Ka reaguar Autoriteti i Mediave Audiovizive në lidhje me vrasjen e Kastriot Reçit në Mirditë.

Ndërsa shpreh keqardhjen për ngjarjen, AMA thotë se 47-vjecari nuk rezulton të jetë pronar i asnjë televizioni apo subjekti tjetër, pasi në vitin 2018 AMA i ka hequr licensën, por nga ana tjetër mësohet se transmetimet vijojnë ende.

Deklarata e plotë:

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), shpreh keqardhje për humbjen e jetës së shtetasit Kastriot Reçi dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes.

AMA në përgjigje të interesit publik, sqaron se shtetasi Kastriot Reçi nuk rezulton të jetë pronar i asnjë televizioni apo subjekti tjetër.

Kastriot Reçi ka qenë ortak i televizionit “M+”, të cilit i është hequr licenca me vendim Bordi të AMA-s në vitin 2018.

Top Channel