Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Alnbin Kurti nëpërmjet një statusi në Facebook ka uruar besimtarët ortodoksë për Krishtlindje.

Kurti ka uruar besimtarët duke dëshiruar që gëzimin për festa ta kenë jo vetëm simbolik, por edhe të punojnë bashkë në rrugën e zhvillimit.

Postimi i Kurtit:

I uroj qytetarët e Kosovës të besimit të krishterë ortodoks, që sot festojnë Krishtlindjen. Dëshiroj që kjo festë t’i gjejë të begata sofrat e tyre, t’u sjellë lumturi e gëzim. Mesazhet e mirësisë e bujarisë që simbolizon kjo festë le të na çojnë përpara, drejt një marrëdhënieje më të mirë me fqinjët tanë. Le të hyjmë së bashku në rrugën e punës e të zhvillimit, që edhe gëzimin për festa ta kemi jo vetëm simbolik.

Top Channel