Bashkëshortët Admir dhe Dhurata Hasani janë me statusin e të verbërit, por prej dy muajsh nuk marrin pagesen e invaliditetit.

E vetmja ndihmë për festat e fundvitit ishin dy pako me ushqime që morën nga njësia administrative Frakull.

Pa asnjë të ardhur tjetër, 46-vjeçari nuk kërkon trajtim të veçantë për vete dhe bashkëshorten, përveçse atë që u ka caktuar shteti. Edhe pse nuk është e mjaftueshme, por më e keqja është se edhe atë pagesë prej 12 mijë lekësh të reja në muaj nuk e marrin në një datë të caktuar.

Dhurata, bashkëshortja e Admirit, gjithashtu e verbër është nga Gjilani i Kosovës. Ajo ka kryer shkollën e mesme për fizioterapi, profesion që e ka ushtruar për 10 vite me radhë në vendin e saj të lindjes, me një page prej 300 euro në muaj. Së bashku me pagesën e invaliditetit, të ardhurat e saj shkonin në 550 euro në muaj. Ajo thotë se jetesa për të verbërit në Shqipëri është shumë më e vështirë se në Kosovë.

Dy bashkëshortët e verbër kanë vetëm disa muaj që kanë krijuar familje.Ata kërkojnë ndihmën e shtetit për të përballuar gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën ndodhen.

Top Channel