Trump ndryshon sërish mendje, Presidenti amerikan: Jemi shumë afër një marrëveshjeje me Iranin, anulova bombardimet që kisha planifikuar për sot
Teksa SHBA është në një konflikt të hapur me Iranin, presidenti amerikan Donald Trump gjeti pak kohë për t’u shprehur se është numër njëshi i Facebook-ut.
Sipas tij, diçka e tillë i është thënë edhe nga vetë CEO i Facebook, Mark Zuckerberg. Gjatë një interviste me Rush Limbaugh, presidenti rrëfeu se gjatë një darke me Zuckerberg- un, ky i fundit i kish’ deklaruar se është numri një i platformës në fjalë.
Po kështu, Trump vuri në dukje rëndësinë e rrjeteve sociale në mesazhet e tij. Trump kryeson listën në Facebook për sa i përket shpenzimeve të reklamave politike, duke nxitur akuza se kompania është e ndikuar padrejtësisht nga republikanët.
Top Channel