Nga 12 ndërtesat me vlerë 1 lek në Lushnjë te tenderët me shkelje në Durrës/ Çfarë zbuloi KLSH në 17 bashki, miliona lekë dëm dhe shkelje me fondet
Ashtu siç gazetarja Anila Hoxha deklaroi gjatë një lidhjeje live për Top Channel, SPAK pushoi hetimin për tre gjyqtarët që ulën dënimin e Dritan Dajtit në 25 vite nga burgim i përjetshëm.
Ky vendim ka ardhur për arsyen se ata kanë pranuar gjykim të shkurtuar.
Prokurori kërkoi veç pushimit të çështjes për tre gjyqtarët edhe kthimin e sendeve personale që vjen sipas prokurorit të SPAK si rrjedhojë e pushimit të çështjes. Të sekuestruara gjatë këtyre muajve qëndruan tre telefonët e gjyqtarëve dhe 17 mijë euro.
11 vite më parë, qetësia e plazhit të Durrësit u prish nga krismat e armëve. Aksioni i policisë për arrestimin e të kërkuarit për vrasje, Dritan Dajti, përfundoi me vrasjen e katër oficerëve të policisë, Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari dhe Fatos Xhani.
Top Channel