Garë nëpër duna… Rally i Dakarit u zhvillua në Arabinë Saudite

07/01/2020 12:39

Spektakli i garave në Relli Dakar u zhvendos në zonat pranë brigjeve saudite të Deti të Kuq, me karvanin e makinave, kamionëve dhe motorëve që u sfiduan mes dhjetëra dunave të rërës.

Kompeticioni më prestigjioz botëror i kësaj natyre dhe një provë force si askund tjetër, impenjoi pilotët në cirkutin arab ku nuk munguan surprizat.

Zhiniel Dë Vijers në timonin e një Tojota Hajluks arriti të fitonte etapën e dytë pasi përshkoi të gjithë trajektoren për 3 orë, 37 minuta e 20 sekonda deri në finishin në qytetin e Neon. Ndërkohë Orlando Terranova, Carlos Sainz dhe Nasser Al-Attiyah me të gjitha gjasat do të diskutojnë mes tyre titullin kampion pasi kanë treguar diferencë në kohë dhe në personalitet me të tjerët. Fernando Alonso pati një problem serioz që i kushtoi dy orë e gjysmë ndalesë për shkak se iu shkëput një gomë rrugës. Praktikisht spanjolli zhduk çdo mundësi për të përfunduar edicionin në podium.

Më kategorinë e motorëve spiKAti Ros Brenç që u imponua në etapën e dytë edhe pse e kishte nisur gjithçka nga vendi i 14.

 

FOTO GALERI
1/8

Top Channel