Presidenti Donald Trump tha që SHBA vranë komandantin e lartë ushtarak të Iranit Qasem Soleimani “për të ndaluar një luftë, jo për të filluar një të tillë”.

Trump tha se “mbretërimi i terrorit” të Soleimanit kishte “mbaruar” pas një sulmi në aeroportin e Irakut në Bagdad të Premten.

Soleimani kryesoi operacionet e Iranit në Lindjen e Mesme si udhëheqës i forcës Quds të vendit. Irani u zotua të marrë “hakmarrje të rëndë” për vdekjen e tij.

  E plotë/ Kush ishte Qasem Soleimani dhe pse SHBA e kishte nën shënjestër

Vrasja shënoi një përshkallëzim të madh në tensionet midis Iranit dhe SH.B.A. Zyrtarët amerikanë thanë që 3,000 trupa shtesë do të dërgoheshin në Lindjen e Mesme si një masë paraprake.

Ndërkohë, televizioni shtetëror irakian tha se kishte pasur një sulm tjetër ajror në vend, 24 orë pas vrasjes së Soleimani. Një burim i ushtrisë irakiane i tha agjencisë së lajmeve Reuters se gjashtë vetë u vranë në sulmin e ri, e cila goditi një kolonë të milicisë irakene në orët e para të mëngjesit të së shtunës me kohën lokale.

Top Channel