400-500 raste të reja diabeti çdo vit regjistrohen në qarkun e Elbasanit.

Ndërsa vite më parë statistikat flisnin për rreth 20 raste të reja çdo vit, tashmë mund të flasim për epidemi. Por ky nuk është një shqetësim lokal, por botëror tashmë. Ndërkohë që hapa gjigantë janë bërë në drejtim të mjekimit, rastet shtohen dhe duket se diçka nuk funksionon. Mjeku endokrinolog Shefqet Deliallisi thotë se puna parandaluese nuk është e mjaftueshme.

Festat e fundvitit kanë sjellë rëndim të rasteve tek të prekurit me diabet ndërsa mjekët këshillojnë rikthim në dietë, aktivitet fizik dhe konsumim të ushqimeve të shëndetshme.

/Bruna Kercuku/

Top Channel