Foto ilustruese

Është kapur dhe ndaluar në kryeqytet një person i shpallur në kërkim për trafikim t1% personave të rritur, kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për A. Ç., 33 vjeç, banues në Tiranë. Më datë 06.10.2019, 33-vjeçari së bashku me 3 shtetas të tjerë ka detyruar me dhunë një shtetase që të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali, duke e organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, më 01.11.2019, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel