Live/ “Rama n’burg, Berisha n’burg”, dita e 27-të e protestës në kryeqytet, qytetarët përsërisin kërkesat para Kryeministrisë: Duam qeveri teknike
Gjykata në Turqi ka shqiptuar masën e paraburgimit, Harun Çelik, i cili dy ditë më parë u deportua nga Shqipëria në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Çelik, i cili u arrestua në kuadër të një hetimi të Kryeprokurorisë Publike të Stambollit, pas përfundimit të procedurave në Policinë e Stambollit u transferua në një gjykatë me kërkesë të kryeprokurorisë.
Gjykata vendosi të shqiptojë masën e paraburgimit me akuzat për “pjesëmarrje si anëtar në organizatë të armatosur terroriste”.
Çelik më herët ka qenë i dënuar disa muaj në Shqipëri, pasi u arrestua në aeroport për veprat penale “falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “falsifikim i dokumenteve”.
“Kërkoi azil politik, por iu refuzua”, avokati i shtetasit turk flet pas deportimit
Top Channel