Çdo fillim viti, besimtarët ortodoksë bëhen bashkë për të gëzuar ditën e ujit të bekuar që shënjon shfaqjen e Perëndisë, pagëzimin e Jezus Krishtit.

Festimet e 6 janarit mblodhën në Katedralen Ortodokse në Tiranë, qindra qytetarë.

“Sot është vaftisja e Jezusit.. Morëm ujë të bekuar ta pimë, të spërkasim fëmijët e shtëpinë. Të na ecë viti mirë. Pi pak ujë të bekuar esëll në mëngjes kur jam sëmurë”, shprehen qytetarët.

Top Channel