Skuadra e Manchester City-t ka rritur interesimin për qendërmbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Drejtuesit e skuadrës angleze raportohet se janë duke punuar që ta sjellin Skrinarin në Angli, që në afatin kalimtar të janarit.

Kampionët anglez, janë në kërkim të përforcimeve të reja në mbrojtje, pasi që vitin e kaluar kishin probleme shumë të mëdha me të dëmtuarit si Laporte që nuk ishte në gjendje ti ndihmojë fare skuadrës.

Barcelona dhe Real Madridi janë dy skuadrat tjera që janë të interesuara për 24-vjeçarin, i cili është duke kaluar në një formë të lartë tek ekipi i Interit.

Top Channel