Përçarje brenda aktivistëve të Aleancës për Teatrin, regjisori i njohur pyet pedagogun: A i ke thënë Pano Sokos…

03/01/2020 22:34

Vazhdon përçarja mes aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit me njëri-tjetrin. Kësaj rradhe regjisori Kastriot Çipi është ‘përplasur’ me pedagogun dhe aktivistin Ervin Goci.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Çipi ka bërë me dije se pedagogu Goci e ka bllokuar në rrjetet sociale si dhe nuk i përgjigjet në numrin e telefonit.Në postimin e tij publik, regjisori Çipi kërkon nga pedagogu Goci që ta sqarojë nëse ky i fundit i ka thënë aktivistit Pano Soko që është zotuar të pengojë Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që të zhvillojë debatin e radhës për sistemin zgjedhor në Teatrin Kombëtar Eksperimental (TKE) apo jo.

Duke qenë se nuk ka marrë ende asnjë përgjigje apo sqarim nga pedagogu Goci, atëherë regjisori Kastriot Çipi e ka bërë publike këtë kërkesë duke postuar edhe mesazhin privat që i ka dërguar në numrin e tij të telefonit.

Kujtojmë se prej dy vjetësh aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit luftojnë për një kauzë madhore të përbashkët për të mos lejuar prishjen e Teatrit Kombëtar, por kohëve të fundit duket sikur aktivistët kanë patur mosmarrëveshje mes tyre por ende nuk dihet saktë se për çfarë kanë patur debate.

Ja postimi i plotë i Kastriot Çipit:

Meqë pedagogu i teorisë së komunikimit Ervin Goci më ka bllokuar në Facebook dhe nuk po më përgjigjet me sms, po ia bëj pyetjen publikisht:

Është e vërtetë se je zotuar të mos lejosh Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit të zhvillojë debatin e radhës në TKE?

Kush komunikon me Ervin Gocin është i lutur të komentojë këtu, për të na komunikuar përgjigjen e tij.

Unë do të shprehem sapo të sigurohem se ai e ka thënë vërtet atë fjalë, apo jo.

Top Channel