Në momentin që u përhap lajmi për vrasjen e Kasem Sulejmanit, presidenti Trump ishte duke darkuar te klubi i tij në Mar-a-Lago, i rrethuar nga miq të vjetër, të cilëve po u shërbehej qofte dhe akullore nga restoranti i klubit, sipas CNN.

Gjatë kësaj nate, e vetmja deklaratë për shtyp që doli nga administrata ishte pranimi  që sulmi ishte kryer nga SHBA-të.

Kjo situatë është e ngjashme me atë të vitit 2017, kur Trump dha urdhër që të sulmohej një bazë e rëndësishme ajrore në Siri.

Pas sulmit, Trump tha se kishte qenë duke ngrënë tortë me çokollatë me presidentin kinez, gjatë një samiti, kur u informua për sulmin me predha Tomahok.

FOTO GALERI
1/6
Tensionet vijnë pas vrasjes së gjeneralit më të fuqishëm iranian nga SHBA-të. Gjenerali Kasem Sulejmani akuzohej se kishte urdhëruar vdekjen e shumë trupave amerikane dhe të aleatëve të tjerë

Top Channel