Ndahet nga jeta Robert Andoni, babai i mikrobiologjisë shqiptare

04/01/2020 12:11

Është ndarë sot nga jeta prof.dr. Robert Andoni, mjek, pedagog, baktereolog, i cilësuar edhe si babai i mikrobiologjisë shqiptare.

Robert Andoni është autor i 16 teksteve shkencore e mësimore ndër të cilët Diagnoza Baktereologjike, Fjalor i Mikrobiologjisë, Baktereologjia Klinike etj.

Ai ka diplomuar e doktoruar dhjetëra breza mjekesh. Prof. Andoni la pas një kontribut shkencor të paçmuesheëm, trashëgimi dhe aset për brezat e pasardhës të fushës së mjekësisë.

Top Channel