I konfiskohen armët pasi postoi në rrjetet sociale duke shtënë në ajër

04/01/2020 12:42

Policia e Kosovës kanë kryer në bastisje në shtëpinë e një 24 vjeçari me inicialet A.N nga Istogu, i cili kishte postuar në rrjetet sociale duke shtënë me armë zjarri.

Policia e Kosovës thotë se gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK47 dhe dy karikator të së njëjtës armë, një pistoletë e tipit M-57 dhe një karkator i së njëjtës armë, si dhe pesëdhjetë copë fishek të kalibrit 7.62mm.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh. /KosovaPress/

Top Channel