E enjte, 09 Maj 2019
13:17
Fatura të ulëta në kulmin e sezonit, zbulohet skema e vjedhjes së energjisë në Shëngjin

Katër punonjës të OSHEE dhe pronari i një hoteli në Shëngjin janë arrestuar gjatë operacionit “Task Group”.

13:09
Basha: Klevis Balliu i arrestuar me urdhër politik, bashkojuni protestës më 11 Maj

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet sot në një takim me të rinjtë e  qytetit të Pogradecit. Gjatë fjalës së tij, zoti Basha tha se  pa lirinë e votës nuk ka punësim, nuk ka mirëqenie. Sipas tij Edi Rama mban pranë vetes të pashkollë, milionerë me katër klasë.

12:42
Samiti i Tiranës i afroi apo jo dy liderët Thaçi-Vuçiç për dialog? Përgjigjet Meta

Gjatë konferencës së përbashkët të samtit të Brdo Brijunit, presidenti Meta  u pyet nga gazetarët nëse dy liderët e Kosovës dhe Serbisë janë afruar më shumë dhe se a ka gjasa që të rinisë dialogu.

12:36
“Triptik për paqen”; Artistë shqiptarë dhe të huaj në një koncert në Fier

“Triptik për paqen” titullohet koncerti simfonik që artdashësit fierak ndoqën mbrëmjen e së mërkurës, në kuadër të 9 Majit Ditës së Europës.

12:28
Samiti në Tiranë, presidenti i Polonisë: BE duhet t’i mbajë dyert e hapura për anëtarësim

Pas përfundimit të Samitit të Brdo Brijunit, presidenti i Polonisë Andrzej Duda. tha sot se Bashkimi Europian duhet t’i mbajë dyert e hapura për anëtarësimin e Ballkanit dhe  të gjej programe e instrumente që e mbështesin këtë gjë. Ndërkohë, presidenti i Polonisë foli për situatën në Ballkan  duke theksuar faktin se mes vendeve fqinje duhet të ketë dialog, referuar këtu Kosovës dhe Serbisë.

12:19
Thaçi: Mos liberalizimi i vizave, diskriminim i BE ndaj Kosovës

Nga Tirana, ku po zhvillohet Samiti i “Brdo Brijunit”, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi se çdo vendim kundër liberalizimit të vizave me Kosovën është një vendim diskriminues.

12:16
Hapet në Uashington një muze dedikuar spiunazhit

Historitë me spiunazh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të pafundme, siç janë të shumtë edhe filmat e Hollivudit me këtë temë.

12:11
Krimet e Luftës në Kosovë; Nismë për gjykimin dëmeve kulturore

Në natën e 27 marsit të 1999-ës, muzeu i Kompleksit Monumental të Lidhjes së Prizrenit u shkatërrua tërësisht nga forcat serbe. Si pasojë, 188 eksponate që tregonin të kaluarën ndër shekuj u dogjën.

12:06
S’përmbushën detyrat, shkarkohen 3 drejtorë të AKU-së

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shkruar sot 3 krerët e drejtorive rajonale.

12:01
Wake Up/ Kapitulli i ri i Bojken Lakos nis me “Home” dhe “Dance on the weekend”

Bojken Lako vazhdon të mbetet një nga artistët më të dashur të publikut shqiptar. Duke qenë gjithmonë i lidhur pas muzikës, Bojkeni kohët e fundit, pas një karriere të gjatë muzikore 25 vjeçare, të cilën e finalizoi me një koncert recital, për të qenë më afër me fansat e tij kohët e fundit ka ardhur me dy krijime muzikore.

11:58
Wake Up/ Starton “Albania Open 2019”, guximtarët e ajrit festojnë 20 vjetorin

Ky vit përkon me një ngjarje të rëndësishme për turneun e përvitshëm të “Albania Open”, pasi aktiviteti i sporteve ajrore në Shqipëri feston 20 vjetorin e saj (2000-2019).

11:56
Wake Up/ Psikiatre, Anila Hashorva: E fiksuar pas larjes së duarve? Konsultohu me një mjek

Jo pak herë kemi hasur tek të tjerët, por ndoshta edhe tek vetja, situata apo veprime të caktuara; si p.sh mania për pastërtinë, larjen e duarve, ngrënien e thonjve, renditjen e rregullt të objekteve apo rrobave, shopping-u apo dhe fiksime të tjera që ne ja vërejmë vetes në jetën e përditshme. Të gjitha këto klasifikohen në mjekësi si ҫrregullimin Obsessive-Compulsive (OCD) i cili shoqërohet nga mendime të përsëritura, të padëshiruara, të paarsyeshme dhe të tepruara të cilat të shtyjnë për të kryer veprime të caktuara. 30% e pacientëve me OCD i shfaqin simptomat për herë të parë në moshën 10-15 vjeҫ, dhe në 70% të pacientëve shfaqet pas moshës 30 vjeҫ.

11:54
Misteri i  shkëmbit, shpërblim kush gjen zgjidhjen

Brigjet e gadishullit Plougastel-Daoulas në Bretanjë, mbajnë një mister të gdhendur në shkëmbinj. Ai duket se daton nga shekulli i 18, por askush nuk e di se çfarë tregon ai. Në përpjekje për të zgjidhur misterin, komuna ofron 2 mijë euro për këdo që mund të ndihmojë në deshifrimin e shkrimit.

11:31
Festivali në Andaluzi, kërcime dhe tradite në Sevilje

Fetivali i përvitshëm në kryeqytetin andaluzian Sevilje, u hap me kërcimet tradicionale dhe pajtonët. Ceremonia e hapjes, sjell Seviljanën, një kërcim folkloristik spanjoll, nga Sevilja, që kërcehet nga dy, një apo edhe më shumë çifte, në një rreth, ose në grup.

11:26
Suplementet në shtatzëni, roli dhe rëndësia e tyre

Sumplementet gjatë shtatzënisë janë të domosdoshme për organizmin e një gruaje që pret fëmijën e saj.

11:25
Pas Met Gala,’Kampi’ zbarkon në Muzeun e Artit

Një ekspozitë në muzeun metropolitan të artit në Nju Jork, eksploron konceptin ‘Camp” që ishte edhe tema e këtij viti e eventit Met Gala. Ekspozita mban më shumë se 250 objekte dhe titullohet “Kampi: Shënime për modwn”. Ajo është e bazuar në një ese të 1964-ës së Suzan Sontag, të titulluar “Shënime në kamp”.

11:19
Harry dhe Megan thyejnë traditën për emrin e djalit

Duka dhe dukesha e Sussex e kanë quajtur djalin e tyre të sapolindur, Archie Harrison Mountbatten Windsor. Pasi e prezantuan atë më herët, ditën e mërkurë, Megan tha: -“Ai ka temperament shumë të ëmbël. Është shumë i qetë, thuajse një ëndërr.” E ndërsa ata qeshnin, princi Herri shtoi:- “nuk e di nga e ka marrë këtë”.

11:13
Beteja tregtare SHBA-Kinë, Trump: Pekini shkeli marrëveshjet

Presidenti amerikan Donald trump tha se Kina nuk respektoi marrëveshjet në bisedimet e tregtisë duke ndezur akoma më shumë armiqësitë në prag të negociatave të radhës mes dy palëve.

10:52
Makina përplas për vdekje 3-vjeçarin, shoferi largohet nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e kësaj të enjteje në Berat. Automjeti aksidenton për vdekje 3-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

10:43
Studentët nuk gjejnë qetësi, rinisin protestat

 Studentët  e universitetit “Fan Noli”, në qytetin e Korçës kanë rinisur sot protestat.

10:40
SHBA, FBI heton 850 raste për terrorizëm të brendshëm

Byroja Federale e Hetimit ka në proces hetimi 850 raste për terrorizëm të brendshëm, njoftoi një zyrtar i lartë i FBI-së.

10:17
Presidenti slloven vrap në Kodrat e Liqenit, roja i sigurisë e ndjek nga pas

Kodrat e Liqenit Artificial janë kthyer në destinacionin e preferuar jo vetëm të qytetarëve të Tiranës, por edhe të huajve. E madje jo vetëm për turistët, por edhe për personalitetet që huaja që vijnë në Tiranë për takime zyrtare, konferenca, apo samite të ndryshme.

10:14
Vrasja e vëllezërve Bilali, vetëdorëzohet një nga të kërkuarit

Është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës shtetasi Remzi Kulli, vjehrri i Fatbardh Licit, ky i fundit i vrarë në 10 gusht të 2018-ës. Arsenali i armëve i gjetur në fshatin Luarës në një banesë të braktisur në Velipojë janë marrë përsipër pikërisht nga shtetasi Remzi Kulli, 57 vjeç nga Shkodra.

10:12
Njihuni me Mega jahtin e ri 152 metra të gjatë (foto)

Pushuesit do të jenë në gjendje të lundrojnë në një mega jashtme një gjatësi 152 metra, i cili krenohet me një helikopter, një hidroplan, një pishinë në natyrë si dhe shtretër në natyrë për të fjetur nën qiellin me yje.

09:57
Marrëveshja bërthamore/ Irani “braktis” angazhimet kryesore

Irani ka pezulluar angazhime kyçe të marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore të 2015, një vit pasi prej saj dolën Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti Hassan Rouhani tha se ai do t`i mbante rezervat e uraniumit të pasuruar në vend dhe jo ti shiste ato jashtë, siç përcaktonte marrëveshja.

09:45
Trupi i nëntetares Hasanaj vjen sot në Tiranë

Pritet që mesditën e sotme të mbërrijë në Tiranë trupi i pajetë i nëntetares  Zarife Hasanaj, e cila humbi tragjikisht jetën gjatë një shpërthimi në bazën Adaze, në Letoni.

09:39
Samiti në Tiranë/ Thaçi e Vuçiç, shtrëngim të sforcuar duarsh

Presidentët e gjashtë vendeve të rajonit u mblodhën në Tiranë për të vijuar traditën e samiteve të Brdo Brijunit një iniciativë e lançuar që në vitin 2013 nga presidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë.

09:32
Rusia paralajmëron për ‘Planin A’ të Ramës

Ministria e Jashtme e Rusisë pretendon se “po intensifikohen përpjekjet që të integrohen rajonet me popullsi shqiptare në Ballkan”.  Autoritetet ruse kanë paralajmëruar se “me këtë po komplikohet dialogu  mes Serbisë dhe Kosovës dhe po minohet atmosfera e besimit në gjithë rajonin”.

09:24
Samiti i Brdo-Brijunit, Presidenti Meta pret liderët e Ballkanit

Liderët e Ballkanit ndodhen sot në Tiranë për të qenë pjesë e Brdo Brijunit dhe ka qenë Presidenti Meta ai që iu ka dhënë mirëseardhjen. 

09:02
Me thikën e ngulur në shpinë, 34-vjeçari del nga spitali për të pirë cigare

Një pacient pothuajse i zhveshur me një thikë të ngulitur thellë në shpinë u largua nga departamenti i urgjencës – për të tymosur një cigare.

08:45
Bashkëpunuan për vjedhjen e energjisë në një hotel, ndalohen 4 punonjës të OSHEE-së

Finalizohet operacioni “Task – Group”, i ndjekur me metoda speciale hetimi , ku janë ndaluar 5 persona  të implikuar me masa sigurie “Arrest në burg” dhe “Arrest në shtëpi” . Burime nga policia e Lezhës raportojnë se kanë ndaluar  4 punonjës të OSHEE-së, si dhe iu është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për  pronarin e hotelit me të cilin bashkëpunonin në vjedhjen e energjisë elektrike pa faturim, duke shkaktuar dëm ekonomik për kompaninë.

08:25
Meta e nis të enjten me vrap: Shqiptaret janë evropiane me mendje dhe me zemër

Presidenti i vendit e ka nisur këtë ditë të enjte me vrap në natyrë dhe këtë moment e ka ndare edhe me miqtë e tij, real e virtuale.

08:24
Horoskopi/Karakteristikat e shenjave të zjarrit

Kush kërko që të thellojë studimet e tija astrologjike, mund të zbulojnë karakteristikat e 12 shenjave zodiakale, që lidhen me elementin e tyre të përkatësisë. Në fakt tre shenjat zodiakale i përkasin secilit element.

08:17
Haradinaj: Dyshime që Thaçi-Rama-Vuçiç, diskutuan për ndarjen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha të mërkurën se ekziston një dyshim i bazuar, se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, kanë diskutuar lidhur me ndarjen e Kosovës.

E mërkurë, 08 Maj 2019
23:01
Champions/ Lucas superhero! Shënon 3 gola dhe çon në finale Tottenhamin

Lucas Moura u shndërrua në hero për Tottenham Hotspurs duke shënuar 3 gola dhe duke e çuar ekipin anglez në finalen e Champions League.

22:46
Tjetër sulm ndaj nxënësve në shkollat amerikane

Një adoleshent u vra dhe tetë persona u plagosën pasi dy nxënës hapën zjarr brenda një shkolle në Kolorado të SHBA-ve. Kjo është hera e 15-të për vitin 2019 që në shkollat amerikane hapet zjarr dhe ka humbje jete, sipas CNN.

22:41
Modelja e bëshme promovon artin e saj! – Foto

Felicity Hayward promovon rroba duke pikturuar trupin e saj. Modelja “plus-size” është regjistruar në “Naked Beach” për të promovuar vetëbesimin ndaj linjave trupore. Foto mahnitëse nga disa model, të cilët mbulojnë me modesti trupin e tyre, me forma të ndryshme lulesh dhe pulla kafshësh.

22:34
Pompeo në Londër për “marrëdhënien e veçantë” SHBA-Angli

Pas anulimit të vizitës në Gjermani dhe në vazhdën e deklaratave të Iranit se do të tërhiqej pjesërisht nga marrëveshja bërthamore, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbërriti në Londër, ku këtë çështje e diskutoi menjëherë me kryeministren Theresa May.

22:24
Champions/ Dygolësh i Lucas, Ajax-Tottenham 2-2

Tottenham ka barazuar rezultatin në 2-2 në fillimin e pjesës së dytë.

22:11
Nuk iu bind Kongresit amerikan, dënohet Prokurori i Përgjithshëm

Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara vendosi të dënojë kreun e Departamentit të Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithshëm William Barr, për mosbindje ndaj Kongresit.

22:05
Champions/ Ajax spektakolar! De Ligt dhe Ziech afrojnë finalen për holandezët

Pas sfidës së parë të fituar nga Ajax në Londër ndaj Tottenham me rezultatin e ngushtë 0-1, talentet e ekipit holandez kanë hedhur një hap të madh drejt finales së Champions League, duke fituar pjesën e parë me rezultatin 2-0.

21:52
Top Story/ Analiza e fakteve në terren, Havari: Ja përse u eleminua Admiri nga shokët!

Por kush e vrau supërgrabitësin më të rrezikshëm në vend?

21:49
Top Story/ Artan Hoxha: Ja çfarë më thanë efektivët që qëlluan mbi Admir Muratajn

Gazetari Artan Hoxha zbulon për Top Story edhe dëshmitë konfidenciale që ai ka siguruar nga efektivë të policisë që kanë qenë në ndjekje të grabitësve.

21:46
Top Story/ Kush e vrau Admir Muratajn? Havari: Shokët!

Lind pyetja se kush e vrau Admir Murataj?

21:44
Kryetari i Bashkisë, mikpritet në Kinë, me këngë dhe vjersha në gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë sot me popullin shqiptar, në rrjetet sociale, video të regjistruara në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare të Pekinit, në Kinë.

21:40
Top Story/ Austrian Airlines vijon transportin e parave! Ja pamjet ekskluzive të siguruara nga Top Story!

Pas ngjarjes së rëndë të 9 Prillit, Austrian Airlines i është rikthyer sërish transportit të vlerave monetare.

21:39
Top Story/ Denoncimi i ekspertit: Në RINAS ka nepotizëm, janë punësuar kushërinj dhe jo ekspertë

Në vendngjarje, mbetet një provë mjaft e vyer, siç ishte furgoni, dhe një viktimë. Pranë trupit, gjendet një kallashnikov dhe një granatë e pashpërthyer.

21:24
Inskenim në Top Story/ Si u modifikua furgoni i grabitjes me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”

Ky dëshmitar është njeriu që modifikoi furgonin me logon Hetimi Tatimor, tek një servis në afërsi të Metarlugjikut në Elbasan. Ky biznes, është i regjistruar në emrin e Gentian Sharrës, por, pronari e ka lënë me qira të Eldi Çala, vëllai i Klement Çalës, njëri prej grabitësve.

21:15
Farrah Abraham tregon asetet e saj joshëse! – Foto

Farrah Abraham dukej në top form, e veshur me rroba banje, ngjyrë të zezë, duke pozuar në një në plazhin e Purto Vallarta, në Meksikë.

21:14
Top Story/ Njihuni me 13 emrat e supergrabitësit të RINAS-it

Murataj filloi të marrë masat e tij sapo mbërriti në atdhe. Fillimisht nisi të rregullonte imazhin e tij duke bërë disa ndërhyrje plastike. Ai jetonte në fshehtësi absolute dhe e vetmja foto që qarkullonte ishte ajo që shfaqej me një gropë në mjekër.

21:06
Top Story/ Profil i Admir Muratajt, njeriu hije që u transformua nga mësues në grabitës

Admir Nikaj, apo siç njihet gjerësisht, Admir Murataj, iku si një njeri i rrezikshëm i botës së krimit, i vrarë pas aktit kriminal të radhës. Goditja e fundit që ai kreu ishte nga më të mëdhatë dhe më të guximshmet, fjalë të cila duket sikur kalojnë në plan të dytë krimin e rëndë.

20:56
Mogherini: Meritoni negociatat/ Arritje reforma në drejtësi

Federika Mogerini, përfaqësuesja më e lartë e politikës së jashtme të BE-së, u shpreh optimiste në Tiranë, për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në. Mogerini vlerësoi hapat e ndërmarra në Shqipëri, në tre pika, reforma në drejtësi, lufta ndaj kanabisit si edhe progresi i vendit.

20:56
Objekte që pak veta ua dinë përdorimin

Të gjithëve mund të na ketë ndodhur të hasim një objekt që nuk ia dimë përdorimin.

20:51
Fotografi gjurmon subjektet pas 30 vitesh

Fotografi Kris Porsz ka botuar një libër, një vepër dashurie, siç e quan ai, pasi ka gjurmuar për shtatë vite rresht persona që i kishte fotografuar gjatë nisjes së karrierës.

20:38
Fiks Fare/ Kryetari i Bashkisë Lezhë “lë” pa pronë qytetarët

Ish-kryetari i Komunës Rrilë në Lezhë, Fran Frroku, ka regjistruar pronat e tij mbi pronat e komshinjve. Fizikisht nuk e ka zotëruar asnjëherë, por, sipas tij, në hipotekë figuronte shtet, ndaj ai e kompensoi veten aty.

20:32
Vdekja tragjike e 16-vjeçares. Historia mes dy të rinjve dhe hetimi i djalit për përndjekje

Historia përsëritet. Mentaliteti dhe presioni psikologjik i marrin jetën 16-vjeçares, Adela Cacit.

20:25
Si do të jenë ndërtesat e së ardhmes, arkitektët shpalosin idetë në konkurs

Revista e arkitekturës dhe dizenjimit, eVolo, ka organizuar një konkurs për se si do të jenë qytetet e së ardhmes.

19:51
Në shtëpinë e korrierit të hashashit. Të rinjtë e varfër që përdoren për transportin e drogës

Top Channel vizitoi shtëpinë e Kujtim Zmajlit, i arrestuar pak muaj më parë si një nga korrierët që është rekrutuar nga trafikantët e drogës për të transportuar kanabis me çanta në krah nga Shqipëria në Greqi.

19:47
Thaçi për Top Channel: Në Berlin as nuk u varros dhe as nuk u lind ideja e korrigjimit të kufijve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Presidentëve të Rajonit që mbahet nesër, ku në fokus do të jetë dialogu Kosovë-Serbi.

19:18
Opozita e re voton bashkë me PS. Plotësohen vendet drejtuese në komisionet kuvendore

Opozitarët ne kuvend bashkuan votat me mazhorancën, në votimin e disa projektligjeve të rendit të ditës.

19:14
Rusi, në avion u vranë 41 persona. Do shpëtonin më shumë, por disa pasagjerë morën valixhet

41 persona vdiqën nga incidenti i avionit të linjës ajrore ruse Aeroflot pas uljes së emergjencës në aeroportin Sheremetevo të Moskës.

19:13
Protesta kundër vizitës së Vuçiçit, përplasje mes qytetarëve e policisë (Foto)

Është tensionuar situata në protestën kundër ardhjes së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Tiranë.

18:59
Përcaktohet finalja e Kupës së Shqipërisë

Tirana-Kukësi do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë.

18:50
Arrestohet gruaja e Mozzik, Loredana! Akuzohet për mashtrim ndaj një çifti Zvicerian

E përditshmja zvicerane “20 minutes” ka bërë me dije ditën e djeshme se është arrestuar rap-artistja e njohur, Loredana.

18:15
Korçë/ 3 premtimet e Bashës për Bujqësinë

Subvencion, infrastrukturë dhe ndalim të konkurrencës së pandershme janë tre shtyllat e mbështetjes për fermerët, deklaroi nga Korça kreu i PD, Lulzim Basha.

18:12
Për të gjithë të apasionuarit pas fotografisë. 30 fotot e përzgjedhura për vitin 2019!

Çdo vit National Goegraphic hap dyert për fotografët e talentuar nga e gjithë bota. Të ndara në tre kategori: natyra, qytetet dhe njerëzit, këto imazhe “tregojnë historinë e një vendi, na njeh me natyrën dhe ndan vizione të njerëzve nëpër botë.”

18:06
“Thaçi-Vuçiç-Rama, diskutime për shkëmbim të territoreve”. Rama i përgjigjet Haradinajt: Gënjeshtër marramendëse

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të kryeminsitrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se ekziston një dyshim i bazuar që Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç kanë biseduar për shkëmbim të territoreve se bashku.

17:47
Çelja e negociatave, Mogherini i bën apel opozitës: Partitë politike të mos i kthejnë shpinën rolit të tyre!

Federica Mogherinin, përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme në BE, i bëri thirrje opozitës që të mos I kthejë shpinën rolit të saj dhe shtoi se “qytetarët nuk duhen privuar nga zgjedhja e tyre për zgjedhjet e ardhshme vendore”.

17:38
Rama: Kemi bërë detyrat. Presim nga BE-ja hapjen e negociatave

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Federica Mogherinin, përfaqësuesen e lartë për politikë të Jashtme në BE, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Tiranë, deklaroi se “nga Komisioni Europian presim që të na thonë që i kemi kryer të gjitha detyrat e shtëpisë dhe të çelen negociatat”.

17:25
“Kaubojsi” Ndocaj: Salvini më mbështet për Lezhën!

Eduart Ndocaj është regjistruar në KQZ si kandidat për kryetar bashkie i Lezhës në zgjedhjet e 30 qershorit dhe sipas “kaubojsit”, ai ka siguruar mbështetje të fuqishme për garën elektorale.

17:22
Tenton ta hajë të gjallë! Oktapodi sulmon vajzën (Video)

Vajza e njohur si “Seaside Girl Little Seven”, poston rregullisht klipe të sajat duke shijuar ushqime të detit, por këtë herë me shpresën për të fituar më tepër popullaritet, provon diçka ndryshe.

17:09
Leo Messi, fytyra e dramës së Barcelonës në “Anfield” (Foto)

Fotot e Leo Messit në fund të ndeshjes Liverpool-Barcelona tregojnë se si ndihen sot të gjithë tifozët e Barçës.

17:01
Top Talk/ Ish-ambasadori Nesho: Kosova është një çështje që duhet dhe do ta zgjidhë Europa

Në emisionin Top Talk, ish-Ambasadori i Shqipërisë në OKB Agim Nesho ka folur në lidhje me të ardhmen e Kosovës dhe qëndrimet e  vendeve anëtare të BE. Sipas zotit Nesho, Europa është shumë e qartë në qëllimin e saj.  

16:59
Greqia ul taksat; Tsipras: Erdhi koha që të shpërblehemi për sakrificën

Pas rreth 12 vitesh politikash te rrepta kursimi, reduktime pagash e pensionesh, qeveria greke ka njoftuar një paketë me masa që do të kenë karakter të përhershëm dhe që do të lehtësojnë ekonomikisht një pjesë të madhe të popullsisë.

16:53
Kanceri Ovarian. Një sëmundje vdekjeprurëse për femrat

Shumë femra rrezikohen më jetën e tyre nga kanceri ovarian, për shkak se diagnostifikohen me vonesë.
Një ndër pesë paciente iu është gjendur kjo sëmundje në fazë të avancuar. Kjo do të thotë se shumë prej femrave vendosin të vizitohen tek një specialist kur sëmundja ka dalë jashtë kontrollit.

16:45
Parajsa e zonjave – Episodi 18

Vitorioja do të propozojë Terezën, por ndoshta është tepër vonë. Pietroja është lodhur nga lidhja e tij me Andreinën. Do të jetë Vitorioja i gatshëm t’ia lërë rrugën e lirës Pietros për të fituar Terezën?

16:44
Heroi i heshtur i Liverpool: djali që kap topat! (Foto)

Në Angli besojnë se djali që i dha topin mbrojtësit Alexander Arnold ishte kyç në golin e katërt që shënoi Liverpool ndaj Barcelonës dje në mbrëmje.

16:35
Basha nga Korça: Edi Rama, një njeri i mbaruar politikisht

“Edi Rama është një njeri i mbaruar politikisht”, kështu deklaroi nga Korça kreu i PD, Lulzim Basha, në një prononcim për gazetarët në Korçë.

16:32
Klevis Balliu, nesër në gjykatë për masën e sigurisë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu pritet të dalë të enjten në gjykatë për masën e sigurisë.

16:27
Basha: S’ka burg që e tremb Klevis Balliun!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli nga Korça për arrestimin e ish-deputetit të partisë që ai drejton, Klevis Balliu. Kreu i PD-së mendon se Balliu është arrestuar me urdhër politik.

16:20
Top Talk/ Nesho: Ballkani mund të penalizohet nga huat e qeverisë kineze

Ish-Ambasadori i Shqipërisë në OKB,Agim Nesho tha në Top Talk se huat apo ndihmat financiare kineze në Ballkan nuk lidhen me zhvillimet ekonomike dhe se mund të sjellin penalizime të rënda për rajonin.

16:02
Basha: Drejt zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare. Më 30 qershor s’ka zgjedhje

Katër ditë nga protesta kombëtare e 11 majit, për të cilën demokratët thonë se do të jetë vendimtare, Lulzim Basha paralajmëroi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.

15:53
Në Shqipëri, 600 Talasemikë duhet të bëjnë transfuzion gjaku dy herë në muaj

Ndonëse analiza e gjakut që tregon që tregon se nëna është mbartëse e talasemisë është në protokollin e nënave shtatzënë apo atyre që duan të sjellin në jetë një fëmijë sërish në vitin 2019 kemi lindje fëmijësh me këtë problem shëndetësor.

15:43
Shiu dëmtoi qershitë/ Fermerët e Elbasanit shpresonin të fitonin më shumë këto ditë

Fshati Bathës i Elbasanit jeton kryesisht me kultivimin e qershisë. Në këtë fshat ka rreth 60 hektarë tokë të mbjella me qershi. Sidomos qershia e hershme, ajo që piqet në këtë kohë e ka tregun të siguruar dhe një çmim të kënaqshëm. Po moti i keq dëmtoi qershitë.

15:43
Sistemi VAR dhe në Shqipëri/ Bëhet aplikimi. Do nisë edhe trajnimi i arbitrave

Sistemi i gjykimit gjithnjë e më tepër po merr interesin e të rinjve meshkuj e femra në Shqipëri. Akademia e Arbtirimit e cila filloi aktivitetin dhe trajnimin e arbitrave të rinj të futbollit dy vite më parë, ka nisur sërish në këtë sezon të saj të dytë, me të njëjtin vrrull interesimi sipas shefit të sektorit të gjykimit në FSHF, Sokol Jareci.

15:33
Tregtimi i pesticideve/ Farmacistët, jo gjithmonë zbatojnë ligjet

Sipas ligjit të tregtimit të imputeve bujqësore, fostoksina vdekjeprurëse, e medikamentete e tjera që janë tepër toksike u shiten vetëm personave të trajnuar, kjo për të mbrojtur konsumatorin dhe fermerin. Por një gjë e tillë në vendin tonë nuk respektohet.

15:31
Zbulimi i New York Times/ Bizneset e Trump, 1.2 MLD humbje

Mes viteve 1985 dhe 1994 aktivitetet e drejtuara nga Donald Trump kanë shënuar një humbje prej rreth 1.2 miliardë dollarësh. Kjo rezulton nga deklaratat fiskale të prezantuara në këto vite dhe të siguruara nga NYT.

15:29
Ndryshime në Parlament/ Deputetët e rinj në komisione, e nën/kryetar Kuvendi

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një sërë ndryshime në seancën e zhvilluar këtë të mërkurë që kanë të bëjnë me anëtarët e komisioneve parlamentare, si dhe me postin e nënkryetarit.

15:25
U kontrolluan 463 zyrtarë/ Sulaj: U deklasifikuan 33 mijë faqe të dokumenteve të sigurimit

Gentjana Sulaj, kreu Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, i tha Kuvendit se deri me tani janë deklasifikuar 33.000 faqe dokumente.

15:22
Refuzoi betimin si deputet/ Indrit Hoxha nga lista e PD kishte dërguar në KQZ dokumentin e pranimit

Për herë të parë në parlamentin shqiptar është ulur një deputet me papion. Ai është Kujtim Gjuzi, i cili ishte kujdesur që veshjen ta kishte kuq e zi për debutimin e parë si ligjvënës.

15:19
OSHEE me sytë nga qielli; Mungesa e reshjeve detyron kompaninë të blejë energjinë jashtë

Enti Rregullator i Energjisë ka rritur afatin e shlyerjes së kontratave të importit të energjisë nga OSHEE, nga 90 në 180 ditë. Kjo bëhet për të lehtësuar operacionet financiare të kompanisë, e cila ka qenë e detyruar të blejë sasi të mëdha energjie nga jashtë.

15:07
Njohja e patentave nga Gjermania, ambasadorët: Procedura mund kërkojë kohë

Emigrantët shqiptarë në Gjermani, kanë kohë që presin njohjen e lejes së drejtimit të automjeteve, por siç ka mësuar Deutsche Welle ky proces do të zgjasë disa vjet. Për të mësuar më shumë Top Channel ka kontaktuar me korrespondenten e Deutsche Welle-s në Berlin, Anila Shuka.

15:02
Aeroporti, rekord fitimesh/ Deklaron fitim pothuajse gjysmën e xhiros

Në kulmin e përplasjes me qeverinë për treguesit ekonomik të koncesionit, Aeroporti i Rinasit ka vendosur një rekord të ri fitimesh.

14:29
Kuvend, Manja: Brenda qershorit plotësohen vakanca në Kushtetuese

Gjatë debatit për projektligjin e “Shërbimit përmbarimor gjyqësor privat”, Manja bëri një bilanc të reformës në drejtësi, duke nisur nga vendimi i Kuvendit në vitin 2014 për nisjen e kësaj reforme.

14:05
Kur fjala “siguri” s’ka kuptim – FOTO

Secili prej nesh është rritur me tregime pa fund nga të parët tanë për vështirësitë që ata kanë hasur gjatë rritjes sonë.

14:04
S’ka më pritje! Publikohet fotoja e parë e fëmijës së Meghan Markle dhe Princ Harry-t

Më në fund! Princ Harry dhe Meghan Markle sapo i prezantuan botës fëmijën e tyre të parë.

13:51
Ori dhe Isli “shkundin” studion e “Wake up”, kërcimi që po çmend rrjetin (video)

“Një mëngjes i zakonshëm pas emisionit Live”, shkruan Ori Nebiaj në një video që publikuar në Instagram, duke kërcyer me Isli Islamin.

13:42
Pjesë e grupit “Bajri”? Gjykata lë në “arrest shtëpie” dy të rinjtë

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për dy të rinj të cilët u arrestuan disa muaj më parë si pjesë e grupit të rrezikshëm “Bajri” të Shkodrës.

13:31
Restorantet më të çuditshme në botë

Në mëson e restoranteve konkurrenca është e madhe, kështu që disa prej tyre bëjnë hapa gjigante për të bërë ushqimin ideal.

13:29
Horoskopi/ Çfarë nëne jeni në bazë të shenjës zodiakale (Foto)

A doni të dini se çfarë lloj nëne jeni sipas shenjës suaj të zodiakut? Mos hezitoni të kërkoni këshilla te astrologjia.