Hakmarrja e Iranit/ Britania merr masa, Kryeministri kthehet nga pushimet

05/01/2020 20:14
London Mayor Boris Johnson plays cricket with children on Juhu beach in Mumbai, on the fifth day of his 6 day tour of India, Thursday November 29, 2012. Photo by Andrew Parsons / i-Images

Kryeministri britnaik Boris Johnson, edhe pse i heshtur dhe i painformuar, siç thuhet zyrtarisht,  ndryshe nga Izraelitët, është detyruar të kthehet nga pushimet në një ishull privat në Karaibe, për të ndjekur më nga afër emergjencën e re gjeopolitike të krijuar, pas vrasjes  nga amerikanët të gjeneralit të lartë iranian ditë më parë.

Edhe pse Britania duket se nuk ka qenë e përfshirë në veprimin amerikan, po përgatitet seriozisht për çdo eventualitet hakmarrës nga Teherani. Londra  ka dislokuar në Gjirin Persik  fregatën  HMS Montrose dhe destrojerin HMS Defender, të cilat janë urdhëruar nga Ministri i Mbrojtjes Ben Wallece, për të shoqëruar  cisternat e naftës që lundrojnë me flamur britanik.

Ndërkohë 50 prestarë të forcave elitare britanike, SAS, janë dërguar në Lindjen e Mesme  për të ndihmuar në evakuimin potencial të britanikëve. Sakaq, shefat e mbrojtjes i kanë kërkuar kryeministrit, nëss do dërgojnë tetë avionët Typhoon nga baza britnaik e Qipros  si dhe avionë spiunë Sentinel apo dron.

Ka plane edhe për dërgimin e ushtarëve britanik për të siguruar ambientet e ambasadës britanike në Bagdad, ndërkohë që shefat e zbulimit britanik  besojnë se ka një kërcënim të besueshëm për ambasadën britanike në Teheran, e cila u sulmua nga turmat në vitin 2011. Duke folur për BBC këtë të diel, Ministri i Jashtëm britanik, Domenic Rabb, kërkoj nga Teherani të ndjek rrugën diplomatike për të ç’tensionuar situatën dhe të dal nga izolimi ndërkombëtar.  Mbetet të shihet se cilat do të jenë  prononcimet e kryeministrit Johnson pas pushimeve dy javore, i cili njihet se ka marrëdhënie të mira me presidentin amerikan, ndryshe nga disa udhëheqës kryesor evropian.

Top Channel