Policia e Vlorës ka njoftuar se ditën e djeshme janë arrestuar tre persona. Dy prej të cilëve akuzohen për vjedhje ndërsa një i tretë pasi ka dhunuar mamanë e tij.

Njoftimi:

Vlorë

Në vijim të punës intensive gjatë fundjavës, Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona për vepra të ndryshme penale, si:

  • Arrestohet shtetasi D. T., 23 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 20.12.2019, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit F.M në fshatin Babicë të Vlorës, duke marrë disa sende me vlerë.

  • Arrestohet shtetasi G. M., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 05.12.2019, në fshatin Radhimë të Vlorës, dyshohet se ka vjedhur një motorr në pronësi të shtetasit Sh.Gj.

  • Arrestohet shtetasi B. L., 29 vjeç, banues në fshatin Babicë të Madhe, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij dyshohet se ky shtetas ka dhunuar nënën e tij 47 vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.

Top Channel