De Rossi nuk luan më! Ish-mesfushori i Romës do të bëhet trajner

07/01/2020 12:32

Daniele De Rossi vendosi t’i japë lamtumirën futbollit të luajtur pas një eksperience të shkurtër por intensive në kampionatin argjentinas me Boka Juniors.

Ish-mesfushori i Romës dhe përfaqësueses italiane, shpjegoi në një konferencë për shtyp edhe motivet që e çuan në largim, ndërsa falenderoi dhe klubin e fundit, fanellën e të cilit e veshi me krenari.

“Është një ditë e trishtueshme për mua pasi do doja të luaja edhe 10 vjet të tjerë, por ky është vendim përfundimtar. Nuk kam patur probleme fizike apo të një natyre tjetër por dua të afrohem me familjen time. Nuk kam patur asnjë divergjencë te Boka, madje nuk mendoja se do doja një ekip kaq shumë pas Romës. Kam patur fatin të luaj me futbollistë më të mirë në botë

Ish kapiteni i Romës largohet nga Boka pas vetëm 5 muajsh, dhe premton se e ardhmja e tij do të jetë në pankinë.

“Do të vazhdoj të punoj në futboll por nuk e di ende se cfarë roli do të kem në mënyrë specifike. Fati im është i shënuar. Do të bëhem trajner dhe për këtë do të studioj shumë .

Në ditë e fundit është përfolur se Daniele De Rosi do të jetë në hierarkinë drejtuese të Romës, me kalimin e aksioneve te pronarët e rinj.

 

Top Channel