E martë, 30 Korrik 2019
10:43
Policia me “dorë të hekurt”, arreston 23 shoferë dhe vendos 2450 gjoba

23 drejtues mjeti kanë rënë në pranga gjatë javës së fundit pasi janë kapur të dehur në timon, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, apo për veprën penale të “korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

10:30
Liroi Lulzim Cakën, arrestohet drejtori i burgut të Lushnjes

Judmir Shurdhi, drejtor i burgut të Lushnjes është arrestuar në orët e para të mëngjesit nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Në pranga ka rënë edhe Llazar Mino, me detyrë kartelist pranë IEVP Lushnjë. Ata janë arrestuar për shkak se akuzohen se kanë liruar përpara kohe nga qelia të dënuarin Lulzim Caka.

10:23
Pritet të jetë kreu i SPAK, ‘belgu i rreptë’ surprizon në seancën për Dumanin: S’kam asnjë pyetje

Theo Jacobs është vëzhgues i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili në procesin e vetting-ut njihet për pyetjet e forta që u drejton prokurorëve dhe gjyqtarëve shqiptarë. Por në seancën e sotme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ‘belgu i rreptë’ ka surprizuar kur ka deklaruar se nuk kishte asnjë pyetje për prokurorin Altin Dumani.

09:17
SHBA, lidhjet e forta me shqiptarët të kandidatit për drejtor të Inteligjencës Kombëtare

Pas dorëheqjes së Dan Coats, presidenti amerikan Donald Trump ka nominuar kongresmenin teksan, John Ratcliffe, për postin e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare. 53 vjeçari Ratcliffe njihet si besnik i presidentit Trump dhe ky i fundit e ka përshkruar si një ish-prokuror mjaft të respektuar.

08:46
Konstituohet këshilli bashkiak i Rrogozhinës, të pranishëm Spiropali dhe Ahmetaj

Ka nisur mëngjesin e sotëm konstituimi i këshillit bashkiak të Rrogozhinës. Mbledhja ka nisur pa probleme, ndërkohë që të pranishëm përveç kryebashkiakut të ri, Haxhi Memolla, janë edhe Arben Ahmetaj dhe Elisa Spiropali, kjo e fundit drejtuese politike e PS për qarkun e Tiranës.

08:22
Shanset që ofron Shqipëria për të rinjtë, Edi Rama publikon artikullin e medias italiane

Kryeministri Edi Rama ka publikuar artikullin e një media italiane, “Il fatto quotidiano”, që tregon historinë e një vajze që ka braktisur Italinë për të jetuar në Shqipëri te i fejuari.

08:04
Amerika, vendi i milionerëve

Amerika është vendi i miliona milionerëve.

06:34
Nuk ka qetësi tek Real Madrid/ Ja futbollisti tjetër që dëmtohet rëndë

Shtohen problemet me dëmtimet në shtëpinë e Realit të Madridit. Sapo kanë kaluar 20 ditë nga nisja e fazës përgatitore, por numri i lojtarëve të dëmtuar, pjesë e ekipit të parë, ka shkuar 5. Brahim, Mendy, Asensio, Jovic dhe së fundmi Thibaut Courtois.

05:43
Të shtëna me armë për larje hesapesh mes bandave, 3 viktima

Disa të shtëna me armë kanë tronditur Francën gjatë ditës së djeshme. Të shtënat me armë ndodhen në afërsi të stacionit të shërbimeve Ollioules.

05:03
Rikthehen tensionet mes Iranit dhe Perëndimit

Irani dhe vendet perëndimore vazhdojnë përplasjet dhe akuzat ndaj njëra-tjetrës dhe siç duket janë larg gjuhës së përbashkët dhe gjetjes së një marrëveshjeje.

04:21
Përdoruesit duhet ta miratojnë mbledhjen e të dhënave

Faqet e internetit që kanë të integruara butonin “pëlqej” të Facebook-ut nuk duhet të mbledhin automatikisht të dhëna nga vizitorët e tyre. Këtë e vendosi Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Përdoruesit duhet të bien dakord.

03:10
Trazirat në Hong Kong, Kina akuza Perëndimit

Një zyrtar i qeverisë kineze u bëri thirrje njerëzve në Hong Kong të kundërshtojnë dhunën dhe akuzoi disa politikanë perëndimorë se po nxisin trazirat. Komentet u bënë pas një nate të tensionuar protestash në Hong Kong.

02:21
Meghan Markle shpallet redaktore ‘nderi’ e revistës VOGUE

Dukesha e Sussex, Meghan Markle, ka qenë redaktore nderi e numrit të shtatorit të edicionit britanik Vogue dhe është fokusuar tek femrat që thyejnë barrierat.

01:41
Rekord botëror/ Mbillen 350 milion pemë në ditë

Etiopia ka mbjellë më shumë se 350 milion pemë në ditë, thonë zyrtarët, një shifër e cila besohet se është edhe rekord botëror.

00:54
Tërmeti lëkund sërish Greqinë

Greqia është lëkundur sërisht nga tërmeti. Kësaj radhe lëkundjet ishin në Selanik.

E hënë, 29 Korrik 2019
23:57
Foto/ La sportin për modën, njihuni me serben që ka ‘pushtuar’ rrjetin

Quhet Sara Damjanovic dhe është nga Serbia. Ajo e filloi karrrierën si sportiste pasi ushtronte Takuendo. Jeta e Damjanovic do merrte një rrjedhë tjetër shumë shpejt dhe kjo falë mediave sociale.

22:57
Kur kap të papërsëritshmen në foto!

Sipas një studimi të bërë në fillim të vitit 2018, pothuajse 40% e njerëzve midis 18 dhe 29 vjeç thonë se ata kënaqen me fotografimin.

22:50
Konferencë njëri pas tjetrit/ Çfarë do thonë nesër Rama dhe Meta?

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të dalë nesër në një konferencë shtypi në orën 12:00.

22:34
Sherr mes bandave në burg, 52 të vdekur në Brazil

Të paktën 52 njerëz janë vrarë në një sherr në një burg në Brazil.

22:16
11 rastet kur meshkujt dinë më shumë seç duhet për femrat

Burrat dhe gratë janë padyshim “nga planetë të ndryshëm”.

21:57
Kundërshtar i Putin, dyshime se Navalny është helmuar

Një mjeke ruse mendon se kreu i opozitës në vend, Alexei Navalny, i cili një ditë më parë u dërgua me urgjencë në spital, nga burgu, për shkak të një reaksioni të fortë alergjik, në fakt, mund të jetë helmuar.

21:41
Nuk janë photoshop, 20 fenomenet natyrore që do iu lënë pa fjalë

Fenomenet natyrore janë të gjitha rreth nesh, nëse ju vetëm e dini ku të shikoni.

21:24
Teatri Kombëtar/ Soreca sqaron: Deklarata ime u paraqit jashtë kontekstit

Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca i është dashur të sqarohet me një tjetër deklaratë, pas reagimeve të shumta për deklaratat e bëra sot për Teatrin Kombëtar.

21:02
Koment: Kremlini ka frikë nga populli

Elita në pushtet në Moskë reagon gjithnjë e më me nervozizëm ndaj protestave të popullit. Përkundrazi, opozita po e humbet frikën.

20:45
“Dora Eksploruesja” – Premiera e filmit në Los Angeles

Dora Eksploruesja” kaloi nga televizioni në ekranin e madh, falë filmit “Dora dhe qyteti i humbur i artë”, që pati premierën në Los Angeles. Aktorët kryesore Isabela Moner, Eva Longoria dhe Michael Pena zbritën në tapetin e kuq, me një mesazh.

20:29
Tërmet apokaliptik në Ballkan? Meta letër institucioneve

Në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama, zëvendës kryeministrit Erion Braçe dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Presidenti i Republikës Ilir Meta paralajmëron se një tërmet apokaliptik do të godasë Ballkanin.

20:24
Motrat Hadid shkaktojnë “tërmet”

Dy super modelet e momentit janë në Mykonos, Greqi, duke festuar ditëlindjen e 34 të Alana Hadid, motra e tyre më e madhe.

20:12
Konstituimi i bashkisë Kavajë, PD thirrje për protestë

Nën moton “Bashkia është e qytetarëve, asnjë hap pas!” , dega e PD-së në Kavajë u ka bërë thirrje qytetarëve dhe simpatizantëve të saj të bashkohen nesër për të mos lejuar konstituimin e bashkisë së Kavajës të dalë nga votimet e 30 qershorit.

20:00
Panairi i librit në Ulqin/ Ekspozojnë 50 shtëpi botuese nga Ballkani

Jemi në Ulqin, e ndërsa shëtitorja është plot me njerëz, plazhi duket më i qetë. Nuk janë vetëm vizitorë të zakonshëm, por edhe dashamirës të letërsisë, sepse ne jemi në Panairin e Librit që çdo vit mbahet këtu në Ulqin. Ne do të mësojmë cilat janë disa nga titujt më interesantë, ç’bëhet me letërsinë në Ballkan, le të eksplorojmë së bashku këtë hapësirë të panairit.

19:48
Protestuesi i vetmuar/ Goditi me molotov kryeministrinë mesnatën e së shtunës

Ky është Nazmi Caka i cili dy vjet më parë hyri në bankë, por nuk vodhi asgjë. Në kohën kur u arrestua ai ishte 21 vjeç dhe e habiti policinë me përgjigjen që ju dha, hyra për të vjedhur se isha i paushqyer, por pastaj u pendova.

19:41
Policia në aksion për faturat/ Jepen rezultatet e kontrolleve në 801 subjekte

Lufta kundër informalitetit prej disa ditësh është rikthyer përsëri në fokusin e qeverisë, pas aksionit që u shtri në të gjithë vendin në 2015-ën. Edhe këtë herë, informaliteti po luftohet në të 12 qarqet, ku vëmendja është përqendruar tek turizmi, ndërtimi, hidrokarburet, mallrat e akzusës si dhe krimet mjedisore.

19:30
Pushime on Top/ Aurela Gace, tregon për mëmësinë dhe bashkëshortin

Këngëtarja Aurela Gaçe e ftuar në emisionin “ Pushime On Top” me Ori Nebijajn rrëfeu gjatë për “sekretet” e jetës si bashkëshorte dhe si nënë.

19:21
Spektakli i balonave në Angli (Foto)

Dhjetëra balona janë ngritur në qiell të hapur mbi Bristol, ndërsa po kryejnë përgatitjet përfundimtare për, Festivali Ndërkombëtar i Balonave, në qytet.

19:01
Konstituohet bashkia e Pukës/ Bën betimin kryebashkiaku për mandatin e ri

Sot është konstituuar dhe këshilli bashkiak i Pukës.

18:41
Edhe pse 50 vjeç, Jackman në formën e tij më të mirë – Foto

Aktori australian, Hugh Jackman, i njohur prej filmat e X-Men po ashtu edhe Kate & Leopold, ka treguar fizikun e tij të mrekullueshëm, edhe pse në moshën 50 vjeçare duket në formën e tij më të mirë.

18:26
Fotot/ Njerëzit tregojnë çudirat që kanë parë në gjithë botën

Dallimet kulturore priten kur vizitojmë vendet e tjera, por këto fotografi provojnë se disa ngjarje janë përtej të çuditshmes – madje edhe tek banorët vendas.

18:24
Kalendari i Serie A; Juventus-Parma ndër sfidat e javës parë

Kampionati italian i futbollit fillon të marrë formë. Tashmë është përcaktuar kalendari i sezonit të ri 2019/2020 dhe java e parë ka përcaktuar çifte interesante siç është sfida mes Fiorentinës dhe Napolit, ndërkohë që Juventusi do të nisë mbrojtjen e titullit me sfidën ndaj Parmës.

18:05
E vërteta që qëndron pas bananeve!

Një prej frutave më të shijshme dhe le të themi gjithashtu më të lira, bananet janë ushqimi më popull që ju mund të konsumoni.

17:54
“Rusia do dërgojë armë të tjera”/ Vuçiç: Nuk kemi plane për pushtim

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh gjatë ceremonisë së pranimit të dhjetë automjeteve të blinduara nga Rusia, se deri në fund të vitit, shteti rus do të dërgojë edhe armë të tjera në Serbi, të cilat tashmë janë blerë ose janë dhënë në formë donacionesh.

17:30
E shtyjnë në shinat e trenat, humb jetën fëmija 8 vjeç

Një djalë tetëvjeçar është vrarë nga një tren pasi një “i huaj i veshur me të zeza” e shtyu atë dhe nënën e tij nga një platformë në Gjermani.

17:16
Beteja për titullin e F1/ Hamilton dhe Mercedes në avantazh

Për 4 ditë me radhë një grup xhirimi i Netfliks, ndoqi kampionët e botës në Formula 1 për të mbledhur material për episodin e ardhshëm të dokumentarëve por zhvillimet e fundit furnizuan platformën me pagesë, me aq material sa për një sezon të tërë.

17:14
Fotogaleri/ Bukuritë përrallore të Britanisë

Një galeri impresionuese, e cila tregon bukuritë përrallore të fotografuara në vende të ndryshme të Britanisë.

17:02
Aksident në Sukth, përplasen disa makina (foto)

Një aksident raportohet se ka ndodhur në afërsi të Sukthit.

16:50
Ballkani, larg syrit britanik/ Analiza: Kryeministri i ri pak i interesuar

Kur liderët e 16 shteteve u mblodhën në Londër korrikun e vitit të kaluar për Samitin e Ballkanit perëndimor, takimi i pestë i këtij lloji në kuadrin e të ashtëquajturit procesi Berlinit, i lëshuan pe Britanisë për vendin e mbajtjes së eventit duke qenë se donin të tregonin se ajo po largohej nga blloku europian, por jo nga Europa.

16:31
Liverpool apo Man. City? Në diskutim trofeu i parë sezonal

Pas betejës elektrizuese deri në javën e fundit për titullin kampion në futbollin anglez, Liverpul dhe Mançester Siti do ta rinisin aty ku e lanë, por me ndryshimin e vetëm se mes tyre do të dorëzohet menjëherë një trofe.

16:16
Aksident në Lezhë-Shëngjin, një i plagosur rëndë (foto+video)

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin.

16:01
Adoleshenti amerikan fiton 3 mln USD në “Fortnite”

Një adoleshent amerikan ka fituar një çmim rekord, prej 3 milionë dollarësh duke u bërë kampion botëror në lojën kompjuterike Fortnite.

15:34
“Za Fest” në Theth. Edicioni i tretë i festivalit, muzikë dhe mjedis

Za Fest nisi para tre vitesh, me idenë fillestare të Vlashent Satës për të bërë bashkë disa artistë për të pastruar mbeturinat në Theth dhe gjatë atyre ditëve të zhvillohej festivali me këngë e rrëfenja të asaj zone.

15:28
Izraeli, sistem të ri raketash/ Testimi me SHBA, arritje për sigurinë e Izraelit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë testuar me sukses një sistem të ri mbrojtës nga raketat, në Alaskë.

15:27
Zjarr në Roskovec, rrezikohen shtëpi dhe sera rreth “Kënetës së zezë”

Mesditën e sotme flakët e zjarrit kanë përfshirë vendin e quajtur “Këneta e Zezë” e cila ndodhet në fashatin Strum te bashkisë Roskovec në qarkun e Fierit.

15:19
Lotarinë Amerikane e fituan 3603 shqiptarë/ Shqipëria e treta pas Rusisë dhe Kongos

Departamenti i Shtetit Amerikan ka publikuar së fundmi të dhënat mbi Lotarinë Amerikane. Pothuajse 84 mijë aplikantë janë përzgjedhur rastësisht nga sistemi, mes rreth 15 milionë regjistrimeve për programin “DV 2020”.

15:12
Moti i keq, edhe dy ditë/ Policia apel pushuesve: Kujdes nga dallgët në det

Prej së dielës i nxehti afrikan i ka lënë vendin stuhive. Reshjet e shiut që u përplasën në Shqipëri më herët shkaktuan stuhi në Itali por edhe viktima.

14:51
Faturat do jenë vetëm on-line/ Biznesi do raportojë xhiron direkt për çdo shitje

Ministria e Financave ka përgatitur një projektligj, I cili forcon mbikëqyrjen tatimore te biznesit. Drafti, i cili është hedhur për konsultim publik parashikon implementimin e një softwari të ri në kasat e bizneseve, i cili transmeton në kohë reale çdo shitje në serverin e tatimeve.

14:31
“Çfarë i ke këto? Nga ky moment je i arrestuar”, shoferi korrupsion për të shmangur testin e alkoolit

Një 40 vjeçar me iniciale A.B., është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore.

14:18
Pushime “përvëluese” për Demi Rose! – FOTO

Demi Rose po kalon disa pushime romantike së bashku me të dashurin e saj, Dj Chris Martinez, në Mykonos, Greqi.

13:55
Megan nxjerr në pah asetet e saj! – Foto

Megan Barton Hanson ka nxjerr në pah asetet e saj, e veshur me bikini, gjatë një pushimi nga xhirimet e filmit, në Greqi.

13:30
Ministrja Denaj: Apel bizneseve të regjistrohen dhe të hapin llogari bankare

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, ka vijuar inspektimet si pjesë e zbatimit të Planit Operacional, në luftë kundër informalitetit.

12:53
Përfundon Turi i Francës/ Kolumbiani Bernal bën historinë

Egan Bernal i merr fronin e kampionit të Turit të Francës britanikut Geraint Thomas.

12:50
Aksioni kundër informalitetit, drejtori i Policisë: 5 të arrestuar dhe 30 të proceduar

Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, Lutfi Minxhozi ka bërë një pasqyrë të rezultateve të aksionit për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore, në vijim të punës së përditshme.

12:44
Dressel, rekord medaljesh në not

Noti amerikan ka gjetur Micheal Phelpsin e ri. Bëhet fjalë për Caeleb Dressel, i cili ka garuar përkrah legjendës së kësaj disipline sportive në stafetën 4×100 stil i lirë në Lojërat Olimpike të Rio De Janeiros në vitin 2016.

12:42
Teatri Kombëtar, Veliaj: Jo peng i nostalgjive për gjyqet e komunizmit dhe për dënimet me varje që jepeshin aty

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka konfirmuar edhe njëherë tjetër planin për një Teatër të ri Kombëtar. Nga konferenca ku u prezantuan punimet e disa studenteve të Harvardit me fokus shtimin e hapësirave për fëmijët, Veliaj theksoi se qyteti nuk mund të mbetet pas për shkak të nostalgjive të dikurshme.

12:39
“Mik Festival” mbyllet me serenata

Serenatat, këngët që e kthyen Korçën në qytetin e ëmbël të dashurisë kanë mbyllur natën e 5-të të Mik Festival. Në pazarin e vjetër të Korçës grupet karakteristike të serenatave, por edhe këngëtare të rinj sollën repertorin e pasur të këngëve karakteristike korçare.

12:36
Meghan Markle, redaktore ‘nderi’ e VOGUE

Dukesha e Sussex, Meghan Markle, ka qenë redaktore nderi e numrit të shtatorit të edicionit britanik Vogue dhe është fokusuar tek femrat që thyejnë barrierat.

12:31
Bibla e gdhendur në shkëmb; 20 vite për ta përfunduar

Artisti polak Mario ka kaluar më shumë se dy dekada duke gdhendur në brendinë e shtatë kishave në shpella në manastirin Shën Simonit dhe kompleksin mbi kodrinat Mokkatam në Kajro, me mbishkrime të frymëzuara nga histori biblike.

12:25
Këngëtarja bullgare, “Guinness” për zërin më të lartë

Smilyana Zaharieva e dinte se kishte një dhunti që kur pa audiencën e saj të dridhej apo qante gjatë performancave.

12:24
Pas të nxehtit, Europa përfshihet nga stuhitë

Vala intensive e të nxehtit që javën e shkuar mbërtheu Evropën, u shndërrua në stuhi, shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta në fundjavë.

12:20
230 litra naftë u dogjën në det, Drejtoria Detare: Masa të rrepta për certifikimin e anijeve

Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës ka reaguar për djegien e anijes turistike në Karaburun të Vlorës. Në reagim thuhet se 230 litra naftë që ndodheshin në anijen e shkatërruar nga flakët, përfunduan në det të djegura.

12:16
Arratisje nga diktatura/ Historia e familjes pogradecare që kaloi Ohrin me varkë

“Nuk po tradhtoj atdheun, por sistemin!”, këtë fjali Feridon Fezollari, nga Pogradeci e shkroi në murin e shtëpisë një natë para se të braktiste sistemin komunist, por jo Shqipërinë.

12:10
Fshatrat pa urë/ Shembja e Urës së Hoshtevës i izolon në dimër

Në Hoshtevë të Zagorisë 2 vjet pas shkatërrimit të urës 200 vjeçare të Ali Pashës banorët flasin për vështirësi të shumta.

12:10
Plazh në Velipojë? Problemet e vijës bregdetare më të gjatë në veri

Një nga plazhet me të mëdha në vend, ai i Velipojës është një ndër më të frekuentuarit gjatë këtyre ditëve. Por sezoni nuk po kalon pa probleme, ndër të cilat hapësirat publike te zaptuara nga privat dhe mungesa e infrastrukturës.

12:09
Haradinaj shkon në Kushtetuese/ Kërkon interpretim të dorëheqjes

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretimin e aktit të dorëheqjes.

11:58
Digjet për të dytën herë lokali i denoncuesit të skandalit të tokave te Rana e Hedhun

Është djegur mëngjesin e së dielës një lokal në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Lokali mësohet se është në pronësi të shtetasit Pjetër Prela dhe zjarri dyshohet se është i qëllimshëm.

11:48
Soreca për Teatrin Kombëtar: Qeveria të jetë transparente

Përfaqësuesi i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka folur për çështjen e Teatrit Kombëtar, që është kthyer sërish në temën kryesore të ditës dhe më të diskutuarën. Soreca e ka konsideruar çështjen e teatrit si shumë të rëndësishme dhe ku janë përfshirë shumë ndjesi dhe interesa.

11:45
Rama i vendosur për teatrin e ri dhe citon Bashën: “Ekzistuesi është një gërmadhë”

Ndërkohë që aktorë dhe qytetarë të mbështetur nga Partia Demokratike vazhdojnë rezistencën brenda Teatrit Kombëtar për të mos lejuar shembjen e godinës, kryeministri Rama vijon të sjellë argumente të artistëve që janë shprehur publikisht pro shembjes së TK.

11:31
Erjon Braçe kundër FSHF për emrin e stadiumit: Kanë qëllim vetëm paratë

Zv/kryeministri Erjon Braçe ka reaguar sërish kundër Federatës Shqiptare të Futbollit, pas vendimit të kësaj të fundit për të nxjerrë në shitje emrin e stadiumit në Tiranë. I quajtur më parë “Qemal Stafa”, Braçe thotë se vendimi për të nxjerrë në shitje emrin e stadiumit tregon se në FSHF kanë vetëm një qëllim: paratë.

10:55
Bashkia e re në Fier/ Konstituohet Këshilli, Subashi betohet për herë të dytë

Pas Devollit konstituohet i dyti këshill bashkiak ai i Fierit me 51 këshilltarë. 48 prej tyre janë nga PS, 2 nga Demokracia Sociale dhe 1 këshilltar nga Partia Social Demokrate. Ky këshill do të drejtohet nga Vangjel Ndreko. Ndryshe nga 4 vite më parë Këshilli i ri i bashkisë Fier ka 10 anëtarë më shumë.

10:54
Vitrina e Librit/ Hipi – Një brez që sfidonte establishmentin politik përmes muzikës

Nga PAOLO COELHO

10:52
Vitrina e Librit/ Në Cetinjën e Krajl Nikollës – Një dashuri që nuk mbaron

NGA MONIKA STAFA

10:46
Vitrina e Librit/ Flokëboret e Zeza

Një libër me poezi nga Paul Celan— Përkthyesi: Agron Tufa

10:45
Vitrina e Librit/ Pasioni për Thethin

Autori: Robert Elsie, Gerda Mulder, Herman Zonderland

10:44
Negociatat, Greqia: Nuk do bllokojmë Shqipërinë, por kushte do të vendosim

Greqia nuk do të bllokojë ambicien e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Kështu është shprehur një burim i afërt me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, për gazetën ‘Kathimerini’.

10:41
Vitrina e Librit/ Një gjarpër i viteve gjashtëdhjetë

Autor Ervin Hatibi

10:27
Shkeljet rrugore në Durrës, 6 të arrestuar dhe 967 gjoba në tre ditë

Gjashtë persona janë arrestuar në Policia e Durrësit për shkak se drejtonin automjetet nën efektin e pijeve alkoolike dhe pa leje drejtimi. Nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor, janë shtuar kontrollet në kuadër të respektimit të rregullave, orientimit, këshillimit dhe ndëshkimit të personave që drejtojnë automjetet nën efektin e pijeve alkoolike dhe pa leje drejtimi.

10:12
Basha reagon për Devollin: Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon qeverisjen lokale

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar për situatën e krijuar në bashkinë e Devollit, ku kryebashkiaku i ri i PS, Eduard Duro ka hyrë në zyrë pavarësisht kundërshtimit të Partisë Demokratike dhe ish-kryebashkiakut Bledion Nallbatin.

09:26
Çfarë thotë Policia Kufitare për zjarrin në anije: 5 personave iu rrezikua jeta

Policia Kufitare ka reaguar për zjarrin që përfshiu një anije turistike në Karaburun, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

09:21
Sot shorti për sezonin e ri; Ja datat, oraret dhe kriteret që duhen ndjekur

Kampionati pritet të fillojë vetëm fundjavën e 24 dhe 25 gushtit, por sezoni i ri i Serisë A do të marrë udhë mbrëmjen e sotme, duke filluar nga ora 19:00, kur në ambientet e Federatës Italiane të Futbollit do të hidhet shorti për kalendarin e 2019-2020-ës.

09:18
Hipokrati mbylli sezonin e parë, në shtator surpriza të reja

Pas 46 puntatash – javë në transmetim, emisioni Hipokrati mbyll me sukses sezonin e tij të parë. Një emision i hyrë në tregun televiziv si një risi për publikun shqiptar në trajtimin e plotë të temave të larmishme mjekësore. Dhjetëra mjekë të ftuar ne studio dhe prezentë në terren, dhanë kontributin e tyre për të informuar në mënyrë profesionale teleshikuesit lidhur me parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve. Mjekë të huaj dhe ata elitarë të mjekësisë shqiptare nuk kursyen kontributin e tyre në këtë sezon të parë për të sjellë diçka ndryshe në trajtimin e problematikave shëndetësore.

09:10
Dorëhiqet drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Trump emëron pasuesin

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare në SHBA, Dan Coats, është bërë figura më e fundit e profilit të lartë që largohet nga administrata Trump. Në një postim në Twitter, vetë Trump tha se Coats do të dorëhiqej në mes të gushtit dhe se ai do të nominonte kongresmenin teksan John Ratclif si zëvendësues të tij. Trump tha se Ratcliff do të udhëhiqte dhe frymëzonte madhështinë e vendit që donte.

08:48
Sulm me armë në Kaliforni, humbin jetën 3 persona në një panair ushqimi

Tre persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë lënduar pasi një person i armatosur hapi zjarr në një festival ushqimi në Kaliforni. Autori u qëllua për vdekje nga policia pak pasi kish filluar të shtënat, edhe pse zyrtarët po hetojnë raportet se një i dyshuar i dytë mund të jetë në arrati.

08:24
Opozita protestë në Devoll kundër kryebashkiakut të ri. Nallbati: Bashkia është uzurpuar

Opozita po proteston përpara bashkisë së Devollit, kundër kryebashkiakut të ri, Eduard Duro. Top Channel mëson se Duro ndodhet në zyrë që prej orës 06:30, ndërkohë që administrata e bashkisë ndodhet jashtë në protestë, së bashku me Bledion Nallbatin, ish-kryebashkiak.

08:06
Video/ Flakët përfshijnë anijen turistike në Karaburun

Anija turistike ‘Aqua Marine’ është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, pranë brigjeve të Karaburunit në jug të vendit. Top Channel ka siguruar fotot dhe videot e anijes në flakë, një ngjarje e rëndë nga e cila fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

E diel, 28 Korrik 2019
22:47
Nën hetime dy amerikanë për vrasjen e karabinierit italian

Autoritetet italiane kanë identifikuar dy adoleshentë amerikanë si personat e dyshuar për vrasjen e një oficeri të forcave speciale në Romë.

22:03
Rrëshqitje masive dheu, 36 viktima përfshirë dhe fëmijë

Të paktën 36 persona deri tani njoftohet se kanë vdekur nga një rrëshqitje e tokës që goditi një fshat në jug të Kinës. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën.

21:33
Yjet e futbollit, para dhe pas operacioneve plastike

Çdo ditë e më shumë, operacionet plastike po gjejnë një përhapje të gjerë, të paktën te personazhet e famshëm, por jo vetëm.

21:20
U quajt investimi më i madh në qytet, shembet rruga pas 3 vitesh

Investimi më i madh në qytetin e Beratit,që përfundoi 3-vjet më parë,ka pësuar sot një dëmtim të madh në segmentin Polici-Stadiumi Tomorri. Rruga është çarë dhe është shembur në njërin krah,gjatë qarkullimit të automjeteve në rrugë.

21:01
Vendos shkenca: 10 meshkujt më seksi në botë – FOTO

Koncepti i bukurisë është relativ, por ekziston një formulë që prej kohës së Greqisë së Lashtë që çon në një verdikt pothuaj ideal. Këtë e zbulon Dr Julian De Silva, një kirurg i famshëm që punon në Londër, i specializuar për ndërhyrjet kirurgjikale në fytyrë.

20:50
Busti i papërfunduar i heroit/ 7 vite në pritje të fondeve për bustin e Elmaz Boce

Busti i firmëtarit gjirokastrit të pavarësisë, patriotit Elmaz Boce, është ende i papërfunduar 7 vjet pas nisjes së tij.

20:37
Basha nga Mati: PD, alternativa e vetme për të qeverisur vendin në interes të qytetarëve, jo oligarkëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vazhdon turin e takimeve në të gjithë Shqipërinë ku sot ishte në Mat.

20:17
Kampionati i Fortnite/ Adoleshenti fiton 1.25 mln dollarë nga loja

“E shikon që nuk i kam harxhuar kot 8 orë në ditë”? Me këto fjalë i është drejtuar të ëmës adoleshenti britanik Jaden Ashman, fitues i 1,25 milionë dollarëve pasi doli i dyti në finalen e kampionatit botëror të videolojës Fortnite për çifte lojtarësh.

20:01
Spektakël në MikFest/ Interpretime nga Inva Mula, Genc Tukici dhe Dëshira Ahmeti

Sopranoja me famë botërore Inva Mula dhe miqtë e saj artistë kanë interpretuar në natën e 4 të Mik Festival duke sjellë një performancë të papërsëritshme dhe plot emocione.