Ai që duhet të ishte një kremtim i bukur festash në Prishtinë, është kthyer në makth për familjen Zagori, e cila jeton në Austri po kishte udhëtuar drejt Kosovës për ta festuar atje Vitin e Ri.

Erisa, vajza 15 vjeçare e kësaj familjeje është zhdukur pa lënë gjurmë. Të mërkurën mbrëma, ajo është ndarë nga nëna e saj dhe më familjarët nuk dinë asgjë për të.

Sipas telegrafit, vajza ka qenë duke udhëtuar me të ëmën, kur kanë ndaluar në stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Aty ka thënë se po shkon në banjo, por nga ai moment është zhdukur e të afërmit nuk e dinë se ku është.

Policia është lajmëruar mbi ngjarjen, ndërsa familjarët e dëshpëruar të adoleshentes kanë kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për gjetjen e vajzës së tyre. Informacionet që mbërrijnë mbi rastin e 15 vjeçares janë të paqarta, pasi qarkullon dhe një variant tjetër në media sipas të cilit, vajza është parë për herë të fundit pranë një diskoteke, nga ku thuhet se është marrë me dhunë.

Top Channel