Shiko Kush LUAN”, Luana Vjollca dhe skuadra e saj vetëm 3 ditë më pas, kanë rezervuar një tjetër mbrëmje fantastike plot surpriza në “Shiko Kush LUAN”.

Me lojëra, humor dhe energji pozitive e shtuna e sotme do t’ju japë atë që ju duhet për të qëndruar përpara ekranit të Top Channel.

Për herë të parë Stine dhe bashkëshortja e tij Graciela shfaqen në një program televiziv pas ndarjes dhe ribashkimit, Jonida Maliqi, Armina Mevlani, Niko Komani, NRG Band, Teuta Kurti, Rashel Kolaneci do të tregojnë mes humorit dhe lojës shumë gjëra nga jeta personale apo për ato qe janë shkruar në media për ta.

Mbyllja do të jetë speciale pasi mysafirja e fundit e kësaj puntate është Tayna. Kështu janë menduar në fakt dy puntatat e fundit që në mbyllje të ketë të ftuar të tjerë veç panelit kryesor me plot surpriza. Tayna do të vendoset përballë Luanës në “Ndaje ose haje” për të thënë të pa thëna.

Ka performanca fantastike, paint ball, vrap, gara, përgjigje pikante dhe shumë humor kështu që nuk duhet ta humbni “Shiko Kush LUAN” sonte në orën 21:00 në ekranin e Top Channel.

Top Channel